Author: thirrja@live.com

  • Truri kupton gënjeshtrën brenda një sekonde

    Truri kupton gënjeshtrën brenda një sekonde

    Disa studiues kishin për qëllim që të studionin se sa kohë i duhet trurit tonë për të kuptuar një gënjeshtër.
    Ky ekip italo-amerikan e nisën studimin e tyre me 30 studentë përpara 280 fotografive, në imazhe tregoheshin 8 aktorë profesionistë në gjendje të ndryshme emocionale dhe këto foto shoqëroheshin me përshkrime jo përkatëse për gjendjen që pasqyronin.

    Gjatë vëzhgimit të fotove studentët u vunë nën monitorimin e tomografisë elektromagnetike, që shërbente për matjen e aktivitetit celebral. Nëpërmjet kësaj metode u arrit në përfundimin se trurit tonë i mjaftojnë 300 të mijtat e sekondës për kuptuar një gënjeshtër.

    Ky raport që u publikua në revistën shkencore “Plos One” zbuloi gjithashtu se përgjegjës për ndarjen e së vërtetës nga gënjeshtra është korteksi i lobit frontal.

    /shkupi24/

  • Zbuloni vlerat e pazëvendësueshme të frutave të thata

    Zbuloni vlerat e pazëvendësueshme të frutave të thata

    Frutat e thata janë burim vitaminash dhe mineralesh, prandaj është e gabuar ideja se frutat e thata ju shëndoshin. Përveçse të mira në shije, frutat e thata janë shumë të shëndetshme për organizmin.

    Nëse jeni duke mbajtur dietë, Fëstkët janë zgjedhja më e mirë, sepse sipas dietologëve, fëstëkët janë frutat e thata që dobësojnë më shumë, ku një kokërr nuk ka më shumë se 4 kalori. Për të shuar urinë këshillohet që të blini fëstkët me guaskë dhe jo të gatshëm, pasi ato e ulin shumë oreksin. Përveç kësaj, fëstëkët janë burim i vitaminës B6 dhe kaliumit, të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe forcimit të muskujve.
    Arrat, janë frutat e thata më të mirat e mundshme për ushqyerje. Arrat janë shumë të pasura me antioksidantë, ndihmojnë trupin të luftojë sëmundjet e zemrës, plakjen e parakohshme dhe kancerin. Sigurisht nuk duhet tepruar me sasinë, është mirë të konsumoni 4 deri në 5 kokrra në ditë.
    Ndërsa Bajamet janë fruta të thata të jashtëzakonshme për t’u ngrënë, për vetë faktin se ato janë të pasura me fibra dhe vitaminën E, shumë të dobishme për një trup të shëndetshëm. Sipas studimeve të fundit, nëse keni propleme me kolesterolin e “keq” duhet të filloni të hani më shumë bajame, sepse është vërtetuar se ulin kolesterolin LDL..

    /shkupi24/

  • Si ta ulim tensionin e gjakut

    Si ta ulim tensionin e gjakut

    Tensioni i lartë i gjakut është shqetësim për shumë njerëz. Por, ne ua propozojmë disa këshilla, të cilave duhet t’u përmbaheni, për ta pasur nën kontroll tensionin dhe ta përmirësoni stilin e jetës.

    Për ta mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është mjaft e rëndësishme, për të mos rrezikuar sëmundje të ndryshme, si sulmi në zemër, funksionimi i dobët i veshkave, që janë ndër sëmundjet të cilat mund t’i vuani nga tensioni i lartë i gjakut.

    Mjekët këshillojnë që ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të bëjnë kujdes me dieta, ta mbajnë nën kontroll peshën dhe mbi të gjitha ta reduktojnë konsumimin e kripës.

    Ndonjëherë është e nevojshme të marrim medikamente, për ta ulur tensionin, por një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e kontrolluar, mund të japin rezultate të shkëlqyeshme në uljen e tensionit.

    Në vazhdim do t’i shihni disa këshilla që ua preferojmë, për ta ‘mposhtur’ tensionin e gjakut:

    – ta eliminojmë kripën dhe ta zëvendësojmë me erëza që e bëjnë ushqimin të shijshëm,

    – t’i zëvendësojmë disa karbohidrate të rafinuara me ushqime të pasura me sojë,

    – të konsumojmë çokollatë të zezë me përqindje të lartë të kakaos. Kjo ndihmon në uljen e tensionit,

    – eliminoni ushqimet e konservuara dhe ato me vaj, të gjitha salsiçet dhe mishrat e konservuar,

    – rriteni konsumimin e bananeve dhe perimeve të pasura me kalium si patatet shalqinjtë, portokajtë, spinaqin dhe bajamet,

    – ndaloni rreptësisht konsumimin e alkoolit, djathit, ushqimeve të ngrira dhe atyre të gatshme,

    – ecni çdo ditë së paku 30 minuta ose ndiqeni një aktivitet të moderuar fizik,

    – merrni frymë thellë, për disa minuta në mëngjes dhe gjatë natës, duke e larguar stresin dhe tensionin,

    – mos pini duhan, sepse konsumimi i tij i çrregullon arteriet, duke i penguar ato që të zgjerohen dhe kështu e lehtëson hipertensionin,

    – flini mirë dhe gjatë, pasi që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, lehtësisht mund ta ketë tensionin lartë

    /shkupi24/

  • Pirja e duhanit kalb trurin – sipas një studimi nga King’s College

    Pirja e duhanit kalb trurin – sipas një studimi nga King’s College

    Tymosja e duhanit ‘kalb’ trurin duke dëmtuar memorien, arsyen dhe mësimin– sipas një studimi nga Kolegji King’s në Londër.

