Author: thirrja@live.com

  • Hadithi nr.16 ″Ndalimi nga pështyerja në anën e kibles(qabes)”

    Hadithi nr.16 ″Ndalimi nga pështyerja në anën e kibles(qabes)”

    Kibleja është xhamia e shenjtë e qabes të cilën e ka rindërtuar Ibrahimi a.s.dhe e ka pastruar për adhurim.Ajo është për të cilën shkojnë milijona musliman dhe drejtohen kah ajo gjatë namazit të tyre që d.m.th.kthim kah Allahu dhe kërkimi prej Tij.d.m.th. kthimi i Allahut drejt robit të Tij në namaz.Ka thënë i dërguari a.s.:”Allahu është i kthyer kah robi i tij kur është në namaz derisa robi nuk anon anash”.në hadithin në vijim na e mëson i derguari a.s. respektimin e kibles dhe na ndalon që të pështymë drejt saj.
    Trans.nga Enesi r.a. se i dërguari a.s. ka parë një shkëlbazë(pështymë)në drejtim të kibles dhe kjo i erdh rëndë atij deri sa u vërejt në fytyrën e tij,u ngrit dhe e fshiu me dorën e tij dhe tha:”kur dikush nga ju ngritet të falet ai i flet Zotit,Zoti është ndërmjet atij dhe kibles prandaj mos pështyni drejt kiblës mirëpo kah ana e majt e tij ose nën këmbë.
    Dobitë e hadithit:

    1) ndalesë e pështyrjes në drejtim të kibles ose kah ana e djathtë:hadithi na ka mësuar ndalesën që vlen kur është njeriu në namaz,është transmentuar ndalesa nga ebu Hurejra dhe ebu Seidi se:i dërguari a.s. ka parë një shkëlbazë në murin e xhamisë dhe e ka marrë një gurë dhe e ka pastruar atë,dhe ka thënë:”kur te pështyn dikush mos të pështyn përpara fytyrës së vetë as nga ana e djathtë por le të pështyn kah ana e majtë ose nën këmbën e majtë”.
    Imam Neveviu ka thënë se ndalesa është e përgjithshme si mbrenda në namaz ashtu edhe jashtë namazit,dhe këtë e argumentojnë disa hadithe ku thuhet:”kush pështyn në drejtim të kibles ditën e kijametit do ta ketë pështymën në mes të syve të tij”.gjithashtu ka thënë:”ai që pështyn kah kibleja do të ringjallet ditën e kijametit dhe ajo është në fytyrën e tij”.
    Sikur pështyma kah kibleja gjithashtu edhe pështyma kah ana e djathtë është e ndaluar,trans.nga Abdullah ibn Mes’udi r.a.se ai nuk e ka pëlqyer të pështyn kah ana e djathtë dhe nëse nuk ka qenë në namaz.Trans.nga Muadh ibn Xhebeli r.a. se ka thënë:nuk kam pështyrë kah ana e djathtë prej kur kam hyrë në islam.
    2) pështyma në xhami:është e urryer që të pështyhet në xhami rreptësisht(mekruh tahrim),qoftë në muret e xhamis apo në tokë apo në tepih apo nën tepih,nesë pështin e ka obligim ta pastron atë,dhe nuk ka dallim se a është toka e xhamis me dhe apo e shtruar me tepih apo me keramik.
    3) rrespekti ndaj kiblës sepse ajo është kthimi i namazliut kah Allahu.
    4) pastrimi i xhamisë nga pështyma,shkëlbaza dhe të ngjajshme.
    5) ndalohet të pështyhet kah ana e djathtë për shkak te vlerës që e ka ana e djathtë.
    6) obligueshmëria e përcjelljes së gjendjes se çka ndodhë në xhami,dhe kujdesi i përbashkët nga prijësi dhe njerëzit e rëndomtë për pastrimin e xhamis.
    7) zemërimi për shkeljen e normave të Islamit është prej shenjave të besimit.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

     

  • ZOGU TRIM

    ZOGU TRIM

    Na ishte një herë një njeri që jetonte në një fshat dhe që kultivonte plantacione vreshtash, e që quhej Sehlul koprraci.

    Ditët po kalonin dhe erdhi stina e verës, e rrushi u poq. Zogjtë u gëzuan pa masë dhe fluturuan shpejt te vreshti… Por kur u afruan, njëri prej zogjve duke dashur t’u tërheqë vërejtjen të tjerëve, tha: Kujdes, këtu paska një njeri në mesin e vreshtave!

