Category: 2018

  • Iftar i organizuar nga sh.q “Thirrja” 2018

    Iftar i organizuar nga sh.q “Thirrja” 2018

    Me datë 27 Maj 2018 në një atmosferë të papërshkruar shoqata qytetare “Thirrja” organizoi iftarin tradicional në qytetin e Kumanovës gjegjësisht në restorantin Elegant i cili gjendet në fshatin Opajë. Atmosferën e begatuan edhe prezenca e ilahistëve Adem Ramadani,Ylber Aliu dhe Ertan Shakiri, ndërsa ajka e iftarit ishin hoxhallarët e nderuar që na vizituan nga gjitha trojet shqiptare e veçanërisht hoxhallarët nga Tetova të cilët këshilluan të pranishmit Hoxhë Ejup Selmani dhe hoxhe Ramadan Ramadani.

    Stafi i shoqatës “Thirrja”në fund të gjithë pjesmarrësve iu dhuroi nga librat e sapobotuar të saj:
    “Kujdes kjo është gabim” i cili paraqet doracak për fëmijë dhe librin “Këshillë drejtuar rinisë së këtij umeti”.

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • TAKVIMI 1439/40H – 2018

    TAKVIMI 1439/40H – 2018

    Shoqata “THIRRJA” në kuadër të aktiviteteve të saja, sot më datë 19.01.2018, realizoi shpëndarjen e Takvimave.
     
    Takvimi në vete përmban orarin kohor të namazeve përgjatë vitit 2018. Poashtu zbukurimin e tij e plotësoj edhe përmbajtja e disa lutjeve nga dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes.
     
    Edhe pse nevoja e shfrytëzimit të këtyre takvimave gradualisht po zvogëlohet me avancimin e përdorimit teknologjik, arsyeja ishte që të plotësojmë edhe pjesën e mbetur të shoqëris, të cilët nuk i ka “kapur” fryma eletronike.
     
    Shpërndarja u realizua tek Xhamia “Hoxhë Abdulkader Arnauti” në Çair.
  • Shpërndarja e fletushkave me temë: ” Etika e tregtarit musliman” (06.01.2018)

    Shpërndarja e fletushkave me temë: ” Etika e tregtarit musliman” (06.01.2018)

    Shoqata qytetare “Thirrja” në kuadër të aktiviteteve të saja sot (më datë 06.01.2018) realizoi projektin e shpërndarjes së fletushkave me titull “ETIKA E TREGTARIT MUSLIMAN”, fletushk kjo e cila shoqërohet me disa këshilla dhe parime islame me të cilat duhet të orientohet çdo musliman në lëmin e tregtis.

    Shpërndarja u realizua në disa lagje të caktuara të qytetit të Shkupit si çarshija e qytetit, tregu i gjelbërt dhe lagjja e plastikave.

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO