Author: thirrja@live.com

  • Hudhra – Te Mirat Shendetesore

    Hudhra – Te Mirat Shendetesore

    A mendoni se hudhera s’ju jep tjeter veq eres? Te jep ere por gjithashtu eshte njeri nder ushqimet me te shendetshme. Per shekuj me radhe hudhera eshte konsideru si ilaq per gjithcka dhe besohej te ket qen ne gjendje te sheroj te gjitha semundjet duke fillu nga te ftohurit deri te Murtaja! Por, nuk ka murtaje diteve te sodit por ja ka disa menyra tjera qe mund ta perdorni hudheren per shendetit tuaj.

    Aknet – shumices se njerzve gjate jetes se tyre vuajne nga aknet deri ne nje mase. Komapani te ndryshme pasurohen duke shitur lares fytyre dhe krema qe ndihmojne. Problemi qendron ne at se ka shume arsye per aknet e ketu perfshihen hormonet, dieta dhe stresi. Edhe pse hudhera vetvetiu nuk mund ti sheroj aknet por sigurisht qe mund te perdoret si ndihmes me tretmane tjera.

    Hudhera mendohet se funksionon pershkak te permbajtjeve antibiotike dhe pastrues te gjakut qe ka. Kur perdoret ne ushqim duhet te siguroheni qe eshte e shtypur dhe prere. Kjo i ndihmon asaj ne lirimin e perberjeve aktive qe ka. Nje menyr tjeter e marrjes se hudheres eshte vendosja e tyre ne nje shishe me vaj te ullirit dhe me pas mund ta perdorni per sallata te ndryshme.

    Shendeti Kardiovaskular dhe Kolesteroli i Larte – Nese ju pelqen te hani ushqim Mediteran dhe te Lindjes se larget do te shihni se ata perdorin hudheren shume. E lajmi i mire eshte se njerezit nga keto vende gjithashtu kan dukuri te vogel te semundjeve kardiovaskulare.

    Kolesteroli mund te jet nje fushe shendetsore konfuze. Ne njeren ane eshte i dobishem kurse ne anen tjeter mund te na vras. Kjo eshte pershkak se ka dy lloje te kolesterolit – HDL dhe LDL. Kjo e fundit konsiderohet si i keq. Per me shume lexoni Cka nuk keni dite per Kolesterlin e Duhet Te Dini. Mjeksia moderne ka zbuluar se hudhera permban allicin i cili pastron radikalet e hidroksilit (hydroxil OH). E kjo mendohet qe e ndalon LDL te oksidohet.

    Fatkeqsisht nje numer i rezultateve qe jan kryer tregojne rezultate te perziera. Por ne anen tjeter gjithashtu tregon se edhe sa me shume seriozisht gjerat natyrale duhet te merren. Natyrisht qe shumica e dim qe kompanit nuk jan te nxitura te kryejne kerkime ne produktet natyrale pershkak te mungeses se shperblimeve financiare. Nese keni problem me kolesterol mos ju frigo eres se keqe dhe merr hudher. Apo krejt qka mundesh te besh eshte ta besh pjes te dietes tuaj.

    Antioksidues – hudhera ka 1% te forces se penicilinit dhe mund ti zbraps nje numer te bakterieve sikur Listeria, Salmonella, E. coli, Cryptococcal meningitis, Candida albican dhe ZStaphylococcus. Problemi me shumicen e antibiotikeve eshte se bakteria krijon reziztenc ndaj tyre perderisa kjo nuk ndodh edhe ndaj hudheres.

    Keto te mira jan kuptuar se pari heret ne shekullin 19 kur nje prift Anglez eshte semur nga ethet infektuese kurse prifti Franqez i cili hante hudher cdo dite nuk eshte semur.

    Mpiksja e Gjakut – Provat klinike te cilat jan publikuar ne Journal of Hypertension, kan treguar presioni i gjakut te vullnetareve eshte zvogluar nga 1-5% pasi kan marr hudher. Kjo nuk tingllon shume por ky zvoglim i vogel mund te zvogloj shancat per goditje (pika ne tru) per 30-40% dhe semundjen e zemres per 20-25%.