    Një tjetër zog tha: Në dorë paska pushkë!

    Tjetri tha: Nuk duhet ta hedhim veten në rrezik…

    Kështu zogjtë u frikuan dhe ikën me shpejtësi…

    Të nesërmen, zogjtë që me të gdhirë u drejtuan nga rrushi, me shpresë se do të arrinin para njeriut të frikshëm.

    Por ç’të shohin?! Ata u befasuan kur përsëri e panë njeriun e njëjtë, që nuk e kishte lëvizur vendin aspak!

    Ata e vështruan pushkën me frikë për një kohë dhe u larguan të frikësuar e të pikëlluar. Ata për disa ditë me radhë nuk u dukën te vreshti. Por atyre filloi t’u humbë durimi. Po ashtu iu shtua malli për rrush. Dhe prandaj vendosën të shkojnë përsëri te vreshtat.

    Por sa shumë që u befasuan kur përsëri e panë të njëjtin njeri duke qëndruar në vendin e njëjtë si i shtangur në mes të vreshtave, sikur të ishte statujë. Përsëri zogjtë nuk patën guxim të hynë te vreshtat… Ata qëndronin larg duke vëzhguar njeriun…

    Kaloi një kohë e gjatë, por njeriu nuk lëvizi fare nga vendi…

    Një zog i zgjuar tha: Ky nuk duhet të jetë njeri!

    Një tjetër tha: Po… ai nuk lëviz fare!

    Një zogëz tha: Kaluan ca ditë, por ai rri i ngurtë në vend!

    Një zog trim tha: Do t’i afrohem të shoh se ç’është puna me të.

    Nëna e tij tha: A po e hedh veten në rrezik?!

    Zogu trim ia ktheu: Çdo sakrificë në të mirë të popullit tim, të zogjve është e lehtë… dhe pastaj u nis me trimëri drejt njeriut…

    Iu afrua njeriut, dhe u nis drejt tij me shumë kujdes. Njeriu nuk lëvizi fare. Zogu u ngjit në pushkën e tij dhe qeshi nga thellësia e zemrës, sepse ai ishte vetëm një dru i thatë.

    Iu afrua te fytyra, por nuk pa sy të vërtetë. Zemra iu qetësua…

    I foli njeriut me shaka: Si je, o pushkatar?!

    Njeriu nuk u përgjigj. Ai i foli përsëri, por prapë nuk u përgjigj.

    Zogu me shaka i tha: Njeriu i vërtetë ka gojë e cila hapet dhe zë i cili dëgjohet.

    Zogu fluturoi mbi kapelën e njeriut, e lëvizi fuqishëm atë dhe ajo ra në tokë.

    Zogjtë e tjerë me vëmendje po ndiqnin atë që po ndodhte dhe që të gjithë qeshën nga gëzimi i madh. Pastaj fluturuan drejt shokut të tyre dhe që të gjithë u ndalën mbi njeriun…

    Filluan ta lëvizin me kthetra e sqepa derisa e rrëzuan përtokë. Pastaj iu vërsulën mbi gjoks duke e shpuar e gërvishtur.

    Palltoja i ra në tokë dhe u shfaq kashta e thatë!!

    Zogjtë thanë me tallje: Ai qenka i mbushur me kashtë…

    Një zogëz tha: Sa jemi frikuar nga një gjë që nuk frikëson!

    Një tjetër tha: Sikur të mos ishte shoku ynë, ne akoma do të vazhdonim jetën në frikë.

    Një zog i vogël tha: Sa e çuditshme… Ai dukej si të ishte njeri i vërtetë!

    Babai i tij i tha: Pamjet e këtilla nuk do të na frikësojnë më…

    Zogjtë, të gëzuar nga kjo fitore, ia filluan këngës. Pastaj hynë në mesin e vreshtave duke ngrënë rrushin me ëndje.

    Marur nga libri “MORALI I PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”

     

    Përshtati: www.thirrjaislame.com

     

  • Nuk i hani bamjet? Mendohuni 7 herë përpara se t’i refuzoni!

    Nuk i hani bamjet? Mendohuni 7 herë përpara se t’i refuzoni!

    Shumë pak persona e dinë që bamja është një bimë që ka veti kuruese për shumë sëmundje. Ajo ka veti kuruese për sëmundjet respiratore, sistemin urinar, diabetin, hipertensionin, sidomos për moshat e treta.

