Author: thirrja@live.com
-
Hadithi Nr.9 “Mësimi i grave”
Dituria e vërtetë është mjeti parësor i përmirësimit të shoqërisë. Ajo duhet t’i përfshijë që të dy gjinitë: burrat dhe gratë, dhe njëherit ato të plotësojnë njëra-tjetrën. Lidhur me këtë, urdhërat e fesë islame kanë ardhur njësoj, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu se ka thënë: I kanë thënë gratë pejgamberit s.a.u.s.: “Burrat na e kanë kaluar në dituri, andaj ndaj një ditë për të na mësuar edhe neve”. I dërguari i Allahu u premtoi dhe një ditë u takua me to, dhe në mes të tjerash u tha: “Nuk ka ndonjë grua të cilës i kanë vdekur tre fëmijë, e ato të mos jenë mburojë prej zjarrit për të”. Një grua prej tyre tha: “edhe dy?”. I dërguari i Allahut ia ktheu: “edhe dy”.
Dobitë e hadithit:
- guximi i moralshëm i muslimanëve në kërkimin e të drejtave për mësimin e fesë dhe marrjen e diturisë.
Gratë edhe pse kanë prezentuar në ligjëratat e të dërguarit s.a.u.s., përsëri kanë pasur turp që ta pyesin pejgamberin s.a.u.s për gjërat që u kanë interesuar. Andaj, lidhur me këtë pejgamberi s.a.u.s. ka caktuar një vendtakim të veçantë për t’u konsultuar, këshilluar dhe për t’i rregulluar çështjet familjare, gjë që është zgjidhja më e mirë për përmirësimin e gruas dhe mbrojtjen e nderit të saj;
- mësimi i gruas.
Feja islame i ka dhënë rëndësi të veçantë edukimit dhe arsimimit të gruas, nënës edukatore, e cila ndihmon në përmirësimin e familjes dhe shoqërisë. Islami e nxit gruan për pjesëmarrje në jetën shoqërore, edhe atë duke ia lejuar prezencën në xhami, në vende të diturisë, e të ngjashme.
S’ka dyshim se arsimimi i gruas ka rëndësi të madhe në formimin e shoqërisë së mirëfilltë islame, sepse arsimimi dhe vetëdijësimi i saj ndikon fuqishëm në formimin e një gjenerate të përgjegjshme e të ndërgjegjshme. Kështu, gruaja me ndjenjat e saja të sinqerta e të buta hyn në jetën e fëmijëve dhe i trajton problemet e tyre, gjë që e zgjon pëlqimin dhe dashurinë e tyre ndaj nënës, dhe kësisoj fëmijët e pasojnë nënë me gjithë sjelljet dhe veprimet e saj. E gjithë kjo tregon se arsimimi i gruas luan rol të posaçëm në përmirësimin e familjes;
- këshilla e veçantë për gratë e mërzitura dhe të goditura me sprovën e vdekjes së ndonjë prej fëmijëve të tyre dhe shpërblimi i madh si rezultat i kësaj sprove;
- edukata e guximit që duhet të posedojë çdo musliman;
- vlera që ia ka dhënë Islami gruas, jo vetëm si grua dhe nënë, por edhe si pjesë përbërëse e shoqërisë së dobishme;
- të lejuarit e njeriut të ditur në edukimin dhe arsimimin e grave, me kusht që mos të ketë veçime të ndaluara dhe fitne;
- urtësia e pejgamberit s.a.u.s. në përshtatjen e temës konform bashkëbiseduesve.
Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim Sherifi
www.thirrrjaislame.com
-
Mos përdorni telefonin mobil mbi 30 minuta në ditë
Njerëzit të cilët përdorin telefonat mobilë intensivisht duket se kanë më tepër rrezik në zhvillimin e disa tipave të kancerit të trurit, thonë shkencëtarët francezë, ndërsa iu përgjigjen pyetjeve për sigurinë e telefonit.
