Author: thirrja@live.com
-
Hadithi Nr.12 “Besimtari nuk bëhet i papastër”
Njeriu, edhe nëse është besimtar apo jobesimtar djersa e tij, jargët e tij, lotët e tij, janë të pastra edhe nëse e ka kry nevojën apo është bërë xhunub (papastër) ose nëse gruja është në mensturacione ose në lehoni.Kjo është prej nderimit të njeriut qe ia ka bërë All-llahu subhanehu ve teala atij ku thotë:”Ne i kemi nderuar bijte e Ademit”.ne hadithin në vijim e verteton Pejgamberi s.a.w.s. se besimtari është i pastër edhe nuk bëhet i papastër.
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.w.s. e ka takuar atë në një rrugë të Medines kur ai ka qenë i papastër(xhunub) dhe tha: u fsheha prej tij dhe shkova u pastrova pastaj erdha dhe me tha:ku shkove o Eba Hurejra? Tha:isha i papastër dhe nuk desha të rrij ulet me ty dhe une duke qene i papaster.tha:”i lartesuar është All-llahu me vertete besimtari nuk bëhet i papastër”.
Dobite e hadithit:
1.Besimtari është i pastër: ka qenë prej traditës së Pejgamberit s.a.w.s. që kur e ka taku ndonjërin prej shokëve të tij e ka përshëndetë për dore dhe ka bërë lutje për të. Ebu Hurejra r.a. është frikuar të përshendet dorën e ndershme të Pejgamberit s.a.w.s. duke qenë xhunub(i papaster) dhe ka shpejtuar për tu pastruar,për këtë arsye Pejgamberi s.a.w.s. ia mohoi Ebu Hurejres këtë bindje se është i papaster nëse është xhunub e jo fjalen e tij,nuk desha me u ule pa u pastru,sepse me ndejt me dikënd duke qenë i pastër është e preferuar.
Kuptimi se besimtari nuk është i papastër është se ai është i paster në trupin e tij,jargët e tij,djersa e tij,uji çka ngel(pasi te pin prej gotes),lotët e tij,edhe jobesimtari e ka dispozitën e njejtë sikur besimtari.
E sa i përket fjalës së All-llahut të Lartësuar:”Me të vërtet mushrikat(jobesimtaret)janë të papaster”,shumica e dijetarëve thone: nuk është për qëllim papastërtia e trupave të tyre mirëpo është për qëllim papastertia e besimit,për këtë arsye e ka lidhur Pejgamberi s.a.w.s. një rrob jobesimtar në xhami,dhe e ka lejuar All-llahu ushqimin e pasuesve të librit. Shumica e dijetareve kanë thënë :është përmendur veçant besimtari sepse ai është që çdoher largohet nga papastërtia,ndersa jobesimtari nuk rruhet nga papastërtia.- Preferohet respektimi i njerëzve me vlerë,dhe nderimi i tyre. Kanë preferuar dijetarët që nxënësi i diturisë të jetë në formë më të mirë kur e kërkon diturinë, i paster, i regulluar, thonjtë e prerë, erë të këndshme qe mos të i pengon mësuesit të vetë dhe shokëve të tij.
3.Lejohet që të vonohet pastrimi prej kohës së parë të obligueshmëris.
4.Lejohet që xhunubi(i papasteri)të i kryn disa nga nevojat e tij para se të pastrohet.
5.Afrimi i zemrave të besimtarëve dhe modestia për hir të All-llahut.Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com
-
Sfungjeri i enëve, objekti më i ndotur
Të gjithë mendojmë se ambjentet e tualeteve janë ndër vendet më me shumë baktere, por ka një objet të cilin e përdorim shumë shpesh gjatë ditës, sfungjeri i enëve, ku numri i baktereve është shumë herë më i lartë nga sa mendojmë.
Mikrobiologu në Insitutin e Shëndetit Publik, Artan Bega, tregon se analizat e bëra nga shkencëtarët e huaj kanë treguar se sfungjeri i enëve mund të ketë 2000 herë më shumë baktere se vetë lavamani, ku lajmë enët.
Një sfungjer enësh i përdorur për një kohë të gjatë, mund të bëhet burim i një epidemie dhe specialistët këshillojnë jo vetëm të ndërrohet shpesh por edhe pas përdorimit, nuk duhet lënë sfungjeri në ujë pasi lagështia shërben për shumimin e baktereve, gjithashtu rekomandojë se duhen larë duart pasi të kemi larë enët.
/shkupi24/
-
5 – KËSHILLA SPECIALE PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME
1. Mos pini duhan!
Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.
2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.
3. Ushqime të shëndetshme për zemrën
Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish,ara, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.
4. Ruani peshën normale
Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.
5. Bëni rregullisht ekzaminime
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.