    Por në bazë të statistikave botërore, bamja hyn tek ushqimet më të refuzuara sipas raportimeve të preferencave ushqimore.

    Ne po ju japim 7 arsye përse bamjet duhet të jenë pjesë e pandarë e dietës suaj gjatë këtij sezoni:

    1. Ka disa të dhëna mjekësore që tregojnë se bamjet luftojnë 3 lloje kanceri: atë të gjirit, të prostatit dhe të lëkurës.

    2. Ndihmojnë në trajtimin e diabetit duke ndikuar në përthithjen e sheqerit nga aparati tretës.

    3. Ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit, duke ulur disponibilitetin e tij në aparatin tretës.

    4. Përmirësojnë rregullsinë e aparatit tretës në sajë të përmbajtjes së lartë në fibra.

    5. Ushqejnë mikroflorën e aparatit tretës duke përforcuar kështu imunitetin tuaj.

    6. Ushqejnë lëkurën me vitaminë C.

    7. Janë të pasura me folate dhe vitaminën B-6, të cilat përbëjnë ushqimin e përsosur për një grua shtatzënë.

    /Shekulli/

  • Hadithi nr.15″Veçoritë e të dërguarit a.s.”

    Hadithi nr.15″Veçoritë e të dërguarit a.s.”

    Nuk ka divergjenc se pejgamberi i Allahut Muhamedi është njeriu më i ndershëm nga të gjithë njerëzit dhe zotëriu i bijve të Ademit a.s. dhe njeriu më me vlerë te Allahu dhe më i larti.Allahu atë e ka veçuar me disa veçori që nuk ia ka dhënë askujt para atij as që do ti ketë dikush pas tij.Në hadithin në vazhdim i përmend i dërguari a.s. pesë nga veçoritë që ia ka dhuruar Allahu atij:
    Trans.nga Xhabir ibn Abdullahu se i dërguari a.s. ka thënë:”më janë dhuruar pesë gjëra që nuk iu kanë dhuruar ndokujt para meje:jam ndihmuar me frikë (ndaj armiqve para se të arrij në betej) një muaj para,më është bërë toka mua xhamij dhe pastrim dhe cilindo njeri që e arrin koha e namazit le të falet,më janë lejuar plaçkat e luftës e që nuk iu kanë lejuar askujt para meje,më është dhënë ndërmjetsimi,pejgamberët dërgoheshin vetëm te populli i vet e unë jam e dërguar tek gjithë njerëzimi”.
    Dobitë e hadithit:

     

    1) sqarimi i vlerës së të dërguarit a.s. mbi të dërguarit tjerë dhe gjithpërfshirja e mesazhit të tij,ka thënë Allahu i lartësuar:”nuk të kemi dërguar për gjithë njerëzit vetëmse përgëzues dhe qortues”.
    2) lejimi i pastrimit(tejemumit)me dhe në tërë tokën,thotë pejgamberi a.s.:”më është bërë mua dhe pasuesve të mi e tërë toka xhamij dhe pastrim”.për këtë lejohet pastrimi me dhe (tejemumi)të pastër dhe me çdo send që i përngjason dheut si:zalli,guri,gipsi.Ka thënë Allahu:”pastrohuni me dhe të pastërt”është për qëllim fytyra e tokës qoftë dhe apo diçka tjetër,kështu kanë thënë dijetarët e  medhhebit hanefij.
    3) veçimi i pejgamberit edhe me veçori tjera përveç këtyre pesë veçorive.Kush i shfleton librat e hadithit do të vëren se pejgamberi a.s. është i veçuar edhe me tjera veçori përveç këtyre pesë saqë ibn Haxher el Askalani i ka përmendur shtatëmbëdhjetë cilësi,dhe ai ka thënë:mundet të ketë ende nëse dikush thellohet në lexim.dhe ato cilësi tjera të pejgamberit a.s. që nuk janë përmendur në këtë hadith janë:ka thënë fjalë me shumë kuptime,është vula e pejgamberëve,është emërtuar Ahmed,pasuesit e tij janë populli më i mirë ndër popujt tjerë,i është dhënë lumi keuther…etj.
    4) në këtë hadith ka dobi të shumta,prej tyre:
    a) lejohet me i përmend të mirat e Allahut duke pohu mirësitë e Allahut e jo duke u lavdëruar.
    b) toka në esencë është e pastërt.
    c) pranimi i namazit nuk është i kushtëzuar vetëm në xhami.
    d) lejimi i thënies së diturisë pa u pyetur.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Pastroni enët e gjakut duke përdorur vetëm një frut

    Pastroni enët e gjakut duke përdorur vetëm një frut

    Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen nuk do të kërkohet në kabinetet e mjekësisë, por në kuzhinën tuaj.

    Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe/ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore – e njohur si aterosklerozë.
    Hulumtimet janë bërë në minj të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.
    Përkundër faktit se trajtimi me shega në fakt kishte rritur nivelin e kolesterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.

    Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:
    • të zvogëluar nivelin e stressit oksidativ;
    • të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;
    • të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (protein-1) – që ka të bëj me proceset inflamatore të arterieve;
    • të zvogëluar EKG anomalitë;
    • të zvogëluar zgjerimet kardiake.

    /Femina.al/

  • Hadithi nr.14″Pastrimi nga menstruacionet”

    Hadithi nr.14″Pastrimi nga menstruacionet”

    Allahu i mëshiroftë gratë e ensarëve (banorët e medinës) të cilat nuk i ka ndalur turpi që ta mësojnë fenë e tyre,kanë prezentuar në vendet e diturisë, dhe e kanë pyetur të dërguarin e Allahut për çështjet e grave që normal turp kanë njerëzit të pyesin.Në hadithin në vijim pyet një grua nga ensarët për mënyrën e pastrimit prej menstruacioneve që t’i ketë të qarta rregullat e fesë dhe të adhurimit:
    Trans.Aishja r.a.se një grua e ka pyetur të dërguarin e Allahut për mënyrën e pastrimit prej menstruacioneve,dhe i tregoi pejgamberi dhe tha:”merr një copë arne të lyer me parfum dhe pastrohu me atë.Tha:si të pastrohem me atë? Tha:”i lartësuar qoftë Allahu(subhanallah)pastrohu”.(Aishja r.a.:)e afrova kah vetja dhe i thashë:pastroje me atë vendin e gjakut.
    Dobitë e hadithit:

    1) preferueshmëria e lyerjes me parfum pas pastrimit nga menstruacionet:është e preferuar që ti i lyen me parfum të gjitha ato vendet e trupit të saj që i ka prekur gjaku,është për qëllim në përdorimin e parfumit largimi i aromës së keqe,dhe është e papëlqyer për atë që ka mundësi ta lër atë.(lyerjen me parfum në vendet ku prek gjaku menstruacioneve)
    2) preferohet që të përdoren fjalë alegorike kur bëhet fjalë për sende të turpshme.
    3) pyet gruaja dijetarin për çështjet e saja që njerëzit kanë turp të pyesin,për këtë arsye tha Aishja r.a.:sa gra të mira janë gratë e ensarëve,nuk i ka ndaluar turpi që ta mësojnë fenë.
    4) përsëritja e përgjigjes për të kuptuar pyetësi,e ka përsëritur i dërguari të njëjtën përgjigje sepse ajo nuk e kuptoi me herën e parë,sepse këtë përgjigje kur ia dha pejgamberi ka qenë me shpinën e kthyer ka ajo gruja,kur ka thënë:”pastrohu”e ka pas për qëllim në vendin të cilin i ka ardhur turp ta përmend direkt dhe ka mjaftuar me përmendjen e gjendjes pa e përmendur vendin.E ka kuptuar Aishja r.a.këtë nga ai dhe ia ka mësuar asaj gruas.
    5) spjegimi i fjalës së dijetarit për atë që nuk e kupton,nëse e din që kjo i pëlqen atij.(dijetarit)
    6) turpi nga ai që ka më pak dituri kur është prezent ai që ka më shumë.
    7) butësia me nxënësin dhe arsyetimi i atij që nuk kupton.
    8) tregon hadithi për sjelljen e mirë të pejgamberit dhe turpin e tij dhe kujdesin e tij.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Ajo është në dobin tuaj

