Author: thirrja@live.com

  • Portokalli, sëmundjet që luftojmë përmes tij

    Portokalli, sëmundjet që luftojmë përmes tij

    Portokallet janë ndër frutat më popullore në të gjithë botën. Ndërkohë që ky frut është mjaft i preferuar për t’u konsumuar pas një darke të mirë apo edhe mbasdite, lëngu i portokallit (sidomos i konsumuar në mëngjes) është i lidhur ngushtë me një shëndet të mirë.

    Portokallet kategorizohen në dy grupe:

    • Të ëmbël (ku futet edhe portokalli i kuq, shumë i rëndësishëm për efektet e tij në prodhimin e hemoglobinës së gjakut)
    • Të thartë (të hidhur) që zakonisht përdoren për të bërë marmalatën, reçelin apo edhe për prodhimin e likerit.

    Si mund ta konsumojmë?

    Ju mund ta konsumoni frutin pa lëkurë, që është edhe forma më e zakonshme e konsumit. Kështu, në fillim, përpara se ta prisni apo qëroni portokallin, lajeni mirë në mënyrë që bakteret e lëkurës të mos depërtojnë tek fruti.

    Portokalli mund të konsumohet me lëkurë vetëm në rast se ai është biologjik dhe nuk është trajtuar me kimikate.

    Kjo pasi lëkura përmban substanca si flavanones apo shumë minerale, të cilat shërbejnë për të parandaluar shumë sëmundje.

    Pjesa e bardhë nën lëvore nuk duhet hedhur, pasi edhe ajo mund të konsumohet dhe ka vetitë e saj.

    Sëmundjet që mund të parandalohen apo të trajtohen:

    • Përmirëson e parandalon astmën
    • Përmirëson bronkitin si dhe tuberkulozin
    • Trajton reumatizmën
    • Parandalon krijimin e gurëve në veshka (përdoret edhe në rastet kur janë formuar gurë në veshka)
    • Ul nivelin e kolesterolit të keq
    • Parandalon diabetin (diabetikët duhet të hanë portokall – sasia 100g).
    • Portokalli është pak laksativ dhe pastrues i mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
    • Ndihmon gjatë ftohjes
    • Betakarroteni është një antioksidant shumë i mirë që mbron qelizat e trupit tonë që të mos dëmtohen
    • Është i pasur me kalcium që mbron e mirëmban shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve
    • Ka acid folik që është i nevojshëm për zhvillimin e mirëmbajtjen e trurit.
    • Ka magnezium që ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut
    • Përmban potasium, që është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e sistemit kardiovaskular.
    • Është i pasur me vitaminën B6 që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.
    • Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.
    • Betakaroteni është një antioksidant shumë i mirë që mbron qelizat e trupit tonë që të mos dëmtohen.
    • Lufton celulitin e artritin.
  • Si e pastron gjumi trurin .??

    Si e pastron gjumi trurin .??

    Truri e përdor gjumin për të pastruar mbetjet toksike që grumbullohen gjatë një dite të lodhshme me mendime.

    Ky është përfundimi që kanë nxjerrë shkencëtarët amerikanë në një studim të publikuar në revistën ‘Science’.

    Vëzhgimi i tyre ka treguar se qelizat e trurit tkurren gjatë fjetjes në mënyrë që të krijojnë hapësirë mes neuroneve dhe të lejojnë lëngjet të “lajnë” trurin.

    Gjithashtu, kërkuesit amerikanë thonë se mospastrimi i trurit mund të çojë në çrregullime të tij.

    Sipas zbulimit, ky pastrim është një funksion jetësor që nuk mund të kryhet kur njeriu është zgjuar.

    /shkupi24/

  • Të ushqyerit sipas grupit të gjakut s’ka bazë shkencore

    Të ushqyerit sipas grupit të gjakut s’ka bazë shkencore

    A është e rëndësishme se ç’grup gjaku kemi për të ditur se ç’duhet të hamë? Disa autorë thonë se është e rëndësishme dhe se duhet të ushqehemi sipas grupit të gjakut. Një gjë e tillë ka bërë jo pak partizanë nëpër gjithë botën në 15 vitet e fundit. Çështja është se baza shkencore për një gjë të tillë është pothuajse inekzistente, siç tregon një studim i fundit.

    Të ushqyerit sipas grupit të gjakut u ideua nga Peter D’Adamo në fillim të viteve ’90. Hipotezat e tij bindën shumë dhe libri i vet ka një shitje prej rreth 7 milionë kopjesh në gjithë botën. Në “Hani sipas tipit tuaj” këshilloheshin ushqime të përshtatshme për gjithsecilin: grupi 0 për shembull mund të ushqehej pa problem me ushqime që përmbanin shumë proteina, grupi A më tepër me ushqime vegjetariane, grupi B më tepër me produkte të qumështit, grupi AB mund të zgjidhte një vijë të mesme mes dy të parave.

    Por për këto ama, nuk ka asnjë provë shkencore, sepse studime mbi këtë çështje le të themi që ende tani janë thuajse inekzistente dhe për më tepër këto hipoteza nuk janë provuar asnjëherë. Kështu Ahmed El-Sahemy, i Universitetit kanadez të Torontos vendosi të shihte më me vëmendje me një studim që përfshiu rreth 1500 njerëz për të provuar nëse dieta sipas grupit të gjakut mund të ketë një bazë reale. Por nuk ishte e vërtetë. Sipas studiuesit, është e vërtetë që ata të grupit A, për shembull, kishin parametra shëndetësorë më të mira e po ashtu edhe ata të grupit AB, kjo për faktin se të parët kishin një dietë tepër vegjetariane dhe të dytët sepse u ishin këshilluar vezët dhe peshqit. Por kjo s’kishte lidhje me grupin e gjakut, por me ushqimet. Kjo shpjegon dhe pse disa njerëz thonë se ndihen mirë pasi janë ushqyer sipas grupit të gjakut.

    /shkupi24/

  • Kush vuan më shumë nga migrena, femrat apo meshkujt?

    Kush vuan më shumë nga migrena, femrat apo meshkujt?

    Nga migrena vuan mesatarisht 15% e popullsisë. Me shumë prek femrat në një raport 3 me 1 me meshkujt. Grupmosha më e prekur është 15 deri 50 vjeç, por ajo mund të haset edhe tek fëmijët e vegjël. Në shumicën e rasteve fillon në adoleshencë, për të arritur kulmin e saj në moshat 35 -45 vjeç e pastaj me kalimin e moshës vjen vetvetiu duke u larguar. Ne mjekët themi shpesh, migrena plaket bashkë me njeriun, prandaj mos u gëzoni shumë kur rrallohen vetvetiu krizat, sepse kjo do të thotë që po plakeni.

    /shkupi24/