Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITH nr. 31

    HADITH nr. 31

    31. Një njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falë filanin! Në këtë All-llahu i Lartësuar tha: “Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!” 

     

  • HADITH nr. 30

    HADITH nr. 30

    30. “Nëse robi Im dëshiron të takohet me Mua, edhe Unë dëshiroj të takohem me të, e nëse ai nuk dëshiron të takohet me Mua, as Unë nuk dëshiroj të takohem me të.” Një hadith i ngjashëm në një transmetim më të gjërësishëm thotë: Nga Ajsha r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë: Atë që dëshiron të takohet me All-llahun, edhe All-llahu dëshiron ta takojë, e atë që nuk dëshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dëshiron ta takojë. Unë (thotë Ajsha r.a.) thash: O i dërguar i All-llahut, a është kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne të gjithë e urrejmë vdekjen?

    Ai (i Dërguari i All-llahut a.s.) tha: Nuk është ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi për mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit, si dhe pranimi i tij në Xhennet, ai dëshiron ta takojë All-llahun, e edhe All-llahu dëshiron ta takojë atë, ndërsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dënimit nga All-llahu dhe hidhërimit të Tij, ai vërtet nuk dëshiron ta takojë All-llahun, e as All-llahu nuk dëshiron ta takojë atë.

  • HADITH nr. 29

    HADITH nr. 29

    29. Kur unë ia marr robit besimtar shokun nga banorët e dunjasë, e pastaj ai duron, çfarë shpërblimi i takon atij përveç Xhennetit?

  • HADITH nr. 28

    HADITH nr. 28

    28. Në mesin e paraardhësve të juaj ishte një njeri, i cili kishte një plagë, dhe prej dhimbjeve të tmerrshme, të cilat më nuk mund t’i duronte, mori thikën dhe preu dorën, prej së cilës rrodhi gjak derisa vdiq. All-llahu a.xh. tha: “Robi Im më tejkaloi në vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unë ia kam ndaluar atij hyrjen në Xhennet.”

  • HADITH nr. 27

    HADITH nr. 27

    27. E pyetëm Abdull-llah ibn Mesudin r.a. për ajetin: “Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e All-llahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre”

    (Ali Imran; 169) Dhe ai tha: Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e All-llahut a.s.) dhe na ka thënë: Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këto njerë shetisin në Xhennet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë: “A dëshironi diçka tjetër?” ata thonë: “Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shetisim lirisht dhe kah të duam në Xhennet?” All-llahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen: “O Zot, dëshirojmë që të na i vendosësh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (dmth në dunja) dhe të luftojmë derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde.” Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë.

  • HADITH nr. 26

    HADITH nr. 26

    26. Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjat namazit, si dhe bindje të plotë gjat adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi; nuk gjendet në sy të keq tek njerëzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin vetëm kushtet elementare, e

    ai përsëri duron. Pastaj i Dërguari i All-llahut a.s. tha: Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe i vogël do të ishte trashëgimi i tij.

  • HADITH nr. 25

    HADITH nr. 25

    25. Do t’i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim! Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t’ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij.

  • HADITH nr. 24

    HADITH nr. 24

    24. Kur All-llahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin a.s. dhe i thotë: Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti! Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë: All-llahu e do këtë njeri, pra duajeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë. Nëse All-llahu nuk e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë nuk e dua këtë njeri, pra mos e duaj as ti! Atëherë edhe Xhibrili nuk e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë: All-llahu nuk e do këtë njeri, pra as ju mos e doni! Atëherë as ata nuk e duan atë, pastaj ky njeri urrehet edhe në tokë.

  • HADITH nr. 23

    HADITH nr. 23

    23.Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes: “Ku janë ata që e donin njëri – tjetrin për hir të Madhërisë sime?

    Sot Unë do t’i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!”

  • HADITH nr. 22

    HADITH nr. 22

    22. Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten! (Shokët) i thanë: O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten? Ai është përgjigjur:

    Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu a.xh. në Ditën e Ringjalljes i thotë: Ç’të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje? Njeriu do të thotë: Frika prej njerëzve. All-llahu do t’i thotë: Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!