    Ajo është në dobin tuaj

    Në bregun e një deti të bukur, na ishin tre vëllezër që kishin një anije të vogël me të cilën bartnin udhëtarë.
    Një ditë, derisa anija po qëndronte në breg dhe vëllezërit po prisnin të mbushet me udhëtarë, vërejtën një plak që po rrinte afër anijes dhe që në dorë mbante një torbë, por nuk po hipte në anije.
    Njëri nga vëllezërit iu afrua plakut dhe e pyeti: Përse nuk po hip në anije? Anija vetëm sa nuk është nisur.
    Nuk kam me vete para. Unë çdoherë kam udhëtuar ma babain tuaj, ndërsa paratë ia paguaja pasi kthehesha nga udhëtimi.
    Njëri nga vëllezërit tha: Je i mirëseardhur, eja me neve dhe nuk kërkojmë pagesë fare.
    Plaku u gëzua pa masë dhe hipi në anije. Pas një kohe, derisa po udhëtonin, plaku deshi të ndërtonte një arkë të vogël. Nga torba nxorri ca dërrasa dhe një çekiç. Derisa po punonte, çekiçi i ra nga dora dhe e shpoi anijen. Uji filloi të hyjë nga vrima, ndërsa plaku po përpiqej ta ndalonte hyrjen e ujit, por pa sukses.
    Udhëtarët e anijes vërejtën se anija po mbushej me ujë dhe me zë të lartë bërtisnin: Ndihmë… Ndihmë…
    Që të gjithë udhëtarët u përpoqën ta mbyllin vrimën por nuk ai dilnin dot, kështu që uji sa shkonte e shtohej.
    Udhëtarët iu drejtuan plakut: Ti je fajtor për këtë. Që të gjithë do të mbytemi për shkak teje.
    Për një moment udhëtarët panë ca anije të tjera që po afroheshin nga anija e tyre. Udhëtarët menjëherë filluan t’i ngritin duart e të kërkonin ndihmë.
    Këto anije udhëhiqeshin nga një grup piratësh, të cilët i vidhnin anijet e mira. Kur u afruan te anija, vërejtën se ajo ishte e mbushur me ujë, dhe thanë: Kjo anije qenka e vjetër dhe do të fundoset, e ne nuk përfitojmë gjë prej saj. Pastaj u larguan, ndërsa udhëtarët e anijes u gëzuan shumë ngase shpëtuan nga sherri i piratëve të këqinj.
    Plaku tha: Duhet ta nxjerrim ujin nga anija sa më shpejt.
    Dhe derisa ata ishin të zënë me nxjerrjen e ujit, vërejtën një shpend të madh që fluturonte lart ndërsa në sqep mbante një copë të madhe pëlhure. Rreth tij kishte një numër të madh shpezësh të tjera që e sulmonin dhe mundoheshin t’ia rrëmbenin pëlhurën. Papritmas, pëlhura ra mbi anije, ndërsa njëri nga udhëtarët shpejt e kapi në dorë dhe tha: Kjo pëlhurë është mënyra më e mirë për ta mbyllur vrimën e anijes.
    Dhe përnjëmend, vrima u mbyll dhe uji ndaloi së hyri në anije.
    Plaku tha: All-llahu iu përgjigj lutjes sonë… Prandaj çdonjëri prej nesh që ka me vete para, duhet të japë diçka si falënderim ndaj All-llahut.
    Udhëtarët mblodhën dhjetë dinarë dhe vendosën që këtë shumë t’ua shpërndajnë fukarenjve.
    Kur arritën në bregun tjetër, udhëtarët zbarkuan nga anija. Aty vërejtën një grua që po qante me të madhe. Plaku e pyeti: Përse po qan?!
    Ajo u përgjigj: Kisha një copë të madhe pëlhure, të cilën desha ta qep e më pas ta shes në treg. Por derisa po pija ujë nga ky pus, erdhi një shpend i madh, e grabiti pëlhurën dhe fluturoi larg…
    Plaku e pyeti: Sa kushton ajo copë pëlhure?
    Ajo tha: Një dinar, me të cilin do të kalonim tërë javën, unë bashkë me fëmijët e mi të vegjël.
    Plaku u kthye tek udhëtarët dhe ia tregoi rastin e gruas.
    Njëri prej tyre tha: Copën e pëlhurës All-llahu e bëri shkak për shpëtimin tonë nga mbytja.
    Një udhëtar tjetër tha: Atëherë të hollat që i mblodhëm duhet t’ia japin kësaj gruaje.
    Kështu, dhjetë dinarët e tubuar ia dhanë gruas, e cila u gëzua shumë dhe e falënderoi All-llahun e Madhërishëm.

    Përshtati: thirrjaislame.com
    Marur nga libri: “MORALI I PEJGAMBEIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
    faqe: 59/60