    E cka per eren e hudheres?

    Perkunder te gjitha te mirave shendetsore te hudheres ndoshta ju ndjeni se era e hudheres mjafton per mos me perdor. Nese kjo eshte rasi ateher mund te perdorni kapsulla te hudheres pa ere.

    Disa pika rreth hudheres?

    Hudhera eshte me se shumti efektive kur shtypet dhe ndahet ne pjes dhe eshte ashtu e natyrshme.
    Nje thelb hudhere ne dite permireson shendetin tuaj kurse 2-3 thelba te ndihmon te parandalosh ftohjen.
    Kur e perdorni me ushqime prisni deri ne 10 minutat e fundit te pergaditjes se ushqimit dhe me pas mund t’i shtoni hudher.
    Kujdes mos ha shume sepse mund te irritoj sistemin digjestiv.
    Mos e futni ne mikroval pasiqe i vret perberjet aktive ne te.
    Mos merr hudher ne vend te dietave shendetsore te balancuara por shtoja asaj diete.
    Gjitmnon konsulto mjekun nese nuk je i sigurt per dicka.
    Keto jane te mirat e hudheres te cilat duhet mjaftojne qe ta perdoresh perkunder eres se keqe qe te jep.

    /shkupi24/

  • Hadithi nr.13″Këshillimi i pejgamberit s.a.u.s. ndaj grave”

    Hadithi nr.13″Këshillimi i pejgamberit s.a.u.s. ndaj grave”

    Prej kujdesit të Islamit është edhe mësimi i gruas dhe dhënia e të drejtave të saj.

    Pejgamberi s.a.u.s. i këshillonte gratë me fjalë të përshtatshme. Një herë ua patë caktuar një mbledhje të veçantë atyre, pasiqë ato e kërkuan një gjë të tillë dhe i mësonte ato nga ajo që e kishte mësuar Allahu. Nga mënyra e urtë e tij e të mësuarit ka qenë se ai i ka këshilluar në mënyrë të rreptë, gjithmonë këshillat e tij janë dedikuar në shumës që më lehtë t’i pranojnë dhe të nënshtrohen. Në vijim do të japim një nga këshillat e tij:

    Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu r.a. se ka thënë:  Doli pejgamberi s.a.u.s. në festën e Kurban Bajramit apo të Fitër Bajramit dhe kaloi nga gratë  të cilëve u tha: “O ju gra, jepni lëmoshë se unë e kam parë që shumica e banorëve të zjarrit janë prej jush (grave).” Ato thanë: “Përse, o i dërguari i Allahut?” Tha: Mallkoni shumë, e mohoni afërsinë, nuk kam parë më të mangëta në fe dhe në mendje, dhe më së shumti që ia merr mendjen njeriut jeni ju.” Ata thane: E çfarë është mangësia e mendjes dhe fesë tonë?” Tha: “A nuk është se dëshmia e gruas është sa gjysma e dëshmisë së burrit?” Ato thane: Gjithësesi.” Ai tha: Kjo është nga mangësia e saj. E kur të jetë në menstruacione ndonjëra nuk falet apo nuk agjëron?” Thanë: “Gjithësesi.” Tha: “Kjo është mangësia e fesë së saj.”

