Author: thirrja@live.com

  • Viruset vrasës

    Viruset vrasës

    Një grup hulumtuesish nga Rockefeller University i New Yorkut kanë eksperimentuar me bakteriofagë. Vincent Fischetti, udhëheqësi i tyre, ka hulumtuar një bakteriofag që ka vrarë Streptococcus pneumoniae dhe ka izoluar enzimën që ka zbërthyer ose çarë bakterin.
    “Vince e ka izoluar atë enzimë dhe më tha, ‘Dëshironi ta testoni’, unë e bëra dhe funksionoi për mrekulli”, ka thënë McCullers. Enzima u hodh në hundën e minjve, duke parandaluar tërësisht infeksionin e veshit në minj. Shumë kërkues kanë gjetur se këto fagë, baktere-vrasës, mund të përdoren për të ndihmuar mjekësinë.

    Këto viruse infektues, kur dëshirojnë të lënë bakterin dhe të largohen për të infektuar të tjerë dhe të shpërndahen më tej, zhvillojnë këto enzima të cilat shkaktojnë një çarje në murin e bakterit”, ka thënë McCullers. Kjo vret bakterin (enzima). Fagët mund të sajohen në laborator për të sulmuar vetëm lloje specifike të baktereve dhe të jenë të padëmshëm për qelizat humane, transmeton Telegrafi.

    “Një prej aplikimeve për përdorim të saj që mund ta parashohim është se, nëse keni fëmijë që mund të marrën infeksione gjatë periudhës së dimrit, mund të keni një sprej nazal i cili do të spërkatet në hundën e fëmijës një herë të javë vetëm për të nxjerrë bakteret jashtë”, ka thënë McCullers.

    Ose mbase sprej mund të përdoret pas një periudhe të gripit për të parandaluar infeksionin sekondar. Kjo mund të përdoret për njerëzit e moshuar, derisa gripi sezonal vret rreth 36.000, më së shumti të moshuar, çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

    “Shumica e njerëzve nuk vdesin nga influenca, por ata vdesin për shkak të infeksioneve bakteriale pas gripit”, McCullers.

    Por vitet e eksperimenteve klinike do të duhet të realizohen para se ky trajtim të mund të testohet edhe në fëmijë.

  • Të kafshosh thonjtë është problem psikologjik

    Të kafshosh thonjtë është problem psikologjik

    Kafshimi i thonjëve nuk është vetëm e shëmtuar nga ana estetike dhe higjenike por edhe nje problem psikologjik.

    Një studim gjerman ka treguar se njerëzit që kafshojnë thonjtë e kanë të vështirë të heqin dorë nga zakoni i tyre. Sipas tyre, ky është një problem serioz psikologjik që mund të zgjidhet me ndihmën e një mjeku.

    Studiuesit shpjegojnë se shkaku pse njërëzit që kafshojnë thonjtë e tyre është stresi.

    Sipas statistikave, gjysma e fëmijëve dhe të rinjve të moshës 10 dhe 18 vjeç kafshojnë thonjtë herë pas here, ndërsa e 1/3 e fëmijëve dhe 45% e adoleshentëve i kafshojnë thonjtë sipas ditëve.

    Për të shmangur këtë zakon të keq, studiuesit sugjerojnë teknikat e relaksimit, stërvitjes apo edhe shtimi i orëve të gjumit.

    /shkupi24/

  • Ushqime anti-plakje

    Ushqime anti-plakje

    1. Fasulet e kuqe

    Ato janë një burim shumë i mirë i flavonoideve, një familje e rëndësishme e antioksidantëve, që mund të mbajnë nën kontroll plakjen. Përveç kësaj, indeksi i ulët glicemik i tyre dhe përmbajtja e lartë e fibrave, shpjegon kontributin e tyre për të mbajtur nivelet e glukozës në gjak të qëndrueshme.

    2. Salmoni

    Salmon ka sasi të mëdha anti-inflamatore omega-3 për të ndihmuar në mënyrë të ngadalshme procesin e plakjes.

    3. Kumbulla të thara

    Konsumimi i sa më shumë kumbullave të thara mund t’ju bëjë të dukeni më të rinj! Arsyeja që ato konsiderohen si një ushqim anti-plakje është, se procesi i tharjes përqendrohet në lëkurë për të ruajtur antioksidantët që ndodhen në fruta.

    4. Manaferrat

    Të gjitha llojet e manaferrave përmbajnë vitaminë C, me anë të të cilës stabilizojnë kolagjenin dhe ngadalësojnë zbërthimin e tij për t’i dhënë lëkurës një pamje të re. Për të marrë më të mirën e manaferrave, bëni një përzierje të gjithë llojeve – të konservuara, apo të freskëta.

    5. Qumësht soje

    Dy gota qumësht soje në vend të qumështit normal, mund të rritin butësisht nivelet e hormoneve, sidomos gjatë menopauzës dhe njëkohësisht mund të mbajnë të fortë lëkurën

    /shkupi24/