Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITHI nr.37 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.37 – nga Libri Rijadus Salihin

    36. Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a., i cili ka thënë: “Sikur e shikoj të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s se si tregon për njërin nga Pejgamberët e All-llahut salavatull-llahi ve selamuhu alejhim se si e ka rrahur populli i vet aq shumë sa e ka përgjakur, ndërsa ai duke e fshirë gjakun nga fytyra thonte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dine.” (Muttefekun alejhi)

  • HADITH nr. 40

    HADITH nr. 40

    40.  All-llahu do t’u thotë banorëve të Xhennetit: “Banorë të Xhennetit!” ata do të thonë: “Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në duart tua” atëherë All-llahu do të thotë: “A jeni të kënaqur plotësisht?” ata do të përgjigjen: “O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?” All-llahu do të thotë: “A nuk dëshironi që t’u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?” ata do të përgjigjen: “O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?” Ai do të thotë: “Unë do ta bëj që mirësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të jem i pakënaqur me ju.’’

     

  • HADITH nr. 39

    HADITH nr. 39

    39. U zurën Xhenneti dhe Xhehennemi ndërmjet vehte dhe Xhehennemi tha: “Te unë gjendet i fuqishmi dhe kryelarti”, ndërsa Xhenneti tha: “Te unë gjendet i dobëti dhe i vobekti” pastaj gjykoi All-llahu ndërmjet tyre: “Ti je Xhenneti, mëshira Ime, nëpërmjet teje Unë i tregoj mëshirë atij që dëshiroj, ndërsa ti je zjarri, ndëshkimi Im, nëpërmjet teje dënoj atë që dëshiroj, dhe është caktimi Im që secili prej jush ta ketë hisen e vet!”

  • HADITH nr. 38

    HADITH nr. 38

    38. Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë: “Shko dhe shih se ç’kam pregaditur për banorët e tij”. Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe

    pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha: “Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!” Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit: “Kthehu dhe shikoje përsëri!” meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha: “Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!” Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha: “Shko te zjarri dhe shih se ç’kam përgaditur për banorët e tij!” Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa – një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha: “Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!” Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit: “Këthehu në të!” ai u kthye dhe tha: “Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t’i shpëtojë hyrjes në të”

  • HADITH nr. 37

    HADITH nr. 37

    37.  “Kam përgaditur për robërit e drejtë atë që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që ka paramenduar zemra e njeriut.”Ebu Hurejre r.a. thotë: Për këtë çështje mundeni të lexoni edhe në Kur’an: “Askush nuk e di se ç’kënaqësi u është pregaditur për atë që kanë punuar!” (Sexhde-17)

  • HADITH nr. 36

    HADITH nr. 36

    36. Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë: “T’i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!” dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t’i thonë: “Ti je babai i njerëzimit, All-llahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t’i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra ndërmjetëso për ne te All-llahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!” ai do të thotë: “Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.” dhe do t’ua përmendë gabimin e tij (në Xhennet), do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë: “Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë banorëve të tokës!” dhe kur do të shkojnë te ai, do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri Allllahut për një gjë, rreth së cilës nuk kishte njohuri. Nuhu do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë: “Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi a.s.)!” ndërsa ai do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, të cilit ia ka dhënë Tewratin.” Por kur do të shkojnë te ai, do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do t’ua përmendë rastin kur e ka vrarë një person në vend të një tjetri19. Kështu ai do të ndihet i turpëruar nga Zoti i tij dhe do t’u thotë: “Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmëtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!” atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, por shkoni te Muhammedi a.s. (qoftë bekimi dhe paqja e All-llahut mbi të) të cilit rob All-llahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!” Atëherë (thotë i Dërguari i All-llahut a.s.) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te All-llahu dhe do t’i bëj sexhde (do të përulem). All-llahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë: “Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!” Pastaj unë do ta çoj kokën dhe do ta falënderoj në një mënyrë nderuese që do të ma mësojë Ai, dhe do të ndërmjetësoj, e Ai do të më japë (një numër të caktuar njerëzish), e unë do t’i pranoj ata në Xhennet. Pastaj do të shkoj përsëri te Ai, dhe kur do ta shoh do të përulem ahtu siç u përula herën e parë. Pastaj do të ndërmjetësoj dhe Ai do të mi caktojë (disa njerë , e unë do t’i pranoj ata në Xhennet. Atëherë do të lutem edhe për të tretën herë, e edhe për të katërtën dhe do të them: në zjarr mbesin vetëm ata, që i ka përshkruar Kur’ani. Nuk ka dyshim se këto njerëz do të jetojnë aty përgjithmonë. në transmetimin e Buhariut shtohet: I Dërguari i All-llahut a.s. tha: Do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë: “Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut”, dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi, qoftë edhe sa një kokërr gruri: pastaj do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë: “Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut” dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi sa një thërmi mielli; dhe do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë: “Nuk ka hyjni tjetër perveç All-llahut” dhe që në zemrën e tij ka pasur mirësi në madhësinë e thërmisë së atomit.