    Dobitë e hadithit:

    • Pejgamberi s.a.u.s. i ka nxitur gratë që të japin lëmoshë, sepse ajo i shlyen shumë mëkate. Lidhur me këtë ka transmetohet në librin Sahih të Tirmidhiut se pejgamberi s.a.u.s. ka thënë: “Lëmosha e shlyen gabimin sikur që uji e fikë zjarrin.”
    • Shkaqet përse gratë janë banorë të zjarrit:
    1. Mallkimi i tepërt, gjë që është largim dhe dëbim nga mëshira e Allahut të lartësuar dhe, njëherit, është edhe nga mangësitë ekëqija të gjuhës, qoftë ndaj kafshëve apo njerëzve. Ka thënë pejgamberi s.a.u.s.: “Besimtari nuk është mallkues.” Nga kjo kuptojmë se mallkimi është i ndaluar fetarisht përveç kush bën vepra që e largojnë nga Allahu, sikurse mohimi (kufri), padrejtësia. Në këtë rast është kusht të mos përvetësohet, por të thuhet: “Mallkimi I Allahut qoftë mbi mohuesin ose mbi të padrejtin.” Ndërkaq, në sahihun e Muslimit transmetohet se pejgamberi s.a.u.s. ka thënë: “Mallkuesit nuk bëhen as ndërmjetësues, as shehidë në Ditën e Kijametit.”
    2. Mohimi i afërsisë, gjë që, poashtu është zakon te gratë. Ato i mbulojnë të mirat e burrit dhe e mohojnë afërsinë. Ndërsa në hadith qëndron kështu: “Nëse i bën mirë ndonjërës tërë kohën dhe sheh diçka prej teje, thotë se nuk ka parë prej teje mirësi asnjëherë.” Prej bazave të Isamit është se mohimi i mirësive është e ndaluar, sepse është mohim i dhuruesit (Allahut) dhe mbulim i dhuntisë. Thotë Allahu i lartësuar: “Nëse falënderoni, ua shtoj, ndërsa nëse mohoni, dënimi im është i dhembshëm.”
    3. Humbja e mendjes së burrit. Gruaja ka ndikim te burri, deri në atë nivel saqë burri i bëhet rob asaj me vepër ose fjalë, gjë që nuk lejohet sipas fesë. Ky ndikim shtohet kur burri është i nënshtruar ndaj epsheve, gjë që e shohim në kohën tonë ku gruaja është drejtuese e çështjeve të burrave në mënyrë të paparë. Të vërtetën e ka thën i dërguari i Allahut: “Pas vdekjes time nuk kam lënë ndonjë sprovë më të madhe për burrat se sa sprova e gruas.” Gruaja e cila është shkak që burri i saj të bie në gabime, mëkate dhe t’ia humbë atij mendjen, padyshim se edhe ajo ka një pjesë të mëkatit . Nëse burri i vendosur, ndonjëherë, u nënshtrohet grave, atëherë ai që është i pavendosur iu nënshtrohet krejtësisht dhe qorrazi.
    • Mendja e mangët e grave. Në këtë çështje pejgamberi s.a.u.s. u ka përgjigjur në proporcion me atë që shkruan në librin e Allahut, ku flitet se dëshmia e dy grave është sa dëshmia e një burri, kur bëhet fjalë për borxh. Kjo ndodhë për shkak të largimit të saj nga këto kontrata ndërmjet njerëzve, sepse ajo është e angazhuar me diçka tjetër dhe se ajo ndikohet shumë nga ndjenjat, ndërsa dëshmia duhet të jetë e dhënë nga mendja e pavarur nga ndjenjat. Ne mund të themi se gruaja është qenie njerëzore sikurse burri. Në këtë aspekt gratë shpeshherë ua tejkalojnë burrave. Por mangësia në mendje qe e ka cekur pejgamberi s.a.u.s. është në mendjen e përfituar ose është e angazhuar me çështjet e jetës së saj .
    • Mangësia e fesë së saj, ka thënë i dërguari i Allahut, qëndron në atë se kur është në menstruacione nuk falet dhe nuk agjëron. Është e ditur se ajo e kompenzon agjërimin, mirëpo jo edhe namazin, dhe pa dyshim se lënia e namazit ia pakëson shpërblimin asaj.  Imam Neveviu ka thënë: “Mangësia e grave në fe është çështje relative, p.sh. I ploti është më i mangët se i përsosuri, dhe ajo që është me menstruacione e nuk fal namaz nuk ka mëkat, por është më e mangët se ai që falet. ”
    • Hadithi tregon se lejohet të falet namazi i bajramit në hapësirë
    • Gratë mund të prezentojnë në namazin e Bajramit, mirëpo të ndara nga burat
    • Të lejuarit e këshillimit të grave
    • Mohimi i mirësive dhe përdorimi i fjalëve fyese janë të ndaluara sikurse mallkimi dhe ofendimi
    • Mendja shtohet dhe pakësohet sikurse edhe besimi
    • Lëmosha e shuan hidhërimin dhe i shlyen mëkatet.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

