Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITHI nr.65 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.65 – nga Libri Rijadus Salihin

    65.Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar xhelozon (nuk duron në asgjë shok). Xhelozia (mosdurimi i zënies shok) i All-llahut është kur njeriu i bën ato vepra të cilat All-llahu i ka ndaluar.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.64 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.64 – nga Libri Rijadus Salihin

    64. Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. i numëronim dhe i konsideronim prej gabimeve (mëkateve) më të mëdha.”  (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.63 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.63 – nga Libri Rijadus Salihin

    63. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a., se ka thënë: “Isha pas Pejgamberit s.a.v.s. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruhu nga All-llahu (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të të ruajë, ruhu nga All-llahu dhe Ai do të jetë me ty (do të të mbrojë dhe të ndihmojë), nëse e lut dikë, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi).” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih) Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë: “Ruhu nga All-llahu, do ta gjesh përpara teje, njihe All-llahun (duke e respektuar) në rehati, e Ai ty do të njohë (me ndihmën e Tij) në vështirësi, dije se ajo prej së cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë, dhe asaj që të ka goditur nuk ke mundur t’i shpëtosh, dije se fitorja arrihet me durim, kurse suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen lehtësimi.”

  • HADITHI nr.62 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.62 – nga Libri Rijadus Salihin

    62. Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira.”  (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)

  • HADITHI nr.61 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.61 – nga Libri Rijadus Salihin

    61. Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. U ul pranë Pejgamberit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’bën, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm: “Po e pyet dhe po ia vërteton.” Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgamberi) Tha: “Kur robëresha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.” Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.58 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.58 – nga Libri Rijadus Salihin

    58. Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i luftës së Bedrit, thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.”  (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.56 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.56 – nga Libri Rijadus Salihin

    56. Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”  (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih)

  • HADITHI nr.55 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.55 – nga Libri Rijadus Salihin

    55. Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.”  (Muttefekun alejhi)

  • HADITHI nr.50 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.50 – nga Libri Rijadus Salihin

    50. Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në vetvete, në fëmijët dhe në pasurin e derisa të takohet me All-llahun e Madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.”  (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

  • HADITHI nr.48 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.48 – nga Libri Rijadus Salihin

    48. Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij edhe atëherë kur ka mundësi ta shprehë (mbi personin që e ka zemëruar), All-llahu i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyrijat.” (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)