Personat të cilët përdorin telefonat mobilë më shumë se 15 orë në javë (30 minuta në ditë për një periudhë mesatarisht 5-vjeçare janë 2-3 herë më të prirur për t’u prekur nga tumoret e gliomës dhe meningliomës.
Studimi, i cili është botuar në numrin e fundit të revistës britanike “Occupational and Environmental Medicine”, është i fundit lidhur me sigurinë e telefonave mobilë.
Në 15 vitet e fundit shumë studime kanë dështuar për të dhënë rezultate të qarta lidhur me përdorimet e mobilëve, megjithëse mund të kenë gjetur një lidhje mes gliomës dhe përdorimit të gjatë të tyre.
“Studimi ynë është në të njëjtin drejtim, por rezultatet duhet të konfirmohen”, thotë Isabelle Baldi e Universitetit të Bordosë në jugperëndim të Francës, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2011 Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve mbi Kancerin (IARC) deklaroi se fushat e radiofrekuencës të përdorura nga telefonat mobilë mund të jenë kancerogjene. Sidoqoftë kërkuesit janë përballur me sfida të ndryshme, duke përfshirë të pasurit e një tabloje më të qartë lidhur me përdorimin e telefonit në jetën tonë, si dhe faktorë të tjerë si duhani, i cili gjithashtu e rrit rrezikun e kancerit.
Studimi i ri përfshiu 253 raste të gliomës dhe 194 raste të meningimës të raportuar në katër reparte franceze. Këta pacientë u krahasuan me 892 individë të shëndetshëm. Krahasimi zbuloi një rrezik më të lartë mes personave që përdornin mobilët intensivisht, sidomos mes atyre që e përdornin për punë, si shitje! Koha e përdorimit në këtë kategori shkonte nga 2-10 vjet, me një mesatare prej 5 vjetësh.
Megjithatë studiuesit kanë edhe disa dilema, si për shembull: kanceri zhvillohej në krahun e kundërt të trurit dhe jo në krahun ku mbahej telefoni i dorës zakonisht.
“Është e vështirë të përcaktojmë nivelin e rrezikut, sidomos duke qenë se teknologjia vazhdon të zhvillohet”, thuhet në studim, ndërsa theksohet se janë edhe më të nevojshme hulumtimet e mëtejshme.
/Telegrafi/
-
KONSUMOJE MAJDANOZIN
Është absurde të vendosim majdanosin
si zbukurues të piatave, pasi ai përmban:
– Multivitamina,
– Vitamin B12,
– Vitamin C,
– Kalcium,
– Omega 3 dhe Omega 6,
– Proteina,
– Hekur dhe
– Vitaminën K… dhe plus, është shumë i lirë.
/shkupi24/
-
Hadithi Nr.8 “Ngritja e diturisë”
Trans.imam Ahmedi dhe Taberani në shkakun e zbritjes së hadithit “ngritja e diturisë” se ebu Umame r.a. ka qenë në haxhin e lamtumirës dhe ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:”merrni dituri para se të ngritet”tha një beduin si ngritet? Tha:”ngritja e diturisë është me shkuarjen e bartësve të saj “tri herë.
Në një trans.tjetër të ebu Umames r.a.se ai(beduini) ka thënë:o i derguari i Allahut si do të ngritet dituria nga ne a në mesin tonë ka mus’hafa(kurana) dhe e kena mësu çka ka në to dhe ua kemi mësuar fëmijëve tanë,grave tona dhe shërbetorëve tanë.E ngriti kokën kah ai duke qenë i nervozuar dhe tha:”jehudet dhe të krishterët i kanë në mesin e tyre librat e tyre mirëpo nuk kanë mësuar nga to ajo që u ka ardhë pejgamberëve të tyre”.
