Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITHI nr.261 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.261 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë se një grua zezake ose një djalosh i ri e ka fshirë me fshesë xhaminë. Pasi humbi (një kohë), i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pyeti për të, e i thanë: “Ka vdekur!” (Pejgamberi) Tha: “Përse nuk më keni njoftuar për këtë?” Ata sikur e nënçmojnë atë. Ai u tha: “Ma tregoni varrin e saj apo të tij.” Pasi ia treguan varrin, ai ia fali xhenazen e pastaj tha: “Vërtet këto varreza janë të errëta për pronarët e tyre, dhe Allllahu i Madhëruar do t’i ndriçojë ata për hir të namazit tim për ta.”   (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.259 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.259 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga En-Nu’man ibn Beshir r.a. se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre; në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuret një organ edhe pjesët e tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperatures.” (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.228 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.228 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Musa r.a., po ashtu, se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë a tregjet tona, e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë në vendin e tyre ose le t’i kapë për majë (të hekurt), që me to të mos pengojë ndonjë musliman.”  (Muttefekun alejhi

  • HADITHI nr.227 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.227 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Besimtari me besimtarin është i lidhur sikurse ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort njëri me tjetrin”, dhe i kryqëzoi gishtat e tij.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.226 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.226 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Havla bint Thamir el-Ensarije, gruaja e Hamzës r.a., se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet disa njerëz shkelin në pasurinë e All-llahut pa të drejtë, andaj në Ditën e Gjykimit i pret zjarri i Xhehenemit.”  (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.225 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.225 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari është vazhdimisht në hapësirën e fesë së tij, derisa të derdhë gjak në mënyrë të palejuar.”  (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.224 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.224 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë argumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj, kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të xhehenemit).”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.223 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.223 – nga Libri Rijadus Salihin

    Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall.” Tha: “I falimentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por edhe me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, e kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj edhe ky do të hidhet në zjarr.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.219 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.219 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Umame Ijas ibn Tha’lebe el-Harithij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush ia merr të drejtën një muslimani me dorën e tij të djathtë, All-llahu ia përcakton Xhehenemin dhe ia ndalon Xhenetin.” Një njeri i thotë: “Edhe nëse është ndonjë çështje e lehtë, o i Dërguari i All-llahut!? Tha: “Po, qoftë edhe një rrem nga druri i misvakut.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.216 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.216 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muhaxhir (i mirëfilltë) është ai që i braktis plotësisht ndalimet e All-llahut.”  (Muttefekun alejhi)