    Një studim i afro 8,800 njerëzve me moshën mbi 50 vjeç tregoi se shtypja e lartë e gjakut dhe të qenit mbipeshë, gjithashtu, dukej të ndikonin tek truri, por, në një shkallë më të ulët.

    Shkencëtarët që udhëhoqën studimin njoftuan se njerëz duhet që t’i kushtojnë rëndësi stilit të jetës i cili mund të dëmtojë si mendjen, njashtu edhe trupin.

    Studimi i tyre është publikuar në “Revistën Age and Ageing”.

    Hulumtuesit pranë kolegjit King’s po hulumtonin lidhjen ndërmjet gjasave të një ataku kardiak apo të një goditje në tru dhe gjendjes së vet trurit.

    Të dhënat rreth shëndetit dhe stilit jetësor të një grupi të mbi 50-tave u mblodhën dhe teste të mendjes, sikurse inkuadrimi në mësimin e fjalëve të reja apo numërimi i sa më shumë emrave të kafshëve që mundeshin brenda një minute, u realizuan njashtu.

    Ata u testuan prapë pas katër pastaj tetë vjetëve.

    Rënia

    Rezultatet treguan se rreziku i përgjithshëm i një ataku kardiak apo të goditjes trunore “ishte e shoqëruar në mënyrë signifikante me rënien kognitive” ku ata me rrezikun më të lartë duke treguar rënien më të madhe.

    Po ashtu, përmendet se kishte një “shoqërim të qëndrueshëm” ndërmjet tymosjes së duhanit dhe pikëve më të ulëta në teste.

    Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e konsiderimit të shëndetit kardiovaskular nga mesi i jetës

    Njëri nga hulumtuesit, Dr. Alex Dregan, ka thënë: “Rënia kognitive bëhet më e shpeshtë me moshën dhe për një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve ndërhyn në funksionet ditore dhe mirëqenien.

    “Ne kemi identifikuar një numër të faktorëve të rrezikut të cilët mund të shoqërohen me një rënie të përshpejtuar kognitive, ku të gjitha, mund të modifikohen.”

    Ai, më tej shton: “Ne duhet që t’i vetëdijësojmë njerëzit rreth nevojës së kryerjes së disa ndryshimeve të stilit jetësor për shkak të rrezikut të rënies kognitive.”

    Hulumtuesit ende nuk e dinë sesi kjo rënie kognitive mund të ndikojë në mbarëvajtjen e aktiviteteve të tyre ditore. Ata ende nuk janë të sigurt nëse rënia e hershme në funksionimin kognitiv mund të çojë në çrregullime sikurse çmenduria.

    Zemra dhe truri

    Dr. Simon Ridley, nga Qendra për Hulumtimin e Alzheimerit MB, thotë:

    “Hulumtimet në mënyrë të përsëritshme kanë ndërlidhur tymosjen e duhanit dhe shtypjen e lartë të gjakut me rënien kognitive dhe çmendurinë e pleqërisë, kurse ky studim i shton më shumë peshë dëshmive.

    “Rënie kognitive derisa moshohemi mund të zhvillohet në çmenduri, dhe duke zbuluar faktorët të cilët janë të ndërlidhur me këtë rënie mund të jetë kritike për gjetjen e mënyrave për të parandaluar këtë gjendje.”

    “Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e kujdesjes për shëndetin tonë kardiovaskular nga mosha e mesme. ”

    Shoqëria e Alzheimerit thonë: “Ne të gjithë e dimë se tymosja, shtypja e lartë e gjakut, shkalla e lartë e kolesterolit dhe niveli i lartë i TMB [Treguesit të Masës Trupore] është e dëmshme për zemrat tona. Ky hulumtim i shton dëshmive të shumta të cilat, gjithashtu, sugjerojnë se ato mund të jenë të dëmshme edhe për trurin.

    “Një në tre njerëz mbi 65 vjeç zhvillojnë çmendurinë, por, [fatmirësisht] ekzistojnë gjëra që njerëzit mund t’i kryejnë për të zvogëluarin rreziqet e tyre.

    “Ngrënia e një diete të balancuar, mbajtja e një peshe të shëndetshme, ushtrime të rregullta, kontrollimi i shtypjes së gjakut dhe kolesterolit dhe mos tymosja të gjitha përbëjnë një dallim të madh.” Burimi: /islamifejaevertete/