/shkupi24/
-
7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga Shalqiri
Kjo pemë duhet konsumuar, sepse është përgjegjëse për lloje të ndryshme të përfitimeve shëndetësore! Prandaj, konsumojeni atë këtë verë duke i shijuar disa nga këto përfitimet e mahnitshme shëndetësore:
1. Likopena
Likopena, e cila gjendet edhe në domate, është një karotenoid fitonutrinet që i jep një përmirësim të madh shëndetit kardiovaskular duke e përmirësuar shëndetin e eshtrave gjithashtu.2. Citrulina
Citrulina është aminoacid të cilin organet tona mund ta konvertojnë në arginine. Nivelet e rritura të argininës kanë qenë të lidhura me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve, dhe madje mund të ndihmojë edhe tek disfunksioni erektil.3. Vitamina C
A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta dhe mund të përfshijnë parandalimin e defiçencës imunitare, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e syve, rrudhat, etj.4. Kolina
Kolina, e cila gjendet në këtë pemë të shijshme, e ndihmon trupin tonë që ta luftojmë inflamacionin. Ajo gjithashtu na ndihmon të flemë më mirë, ta përmirësojmë kujtesën dhe të mësuarit, dhe ta përmirësojmë lëvizjen e muskujve.5. Fibrat
Për shkak se shalqiri është i mbushur si me fibra ashtu edhe me ujë, ai bën çudira për sistemin tonë të tretjes duke na ndihmuar që të kemi jashtëqitje të rregullt pa pengesa.6. Vitamina A
Shalqiri përmban vitaminë A, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme lëkurën dhe flokët, mes tjerash.7. Pak kalori
Shumë njerëz gabimisht supozojnë se shalqiri ka pak kalori, sepse ka vetëm ujë dhe sheqer. Kjo nuk është e vërtetë! Derisa shalqiri ka vërtet pak kalori, ai është i mbushur me ushqyes të shumtë që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm – duke na mbajtur të hidratuar dhe brenda një niveli të shëndetshëm të konsumit ditor të kalorive.Shalqiri është një pemë freskuese dhe një ushqim çudibërës për shëndetin tonë. Kjo pemë ka fuqi të pabesueshme shëruese dhe parandaluese, kështu që sigurohuni të përfitoni nga sezoni i shalqirit, sa është këtu!
Ju mund ta hani vetëm shalqirin, por gjithashtu mund të konsideroni ta përdorni shalqirin për të bërë sallatë shalqiri. Krem akulloreje me shalqi, lëng shalqiri, salsa shalqiri, limonadë shalqiri, etj.
/shkupi24/
-
Mos flini me telefona afër!
Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike.
Herën tjetër kur nuk mund të bëni gjumë, truri juaj mendon për listën që do të bëni nesër, si shopingu, takimet e së nesërmes, dhe nëse e keni mbyllur ose jo derën tuaj. Mirëpo zgjidhja është e thjeshte, largojeni telefonin tuaj mobil nga shtrati ku ju bëni gjumin dhe po ashtu mbajeni atë jashtë dhomës së fjetjes.
Tetë nga dhjetë prej nesh i mbajnë telefonat dhezur gjatë natës, kjo sipas Ofcom, dhe gati gjysma prej nesh i përdorin telefonat si një orë alarm për zgjuarje, ka gjetur studimi.
Mirëpo, ekspertet janë të shqetësuar për efektin që kjo ka. Së paku na bën hipervigjilentë, kështu që gjumi ynë ka mundësi më shumë që të shqetësohet dhe ne përfundojmë duke mos marr gjumë të mjaftueshëm që na nevojitet.
Kjo gjithashtu mund të sjell insomninë ( sëmundje e gjumit) dhe të tjera probleme më gjumin.
Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike.
Po ashtu ka sugjerime se gjumi me telefona afër shtratit tuaj mund të shkaktojë marramendje dhe kokëdhembje.
/shkupi24/
-
Hurma dhe Mrekullitë e saj në trupin tonë
Eshtë vërtetuar shkencërisht se agjërimi ka një efekt mahnitës në trupin e njeriut dhe se ai është i bazuar në ujë dhe sheqerna të thjeshta të burimeve natyrore si janë hurmat të cilat janë konsideruar si sheqerna të mira natyrore.
Studimet kanë dhënë prova se personi i cili ushqehet veten me hurma dhe ujë për 20 deri në 30 ditë do të bëjë që trupi i tij të shpëtoj prej toksinave dhe trupi do të jetë me vitalitetin e tij shumë më të mirë se më parë.
Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka konfirmuar këtë rregull dhe deklaroi se kushdo që dëshiron për të çelur agjërimin e tij duhet ta fillojë atë me hurma sepse ajo është e bekuar, dhe në qoftë se ai nuk ka hurma, ta çeli atë me ujë sepse uji është pastrim.
Vlerat ushqyese të hurmes e bëjnë atë një ushqim të përshtatshëm për t’i rezistuar urisë.
Ngrënia e hurmave kur ndiheni të uritur rrit ndjenjën e ngopjes, siguron trupin me sheqerna të nevojshme, rregullon lëvizjen e zorrëve dhe më e rëndësishmja ajo do të ulë konsumin e ushqimit.
Përdorimi hurmës është një ilaç kundër dhjamosjes dhe shëndoshjes, dhe kjo është e konfirmuar edhe nga shkencëtarët, por në Islam profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) na lajmëron 1400 vjet më parë, se kur hurma është e pranishme në shtëpi, njerëzit e shtëpisë kurrë nuk përjetojnë uri.
Nëse do të konsumoje përditë nga një kokërr hurme do të shikonim se nuk do të shëndosheshim sepse ajo e zvogëlon ndjesinë e urisë.
Hurma është një ushqim laksativ, kështu që është e nevojshme që grat shtatzënë të hajnë hurmat para lindjes në mënyrë që të ndihmojë të zorrën e trashë dhe për të aktivizuar muskulin e mitrës dhe për të rregulluar lëvizjen e saj e cila ndihmon në lehtësimin e lindjes.
Kjo është konsideruar si një nga mrekullitë që Allahu ka thënë në Kur’an Merjemes:
“Shkunde trungun e palmës,qëtë bien mbi ty hurma të freskëta” Merjem 25
/shkupi24/