Category: 2018

  • Shëtitje me talebet e xhamisë “Hoxhë Abdulkadër Arnauti” 16.09.2018

    Shëtitje me talebet e xhamisë “Hoxhë Abdulkadër Arnauti” 16.09.2018

    “Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, duhet të jeni në jetën e tyre sot!” Shoqata “THIRRJA” më datë 16.09.2018 realizoi një ekskursion me një nga sektoret më të rëndësishme të saja, gjegjësisht me nxënësit e mësim-besimit islam. Qëllimi ishtë që t’u dëshmojmë fëmijëve se edhe argëtimi dhe shëtitja janë pjesë e mësimit, mirëpo nga një kontekst i ndryshëm. Fëmijët ishin meritorët më potencial të kësaj shëtitjeje sepse sakrifikuan me kohën dhe mundin e tyre në mësimin e fesë, andaj edhe u shpërblyen. Shëtitja u realizua në kopshtin e lagjes Saraj.

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • Kurban Bajrami 2018

    Kurban Bajrami 2018

    Me qëllimin e përmbushjes së detyrës së saj, e që është ndihma ndaj nevojave të besimtarëve musliman, shoqata THIRRJA vazhdoi edhe këtë vit me realizimin e një prej projekteve më gjigande të vitit, gjegjësisht projekti i therjes së kurbanave për festën e Kurban Bajramit. Duke u nisur që nga obligimi fetar, shkaqet objektive, mundësia fizike e shumë të tjera, besimtarët ishin ata që këtë obligim ia dorëzuan në kryerje shoqatës THIRRJA, e cila me stafin e saj u përkujdes që ky amanet të zë vendin e duhur, mënyrën e duhur si dhe kohën e duhur. Realizimi i këtij projekti u zhvillua në disa etapa dhe në një periudhë kohore, duke filluar me fillimin e festës e duke mbaruar me mbarimin e sajë. Etapa e parë ishte përzgjedhja e kurbanave si dhe vendin e therjes së tyre. Kurbanat që përzgjodhi shoqata THIRRJA ishin që i plotësuan kriteret fetare (mosha, shëndeti fizik dhe mental, lloji etj.) mirëpo nuk iu mungoi as cilësia. Thertorja ku u realizua therja e tyre i plotësonte kushtet më moderne dhe bashkëkohore, dhe kapaciteti i madh i sajë mundësoi që projekti të kryhej sa më shpejtë që është e mundur. Me fillimin e festës së Kurban Bajramit filloi edhe therja e kurbanave, që u zhvillua nga njerëz kompetent (fetarë) e që u mbikëqyr nga hoxhallarë. Therja vazhdoi deri në ditën e tretë të kësaj festeje por njëkohësisht edhe shpërndarja. Shoqata THIRRJA u përkujdes që shpërndarja të zhvillohet në disa nga vendbanimet muslimane, që nga Kumanova, Shkupi e deri në Tetovë dhe Gostivar, por ajo të dorëzohet tek njerëzit e duhur. Të parët që u shërbyen nga mishi i kurbanave ishin pronarët, gjegjësisht ata që kësaj festeje ia bashkëngjitën edhe sakrificën e tyre, e që kërkuan pjesë nga kurbanat e tyre. Mirëpo kishte edhe nga ata që gjithë pjesën e tyre ia dorëzuan shoqatës për qëllime humanitare. Nga mishi i kurbanave nuk u privuan të varfërit e skamnorët, që ishin kandidatët potencial të këtij projekti. Shoqata THIRRJA u mbetet besnik të gjithë atyre që e nderuan me këtë obligim, duke iu dëshiruar që ky obligim fetarë të jetë pranuar te Allahu xh.sh., dhe duke ua përcjell lutjet dhe gëzimet e të gjithë atyre që këtë festë e kaluan të ngopur. Nderi na takoi neve, me respekt stafi i Shoqatës qytetare “THIRRJA”

     

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • “Etapa më e bukur e jetës është fëmijëria”

    “Etapa më e bukur e jetës është fëmijëria”

    Kjo u dëshmua dje 03.06.2018 me shëtitjen e realizuar nga shoqata “THIRRJA” me nxënësit e mësim-besimit islam të xhamisë “Hoxhë Abdulkadër Arnauti”. Kjo shëtitje, nxënësit i takoi me një aventurë të garimeve gjegjësisht formulat. Aktivitet me fëmijët këshilli i xhamisë do t’i vazhdoj edhe më tutje në kuadër të edukimit islam.

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • Iftari 2018

    Iftari 2018

    Me datë 09.06.2018 sh.q “Thirrja” – Shkup organizoi iftarin tradicional për 600 mysafir edhe atë nga Kosova dhe Maqedonia.
     
    Ky iftar u begatua edhe një program të shkurtër ku u përfshin leximi i Kuranit famëlartë, fjalë përshëndetëse nga hoxhallarët e nderuar si dhe këndimi i ilahive.
    Në vijim do u paraqesim fotografit nga ky eveniment.