     

  • Frytet e mendimit të mirë

    Frytet e mendimit të mirë

    Prej tyre po veçojmë:
    1.Është rrugë që të shpie në xhennet.
    2.Është argument për plotësinë e imanit dhe Islamit të mirë.
    3.E mbinë afërsinë dhe dashurinë mes myslimanëve.
    4.Zhvillon një shoqëri të mirë dhe e realizon ndihmën reciproke mes njerëzve.
    5.Është argument për çiltërsinë e zemrës dhe pastërtinë e shpirtit.
    6.Është shenjë për përfundim të mirë.
    7.Vjen si rezultat i njohjes së fuqisë së All-llahut si dhe sasisë së faljes dhe mëshirës së Tij.
    8.E mbron nderin e myslimanëve.
    Marur nga libri: “MORALI I PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
    faqe: 403/404.
    Përshtati: thirrjaislame.com
  • Efekti i preshit në trupin e njeriut.

    Efekti i preshit në trupin e njeriut.

    Ka dy lloje preshi: nebetean dhe sirian. Njerëzit hanë preshin nebetean, që është një lloj perimeje, kurse preshi sirian ka shumë koka.

    Preshi është i nxehtë dhe i thatë.
    Ai shkakton dhembje koke, por nëse e zien dhe e ha ose e pi lëngun e tij, ai ndihmon kundra hemorragjive të ftohta.
    Po të lyesh dhëmbin e prishur me farat e shtypura të tij, të cilat janë përzier me pak katran, ato e pastrojnë dhëmbin dhe qetësojnë dhembjet.
    Tymi i farave të djegura të preshit ndërpret, gjithashtu, hemorragjinë.
    Të gjitha këto dobi vijnë nga preshi nebetean.

    Sidoqoftë, preshi është i dëmshëm për dhëmbët dhe trysat.
    Ai shkakton dhembje koke, makthe, errëson shikimin dhe sjell vështirësi në frymëmarrje.
    Preshi shërben si diuretik (shton urinimin), shton rrjedhjen e menstruacioneve dhe prodhimin e spermës, dhe nuk tretet lehtë.

    Ibn Kajim El xheuzije
    MJEKËSIA E PEJGAMBERIT

  • Konsumimi i misrit dhe dobitë e saj

    Konsumimi i misrit dhe dobitë e saj

    Konsumimi i misrit është i dobishëm për një sërë aspektesh të shëndetit, si për diabetin pasi përmban karbohidrate tepër rezistente të cilët ndikojnë në funksionin e insulinës. Për trurin në sajë të vitaminës B që përmban më shumicë, misri mbron zorrën e trashë nga kanceri, poashtu mbron edhe shikimin pasi është i pasur me luteinë dhe beta-karroten.

    Por, duhet të tregojmë kujdes për misrat e pjekur sidomos nga ato në rrugë, sepse ato shpesh digjen duke përmbajtur substanca të transformuara, që janë të dëmshme për stomakun.

    Prandaj edhe nga dietologët rekomandohet konsumimi i misrave të zier, në sallata ose në supa.