     

  • HADITH nr. 35

    HADITH nr. 35

    35.  All-llahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës të tretën e fundit të natës dhe thotë: “Kush është duke m’u lutur që t’ia pranoj lutjen?; Kush është duke më kërkuar, që t’i jap atë që kërkon? Kush është duke më kërkuar falje, që t’ia fal (mëkatet)?” në transmetimin e Muslimit Hadithi përfundon: “Dhe kështu vazhdon deri në agim”

  • HADITH nr. 34

    HADITH nr. 34

    34.  “O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal! O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal! O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!” 

  • HADITH nr. 33

    HADITH nr. 33

    33.Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha: “O Zoti im, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha: “Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta.” Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë: “O Zot, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha: “Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon.” Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha:

    “O Zot, ma fal mëkatin!” Dhe i Lartmadhëruari tha: “Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç’të duash, ,Unë të kam falë!” Shpjegim: Me fjalët “Bë ç’të duash, Unë të kam falë” nuk duhet kuptuar se Zoti i Lartmadhëruar ia ka lejuar këtij njeriu bërjen e mëkateve, sepse Zoti falë gabimin derisa ai bëhet pa qëllim, dhe në fund njeriu pendohet, por mëkati i bërë me qëllim, i cili përsëritet shpesh, nuk falet, ose falet vetëm nëse do Zoti. Për këtë flasin edhe ajetet: “Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije, e pastaj shpejt pendohen. Të tillëve All-llahu ua pranon pendimin, sepse All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre thotë: Unë tash vërtet pendohem!; E as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi pregatitur dënim të ashpër.” (En-Nisa 17, 1 Si dhe ajetet: “Njohtoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Falësi, Mëshiruesi, por edhe se dënimi Im është pa dyshim i dhembshëm.” (El-Hixhr 49, 50) …”Edhe ata (bëhet fjalë për të devotshmit), të cilët kur bëjnë ndonjë (vepër) të shëmtuar, ose i bëjnë zullum vehtes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç All-llahut? – dhe të cilët me vetëdije nuk vazhdojnë atë që kanë punuar.” (Ali Imran 135) 

  • HADITH nr. 32

    HADITH nr. 32

    32. Një njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mëkate të mëdha, kur ra në shtratin e vdekjes u tha djemve të vet: “Kur të vdes më digjni, e pastaj më shtypni dhe ma hidhni hirin në det, se pasha All-llahun, nëse Ai më merr në dorë, do të më dënojë ashtu si askë më parë!” Dhe djemtë e bënë atë që u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokës: “Nxirre atë që ke marrë!” dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha: “Ç’të shtyu ta bësh atë gjë?” njeriu tha: “Frika prej teje, o Zoti Im!” Për këtë shkak All-llahu e fali atë.