Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITHI nr.202 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.202 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. të ketë thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t’ju bëjë dot asgjë!” (el-Maidetu, 105), dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zullumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalur e pengu-ar) ekziston rreziku që t’i dënojë All-llahu përgjithësisht për atë shkak.”  (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)

  • HADITHI nr.201 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.201 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Mes’-udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mangësia e parë që i ka goditur Beni Israilët ka qenë se një njeri, kur e takonte një tjetër i thonte: “O ti, frikësoju All-llahut dhe lëre këtë që po vepron, sepse kjo nuk të është e lejuar. Pastaj të njëjtin njeri e takon nesër, e ai në të njëjtën
    73
    gjendje, dhe kjo megjithatë nuk e pengon që të hajë me të, të pijë dhe të ulet bashkë. Pasi vepruan kështu (Beni Israilët), All-llahu ua ka rrahur zemrat e njërit për tjetrin.” Pastaj tha (lexoi ajetet 7881 të sures el-Maidetu): “Janë mallkuar jobesimtarët nga Izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjueshëm, dhe gjithmonë e tepronin. Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqijat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq! I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk besojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vetvetes: për t’u hidhëruar All-llahu në ata, ndaj ata janë në vuajtje të përhershme. E sikur t’i besonin All-llahut dhe Pejgamberit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatërrestarë.” Pastaj (Pejgamberi pas leximit të ajeteve) tha: “Kujdes, pasha All-llahun, ju me siguri ose do të urdhëroni në vepra të mira dhe do të ndaloni nga të këqijat, ose do ta rrëmbeni dorën e zullumqarit dhe me forcë ta detyroni në të vërtetën – dhe ta kufizoni vetëm në të vërtetën, ose All-llahu do t’ju rrah me zemrat e njërit për tjetrin, e pastaj me siguri do t’ju mallkojë, siç i ka mallkuar ata.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit thotë se është hadith hasen) Këto ishin fjalët e Ebu Davudit. Kurse sipas Tirmidhiut hadithi do të theksonte kështu: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasi Beni Israilët ranë në padëgjueshmëri, dijetarët e tyre i ndalonin prej mëkateve, por ata nuk ndaloheshin, ndërsa dijetarët e Beni Israilëve edhe përkundër kësaj janë ulur me ta në ndej e tyre, kanë ngrënë dhe kanë pirë me ta, pastaj Allllahu ua rrahu zemrat e njërit për tjetrin dhe i mallkoi përmes gjuhës së Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për arsye se janë bërë mëkatarë dhe kanë bërë armiqësi.” Pastaj u ul i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pasi ishte i mbështetur dhe tha: “Jo, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, derisa ju të mos i detyroni me forcë për të vërtetën dhe derisa të mos i kufizoni vetëm në të vërtetën.

  • HADITHI nr.200 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.200 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Abdull-llah Tarik ibn Shihad el-Bexhelij el-Ahmesij r.a. transmetohet se një njeri e pyeti Pejgamberin s.a.v.s., kurse këmbën e pat vendosur në zengji: “Cili xhihad është më i mirë?” (Pejgamberi) Tha: “Fjala e vërtetë tek sunduesi keqbërës.”  (Transmeton en-Nesaiju me isnad sahih)

  • HADITHI nr.197 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.197 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Seid el-Hasan el-Basrij se Aidh ibn Amër r.a. hyri tek Ubejdullah ibn Zijad dhe i tha: “O biri im i vogël, vërtet unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Bariu më i keq është rojtari i Hutamës (Xhehenemit), ruhu të mos bëhesh prej tyre.” (Ubejdull-llahu) Tha: “Ulu, se vërtet ti je prej firës së shokëve të Muhammedit s.a.v.s.” (Aidhi) Tha: “Vallë, a kanë pasur ata firë?” Vërtet fira është pas tyre dhe tek të tjerët.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.196 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.196 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pa një unazë prej ari në dorën e një njeriu, ia hoqi atij atë (nga dora), e gjuajti dhe pastaj tha: “Ndonjëri prej jush drejtohet nga gaca e zjarrit e pastaj e vë në dorën e vet!” Pasi shkoi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i thanë atij njeriu: “Merre unazën tënde dhe shfrytëzoje!” Tha: “Jo, pasha All-llahun, unë kurrë nuk e marr pasi e ka hedhur i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.195 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.195 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Ruajuni uljes nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes vete.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s tha: “Nëse nuk mund t’ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ulja e shikimit, mospengimi në të, kthimi i selamit, të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”  (Muttefekun alejhi

  • HADITHI nr.193 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.193 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme Hind bint Ebi Umejje Hudhejfe r. anha se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Me të vërtetë do t’ju imponohen disa sundues e ju do t’i lejoni disa veprime të tyre e disa nuk do t’i lejoni. Kush e urren (të keqen) me zemër është pastruar prej mëkatit, kush e gjykon (refuzon) me gjuhë, është siguruar nga mëkati, ndërsa kush e pëlqen dhe i ndjek”; … as-habët thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet të luftojmë kundër tyre?” Tha: “Jo, përderisa falin namaz me ju.”  (Transmeton Muslimi) (Kuptimi: Kush urren me zemrën e tij, por nuk mund të refuzojë me dorë e as me gjuhë, është pastruar nga mëkati dhe e ka kryer detyrën e tij. Kush e refuzon brenda mundësive të veta, është siguruar nga ky mëkat, ndërsa kush pëlqen veprimin e saj (të keqes) dhe i ndjek, ai është mëkatar

  • HADITHI nr.191 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.191 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu-l-Velid Ibadete ibn es-Samit r.a. transmetohet të ketë thënë: “Iu zotuam të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në lehtësi në vende të gëzimit dhe të mërzisë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka dhe se nuk do të
    71
    grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbesim) i hapur për të cilin kemi argumentin e All-llahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se nuk do t’i frikësohemi qortimit të askujt në lidhje me All-llahun.” (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.190 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.190 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë Pejgamber, të cilin e ka dërguar All-llahu te një popull para meje, nuk ka qenë e të mos ketë pasur havarijunë (ndihmës) prej umetit të vet dhe shokë që iu kanë përmbajtur sunetit të tij dhe kanë ndjekur porositë e tij. Pastaj kanë pasuar pas tyre gjenerata (pasardhës) të cilët kanë folur atë që nuk e kanë vepruar dhe kanë vepruar atë që nuk u qe urdhëruar. Andaj, secili që lufton kundër tyre me dorën e vet është besimtar, kush lufton kundër tyre me gjuhën e vet është besimtar, edhe ai që lufton kundër tyre me zemrën e vet është besimtar. Kush prej këtyre të triave nuk bën asgjë, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.189 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.189 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.”  (Transmeton Muslimi)