    Kombinimi ideal i misrit do ishte më Avokado

    /shkupi24/

  • NANO KALCIUM -Për sëmundjet e Eshtrave ( Gishtave, krahut dhe gjithë sistemit eshtror)

    NANO KALCIUM -Për sëmundjet e Eshtrave ( Gishtave, krahut dhe gjithë sistemit eshtror)

    KODI: 0020

    Përbërja: Nano Kalcium, Vajë prej sojës, vosok i verdhë nga hoji.
    Paketimi: 100 tableta të butë nga 1000 mg
    Mënyra e përdorimit: 1-2 herë në ditë nga 2 tableta me ujë të nxehtë

    nano-kalciumMungesa e Kalciumit në trup shkakton:

    • Spazma të muskujve
    • Zbutje të thelbit të eshtrave dhe osteoporozë
    • dobësim të eshtrave, problem me dhëmbët, gishtat dhe flokët.

    Karakteristikat:

    Mëyra e drejt e përdorimit të kalciumit është shërues i shumë sëmundjeve të ndryshme si : Reuma, dhimbje në eshtrat, gjakderdhje te venat, hemoroide, anemia, pagjumsia, muskujt, çir në bark, lëkurës etj.
    Duke iu falenderuar nanoteknologjisë ( teknologji në të cilën punohet me substanca të njësis 10^-9) është gjetur mënyra se si organizmi ta absorbon kacliumin në trupin e njeriut dhe të jetë ultra efikas. Nano kalciumi është produkt i cili e zvoglon mungesën e kalciumit në trupin e njeriut dhe kontribon në shërimin e shumë sëmundjeve të lartëpërmendura.
    Veçanërisht ky NanoKalcium është i bërë të ndikoj shpejt dhe efikas në sistemin e eshtrave të njeriut dhe të shëroj të gjitha sëmundjet që njerëzit kanë në eshtra ( gishta, krah, këmbë, pjes të kurizit etj)

    Ndikimi në Organizëm

      • E largon dhimbjen krejtësisht
      • e zmadhon aktivitetin shërues të nyjeve ( gjunjë , krah etj) dhe e startojnë procesin e rikouperimit të eshtrave , te gishtat , krahët , qafa etj.
      • E shëron Osteoporozën, kontretisht dobsimin e eshtrave te njeriu pas moshês 40 vjeçare.
      • Ka efekt të jashtëzakonshëm te gratë gjatë dhe pas kohës së Menopauzës.
      • Tregon rezultat mahnitës të rikouperimit.
      • E forcon organizmin dhe sidomos pjesët e trupit si duart, këmbët dhe gjithë sistemin eshtror.
      • Proceset pozitive vazhdojnë edhe pas ndërprejes së terapisë.

    Më shumë nga kompania GREEN WORLD dhe siguria në këto produkte ( Kanë Certifikatën e vetme Botrore që Garanton se janë 100 % natyrale)
    GREEN WORLD është kompania mbarëkombëtare për mjeksi alternative e specijalizuar për prodhimin e produkteve për shëndet më të mirë. Qendra Kryesore e kësaj kompanie është në Miçingen të SHBA-ve. Kjo kompani është licencuar nga vetë qeveria e Amerikës. Bazat e kësaj kompanie janë në Kaliforninë Jugore dhe qendrën Tradicionale Kineze në Tajczin ( Kina Veriore )
    Këto Produkte kanë certifikatën FDA ( certifikatet Amerikane), ndërsa kualiteti i lartë i produkteve verifikohet me certifikatën CQC. Produktet e GREEN WORLD i kanë edhe certifikatet e domosdoshme mbarëkombëtare FDA, GMP, HALAL,ISO.
    Produktet e GREEN WORLD i kanë të tejkaluar të gjitha analizat sanitaro-mjeksore, testimet tregojnë se këto produkte kanë garanci të plotë për përdorim.
    GREEN WORLD, prej tani me qëndër edhe në Shkup dhe gjithmonë të kapshëm për paqarstësitë ndaj produkteve, ashtu që siguron konsultim me mjek special dhe analiza speciale.
    Karakteristikat e produkteve GREEN WORLD

    balanc të mikroelementeve
    vitamine
    anttoksik natyral
    supstanca aktive biologjike

    /shkupi24/