Author: thirrja@live.com

  • Era e keqe e gojes – Halitoza

    Era e keqe e gojes – Halitoza

    Shkaqet e erës se keqe të gojës janë të shumta: gojore (mishrat e dhëmbëve, stomatiti, kariet e dhëmbëve), të aparatit tretës apo hepatike. Evitoni drekat dhe darkat të rënduara: ushqimi i tepërt krijon gazra dhe erëra të këqija.

    Ushqimet që duhen zgjedhur: ananasi, pjepri, limoni, peshku pa dhjam.
    Ushqimet që duhen kufizuar: lakra e zier, hudhra, qepa.

    Fototerapia

    • Nëse shkaku është i zgavrës së gojës: atëherë kryeni shpëlarje të gojës me: valim me gjethe trumbëze, sherbele, alteje e mendre: 10 gram prej secilës zihen në një litër ujë për 10 minuta.

    • Nëse shkaku është i lidhur me tretjen:  valim me gjethe shporizi (bimë e ngjashme me hithrën, me lule të imta ngjyrë jargavani të çelur), e çaj jeshil. Në 250 gram ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe shporizi dhe 5 gram gjethe çaji, lërini të ziejnë për 10 minuta, kullojini gjysmë ore mbas zierjes dhe mund ta pini mbas vakteve transmeton shkupi24.

    Ushqyerja me gji 
    Nuk është e vërtetë që një grua që ushqen fëmijën me gji duhet të ushqehet sa për dy veta. Ngrënia në sasi të mëdha dhe pa cilësi ndikon edhe në cilësinë e qumështit të saj; një nënë e re ka nevojë për afërsisht 2500 kalori në ditë. Ushqimi duhet të jetë i larmishëm dhe cilësor.

    Ushqimet që këshillohen: thjerrëza dhe djathi parmixhan janë sipas traditës, ushqime qumështsjellëse. Të tilla janë gjithashtu edhe të brendshmet, oreshkat (mollë dheu), elbi, tërshëra, kajsitë. Një gotë birrë gjatë vakteve favorizon prodhimin e qumështit.

    Ushqime që duhen kufizuar: gjithçka që mund t’i japë shije të keqe qumështit: hudhra, qepa, lakra, angjinaret.

    /shkupi24/

  • Dobitë e ujit

    Dobitë e ujit

    Pirja e sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon trurin të funksionojë më mirë, tregojnë studimet britanike.

    Sipas një studimi të realizuar nga studiuesit e University of East London dhe University of Westminster, konsumimi i sasive të larta të ujit përmirëson aktivitetin e trurit.

    Siç raporton Noa.al, studimi i botuar në revistën “Frontiers in Human Neuroscience” tregon se pirja e rregullt e ujit përmirëson funksionimin e zonave cerebrale të cilat janë në gjendje të japin një përgjigje më të shpejtë, në raport me momentin kur jemi të etur.

    Veç kësaj, pirja e sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon edhe në shumë aspekte organizmin tonë, duke qenë se ai në sasi më të madhe është i ndërtuar nga ky “lëng magjik”.

    /shkupi24/

  • Projekti I Kurban Bajramit 2015

    Projekti I Kurban Bajramit 2015

    Shoqata qytetare “Thirrja” realizoi me sukses projektin e Kurbanave 2015 duke përfshirë grumbullimin e të hollave , prerjen e kurbaneve për personat të cilët donuan dhe shpërndarjen e mishit familjeve nevojtare..

    Duke falënderuar donatorët dhe njëkohësisht duke lutur Allahun e Madhëruar që ti ketë pranuar kurbanat e tyre i informojmë se numri I kurbanave që kemi therrur janë 632 dele .

    Në vijim do u paraqesim fotografit dhe videon nga ky eveniment

    [bs-embed url=”https://youtu.be/ZA9A6HK8dNA”]https://youtu.be/ZA9A6HK8dNA[/bs-embed]

  • Viruset vrasës

    Viruset vrasës

    Një grup hulumtuesish nga Rockefeller University i New Yorkut kanë eksperimentuar me bakteriofagë. Vincent Fischetti, udhëheqësi i tyre, ka hulumtuar një bakteriofag që ka vrarë Streptococcus pneumoniae dhe ka izoluar enzimën që ka zbërthyer ose çarë bakterin.

    “Vince e ka izoluar atë enzimë dhe më tha, ‘Dëshironi ta testoni’, unë e bëra dhe funksionoi për mrekulli”, ka thënë McCullers. Enzima u hodh në hundën e minjve, duke parandaluar tërësisht infeksionin e veshit në minj. Shumë kërkues kanë gjetur se këto fagë, baktere-vrasës, mund të përdoren për të ndihmuar mjekësinë.

    “Këto viruse infektues, kur dëshirojnë të lënë bakterin dhe të largohen për të infektuar të tjerë dhe të shpërndahen më tej, zhvillojnë këto enzima të cilat shkaktojnë një çarje në murin e bakterit”, ka thënë McCullers. Kjo vret bakterin (enzima). Fagët mund të sajohen në laborator për të sulmuar vetëm lloje specifike të baktereve dhe të jenë të padëmshëm për qelizat humane, transmeton Telegrafi.

    “Një prej aplikimeve për përdorim të saj që mund ta parashohim është se, nëse keni fëmijë që mund të marrën infeksione gjatë periudhës së dimrit, mund të keni një sprej nazal i cili do të spërkatet në hundën e fëmijës një herë të javë vetëm për të nxjerrë bakteret jashtë”, ka thënë McCullers.

    Ose mbase sprej mund të përdoret pas një periudhe të gripit për të parandaluar infeksionin sekondar. Kjo mund të përdoret për njerëzit e moshuar, derisa gripi sezonal vret rreth 36.000, më së shumti të moshuar, çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

    “Shumica e njerëzve nuk vdesin nga influenca, por ata vdesin për shkak të infeksioneve bakteriale pas gripit”, McCullers.

    Por vitet e eksperimenteve klinike do të duhet të realizohen para se ky trajtim të mund të testohet edhe në fëmijë.

    /shkupi24/

  • Lajthitë ruajnë zemrën dhe kontrollojnë veprimet agresive

    Lajthitë ruajnë zemrën dhe kontrollojnë veprimet agresive

    Lajthitë janë fruta të thata shumë të ushqyeshme, ku mund të konsumohen kur janë të freskëta, të thata dhe të përpunuara në ëmbëlsira të ndryshme. Lajthitë përmbajnë gati 60% vaj, albuminë dhe pak sheqerna.

    Gjithashtu, lajthitë janë të pasura me  proteina dhe kripera minerale,   duke bërë të mundur ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut.

    Në treg ka shumë tipe të frutave me vaj, si bajamet, fistikët, kikirikët, arrat, farat e kungullit dhe luledielli. Por ato më të mirat janë ato pa kripë apo pa përbërës të tjerë sepse kështu ruajnë të gjitha vlerat ushqyese. Dobitë e lajthive janë:

    1.Kanë yndyra të shëndetshme dhe mbajnë kolesterolin e ‘keq’ nën kontroll.

    2.Përmbajnë proteina të lehta dhe fibra.

    3.Janë plotë me minerale dhe vitamina.

    4.Përmbajnë vitaminën P, të tipit antioksidant,  që shërben për të kontrolluar veprimet agresive tonat.

    Por KUJDES, në gjithë frutat me përberje vaji, Kikirikët shkaktojnë alergji.

    /shkupi24/