Category: 2016

  • Iftari – Shkup (12.06.2016)

    Iftari – Shkup (12.06.2016)

    Falënderuar qoftë Allahu, zoti i botëve. Ndër tjerash, falënderojmë Allahun që më 12 qershor të këtij viti, me sukses realizuam një iftar në Shkup, kushtuar muajit të bekuar të ramazanit.
    Në të vërtet, ishte një mbrëmje e mrekullueshme dhe e begatuar përplot besim, kënaqësi dhe dashuri. Kurse, rëndësinë e veçantë këtij iftari edhe më shumë ia shtuan hoxhallarët, mysafirët dhe të ftuarit e tjerë nga të gjitha trojet shqiptare.
    Programi i shkurtër i zhvilluar atë natë, ngërtheu në vete: recitim Kurani, disa këshilla dhe sugjerime nga tre hoxhallarë më eminent, poezi, si dhe ilahi të ndryshme. Kështu, së bashku, duke numëruar rreth 700 të pranishëm, realizuam edhe moton e asaj mbrëmjeje, “Uniteti, simbol i fuqisë”, nga çka shpresojmë të kemi arritur kënaqësinë e Allahut të madhëruar.

    82

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • Matura Islame – Fotot (03-05-2016)

    Matura Islame – Fotot (03-05-2016)

    Me qenë se erdhi koha e përshendetjës së maturantëve nga shkollat e mesme dhe përgaditja e tyre për në universitete, shoqata organizative “Thirrja” realizoi edhe ketë vitë mbrëmjen e “Maturës islame” ku prezantuan një numër i madh i nxënësve nga shkollat e mesme. Vëllazërimi me të tjerët, bashkimi i zërave më të bukur të ilahive në krye me ilahistin e mirënjohur Adem Ramadanin, ligjëratat inspiruese të hoxhallarëve Sadullah Bajrami dhe Dhulkarnejn Ramadani për ardhmërinë që i pret të rinjtë, lojërat shpërblyese dhe në fund argëtimi i shumëpritur nga ana e humoristit të njohur Hazbi (Therra) Ahmeti ishin begatitë e asaj nate që dhuruan freski tek prezenca e të rinjëve që ishin të pranishëm zbukurimi dhe nderi më i madh përvec këtyre ishte edhe prezenca e shpërndarësve të dijes së dobishme, thelbit të shoqërisë dhe përgaditësit e fuqisë se popullit, profesorët të cilët nderuan manifestimin tonë me prezencën e tyre.

    Shpresojme që të gjithë maturantët të gjejnë rrugëtimin e tyre të duhur në udhëtimin e diturisë dhe të jenë pishtare ndriçues në shoqërinë tonë.

    36

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • Piknik në parkun e Gazibabës (17-04-2016)

    Piknik në parkun e Gazibabës (17-04-2016)

    Disa pamje nga pikniku në parkun e Gazibabës – organizuar nga Xhamia “AbdulKader Arnauti” Shkup

    Llogo per foto, APARAT

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

  • Piknik në Kodrën e Diellit (06-02-2016)

    Piknik në Kodrën e Diellit (06-02-2016)

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i cili në mënyrë permanente na begaton me mirësitë e tij të palimituara, e që kësaj rradhe na i përshtati kushtet, si ato ekonomike, poashtu edhe klimatike, me qëllim realizimin e një ekskurzioni njëditor në Kodrën e Diellit.
    Me të vërtetë kjo ishte një përvojë e mirë jetike, e mbushur përplot dashuri e argëtim, ku 150 vëllezër (pjesmarrës) i bashkoi një qëllim, arritja e kënaqësisë së Allahut. Ndërkaq, stolia më e madhe ishte prezenca e hoxhallarëve tonë të nderuar, që njëherit nuk kursyen të na këshillojnë me ca fjalë të arta.
    Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dashurin tonë, profetin Muhamed.

    25

    ==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO