Author: thirrja@live.com
-
Dhimbjet reumatike dhe moti
Ndryshimet e shpejta të motit mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve reumatike.
Tashmë një kohë dihet se moti mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjeve reumatike, dhe se këtyre më shumë u përshtatet moti i ngrohtë dhe i thatë.
Por nuk ka pasur studime të mjaftueshme që edhe shkencërisht e kanë vërtetuar këto supozime të pacientëve.
Megjithatë, një studim argjentinas i realizuar në mbi 150 pacientë kohë më parë, ka konfirmuar këtë lidhje.
Pacientëve që vuajnë nga problemet reumatike u është kërkuar që çdo ditë të shënojnë ndjenjat dhe dhimbjet, derisa studiuesit kanë matur çdo ditë edhe temperaturën, shtypjen atmosferike dhe lagështinë e ajrit.
Studimet kanë treguar një shkallë të dukshme të lidhjes në mes të motit dhe dhimbjeve reumatike.
Megjithatë, studiuesit kanë arritur në përfundim se moti ndikon në dhimbjen reumatike, por jo për shkak të një klime të caktuar, por për shkak të ndryshimeve të shpejta dhe të shpeshta të saj.
/shkupi24/
-
Të fillosh ditën e punës me një kafe
Kafja është pija më popullore në botë dhe një nga çështjet më të diskutueshme midis kërkuesve në të gjithë planetin. Për vite me radhë, biokimistët dhe kërkuesit janë munduar të kuptojnë se si kafja mund të ndihmojë mendjen e njeriut në momentet e lodhjes.
Në ditët e sotme, për shumë njerëz kafja është diçka pa të cilën nuk mund të jetojnë. Ata e pinë atë çdo ditë, veçanërisht në mëngjes. Për shumë njerëz, zgjimi në mëngjes për të ardhur në punë është një nga arsyet kryesore se pse e pinë kafen.
Imagjinoni që duhet të çoheni shpejt, të përgatiteni për punë, më pas të lodheni në trafik derisa të arrini në punë dhe kur të jeni atje problemet e ditës janë duke ju pritur për të testuar mendjen tuaj e cila nuk ka patur kohë të zgjohet plotësisht.
Kafja në shumicën e rasteve ju ndihmon të filloni ditën e freskët dhe ju mban aktiv në punë. Fillimi i ditës me një filxhan kafe mund të rrisë energjitë tuaja, do ju ndihmojë patjetër ta bëni punën më mirë madje mund të gjeneroni ide të reja të cilat një ditë do ju çojnë në një pozicion më të lartë.
Ata që janë të varur te kafja për ti mbijetuar punës le ta shijojnë atë dhe të kenë një javë plot energji.
/shkupi24/
-
Qumeshti i bletes : sherim i te gjitha semundjeve
Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.
Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.Efektet anësore
Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.Kura
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret
-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkave
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë./shkupi24/
-
Supë me pulë dhe limon
Përbërësit:
* 4 filxhanë ujë
* 2 filxhanë lëng pule pa kripë
* 1 qepë e vogël, e prerë në feta
* 2 fileta pule
* 1 gjethe dafine dhe 1 degëz majdanoz
* 12 lugë vaj ulliri
* 1 qepë e vogël, e grirë
* 1 thelb hudhër, e grirë
* 12 spec i gjelbër, i prerë hollë
* 2 domate mesatare, të grira hollë
* 12 spec djegës, për shije
* kripë dhe piper i zi i sapobluar
* lëngu i një limoni, dhe lëkurat për zbukurimPërgatitja:
* Ngrohim furrën në 200 gradë.
* Bashkojmë në një tenxhere ujin, lëngun e pulës, filetat, qepën, gjethen e dafinës, dhe majdanozin. I ziejmë për 20 minuta derisa pula të jetë zbutur. E kullojmë lëngun në një enë. Grijmë pulën.
* Në një tigan ngrohim vajin. Shtojmë qepën, hudhrën, specin e gjelbër, domatet dhe specin djegës. I gatuajmë derisa të zbuten, duke i përzierë herë pas here. Shtojmë lëngun dhe pulën. I ziejmë për rreth 5 – 10 minuta, derisa perimet të jenë zbutur.
* I shtojmë kripë, piper për shije dhe lëngun e limonit e hedhim nëpër tasa. I vëmë sipër pitet.