Trans.nga Abdullah ibn Amr ibn Asi r.a. se ka thënë:ka thënë i derguari i Allahut s.a.w.s.:”me të vërtetë Allahu nuk e merr diturinë duke ua marrë njerëzve prej gjoksave mirëpo e merr diturinë me marrjen e dijetarëve,derisa nuk ngel asnjë dijetar,pastaj njerëzit i bëjnë prijsa injorantët dhe ata pyeten dhe japin përgjigje pa dituri dhe devijojnë veten dhe të tjerët”.
Dobitë e hadithit:1) Ngritja e diturisë: shpërndarja e injorancës është nga shenjat e kijametit që aludon në mbarimin e jetës në këtë botë.I ka lajmëruar Pejgamberi s.a.w.s. Shokët e tij në haxhin e lamtumirës dhe janë habitur si mundet të ngritet dituria kur ata e lexojnë kuranin,dhe ua qartësoj Pejgamberi s.a.w.s. se diturinë Allahu nuk ua fshinë njerëzve prej gjoksave,mirëpo pakësohet dituria dhe shpërndahet injoranca me vdekjen e dijetarëve.Trans.Tirmidhiu nga ebu Derda r.a. se ka thënë :kemi qenë me Pejgamberin s.a.w.s. dhe e ka ngritë shiqimin e tij drejt qiellit dhe ka thënë: vjen koha kur do të ngritet dituria nga njerëzit derisa nuk do të dijnë asgjë”,dhe tha Zijad ibn Lebid el Ensariu r.a.:si do të ngritet dituria nga ne kur ne e lexojmë kuranin dhe pasha Allahun do ta lexojmë atë dhe do ua lexojmë femijëve tanë dhe grave tona,dhe i tha i derguari:” të humb ty nana o Zijad a unë të kam llogaritur prej dijetarëve të Medines,ky është tevrati dhe inxhili te jehudet dhe te krishterët qka ju bjen dobi atyre?…etj.
E ka thënë të vërtetën i derguari i Allahut s.a.w.s. se qka bëjnë dobi librat nëse mbeten vetëm shkronja të shkruara dhe vija të rënditura,nëse njerëzit nuk i mësojnë rregullat e saj as nuk veprojnë me të.
2) Omer ibn AbdulAzizi r.h. duke e ditur këtë hadith është friguar mos po humbet hadithi i Pejgamberit s.a.w.s. dhe i shkruan mëkëmbësit të tij për në Medine ebu Bekër ibn Hazmit: merri dhe shkruaj të gjitha hadithet e Pejgamberit s.a.w.s. se unë frigohem nga humbja e diturisë,dhe shkuarjes së dijetarëve,dhe nuk pranohet vetëm se hadithi i pejgamberit s.a.w.s. dhe le ta shpërndajnë diturinë dhe le të mësojnë derisa të dinë ata që nuk dijnë,dhe se nuk shkatërohet dituria derisa të mbahet fshehurazi”.
3) Kujdesi nga dhënia e fetfave(përgjigje) në çështjet fetare pa dituri, pa u vërtetuar nga mendimi më i vërtetë.Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:” më i guximshmi për fetfa është më i guximshmi për në Zjarr”
4) Muslimanët duhet që t’i pyesin për rregullat e fesë dijetarët që veprojnë me të, dhe të cilët janë të njohur me diturinë dhe më devotshmerinë e tyre.
5) Nxitja në kërkimin e diturisë dhe kujdesi që të veprojmë me të dhe mbrojtja e diturisë nga humbja.
6) Rëndësia e diturisë islame në rregullimin e jetës së muslimanit,dhe ruajtjes së lumturisë së tyre.
7) Dituria kur të përmendet në fjalët e të dërguarit s.a.w.s.fillimisht është për qëllim dituria islame e cila ua sqaron muslimanëve rregullat e fesë së tyre me të cilën ata shpëtojnë në këtë botë dhe në botën tjetër.Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim Sherifi
www.thirrrjaislame.com