Author: thirrja@live.com
-
Ja Edhe Çfarë mund të shërojë helmi i bletëve
Bletët mund të kenë çelësin për parandalimin e transmetimit të virusit HIV.
Hulumtesit kanë zbuluar së fundi se helmi i bletëve mund të shkatërroj virusin pa i dëmtuar qelizat trupore, zbulim ky që mund të hap dyert e krijimit të losioneve apo medikamenteve anti-HIV.Shkencëtarët e shkollës së medicinës në Universitetin e Washington-it kanë kuptuar se toksina e quajtur ‘melittin’ e cila gjendet në helmin e bletëve mund të shkatërroj fizikisht virusin HIV. Studimi u publikua të enjten e kaluar në gazetën Antiviral Therapy.
“Shpresa jonë është që në vendet në trup ku virusi është shpërndarë, njerëzit mund ta përdorin ilaçin e mundshëm për të ndalur përhapjen e infeksionit,” ka deklaruar Joshua Hood, njëri nga autorët e studimit.
Hulumtuesit kanë lidhur melitinin me nanogrimcat të cilat janë fizikisht më të vogla se molekulat HIV, duke mundësuar kështu sulmin nga shtresa e jashtme e virusit dhe duke e shkatërruar atë pa i dëmtuar qelizat trupore. Për shkak se sulmet e toksinës bëhen nga shtresa e jashtme, virusi nuk mund të zhvilloj rezistencë ndaj substancës, duke krijuar mënyrë më efektive në shkatërrimin e virusit. Grupi hulumtues planifikon të testoj së shpejti xhelin anti-HIV në kushtet laboratorike.
/shkupi24/
-
Bujaria dhe Zemërgjërësia
Lexues të dashur: Ky është një moral prej moraleve më të mëdha të pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem të cilin duhet përvetësuar, e që është bujaria dhe zemërgjerësia. Sa gjë e mirë është që myslimani të jetë bujar e zemërgjerë, ngase ai që e përvetëson moralin e bujarisë dhe zemërgjerësisë e fiton dashurinë dhe kënaqësinë e All-llahut, si dhe dashurinë e njerëzve që e rrethojnë. Ejani së bashku të jetojmë me zemra e shpirtra me bujarinë dhe zemërgjerësinë. “Kush ruhet prej zemërngushtësisë e koprracisë, pikërisht të tillët janë ata që kanë mbërritur shpëtimin.”(Hashr, 10)
Marur nga libri “MORALI I PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
Përshtati: www.thirrjaislame.com -
Hadithi nr.17 “Kalimi para falësit mëkat”
Falësi kthehet kah ana e shtëpisë së Allahut të lartësuar dhe ai e lutë Allahun dhe lypën prej Tij dhe kërkon falje prandaj nuk bën të kalohet para fytyrës së tij sepse ai është drejtuar me zemër dhe trup drejt kibles dhe sikurse ai flet me Allahun e lartësuar.Ndalohet kalimi përpara atij sepse e ndalon këtë kënaqësi të qëndrimit para Allahut të lartësuar,dhe kjo tregon për sjelljen e keqe të atij që kalon përpara atij që falet.
Trans.nga ebi Xhuhejm r.a.se ka thënë:ka thënë pejgamberi a.s.:”nëse e din ai që kalon para duarve të atij që falet se çfar mëkati bën më mirë kishte me qenë për atë të priste aty katërdhjetë se sa të kalon,ka thënë transmentuesi:nuk e dij a ka thënë katërdhjetë ditë apo muaj apo vite.
Dobitë e hadithit:1) pejgamberi është shembëlltyrë:pejgamberi kur është falur,ka marrë sutre(pengesë)ndërmjet atij dhe kibles,p.sh.:ka urdheruar që të vëndohet një shtizë dhe ai është falur pas saj e njerëzit u faleshin pas tij,këtë e bënte në udhëtim ose ndonjëherë vendoste para tij diçka të ngjajshme me shtizën si shkop apo diçka tjetër.
2) rregullat e pengesës(sutres): a)vendimi i pengesës në namaz është i pëlqyer,ka thënë Ibrahim en Nehaiu:kur u faleshin në shkretëtirë e pëlqejshin që të vendojnë pengesë para tyre.
b) sa është hapësira që nuk bën të kalosh para atij që falet:kanë thënë dijetarët:vetëm vendi ku ai ben sexhde,d.m.th.një metër,dhe ka që kanë thënë:dy rradhë(safe) ose tri.
c) ai që falet në hapësire preferohet që të merrë sutre ndonjë
shkop apo të ngjajshme dhe ta vendos në tokë vertikalisht nëse është toka e butë e nëse është e fortë e shtrin atë drejt sepse në hapësirë mund të kalon dikush para atij që falet.
d) nëse vendon pengesë e vendon pak në të djatht ose pak në të majtë dhe nuk i del para në ball,trans.nga Mikdad ibn Esvedi r.a.se ka thënë:çdoherë që e kam parë pejgamberin a.s. duke u falur kah ndonjë shkop apo shtyllë apo dru çdoherë i ka dalë pak anash ose ka e djathta ose ka ana e majtë dhe nuk i ka dalë në ball. Trans.ebu Davudi.
e) nëse imami ka marrë pengesë atëherë njerëzit pas tij(xhemati) nuk kan nevoj të marrin pengesa sepse pengesa e imamit është pengesë për ata dhe nuk prish punë nëse kalon dikush para tyre.
f) i lejohet atij që falet që ta shtyn ngadalë(butë)atë që donë të i kalon para duarve:duke e mbrojtur atë që mos të bën mëkatin e atij që kalon para atij që falet,trans.nga ebu Seid el Hudriu r.a.se pejgamberi a.s. ka thënë:”kur të falet dikush nga ju kah ndonjë pengesë dhe donë ndonjë të kalon le ta pengon atë e nëse nuk largohet le ta lufton atë sepse ai është djall”trans.Buhariu.
Ka thënë imam Neveviu r.h.:në spegimin e fjalës”le ta largon”është për lejimin e veprës e nuk dij dikënd nga dijetarët që e ka obliguar një gjë të tillë.Bëhet ndalesa me shenjë nëse është kaluesi larg dhe po afrohet dhe me përmendje të Allahut(subhanallah më thënë)nëse është afër e nëse as kjo nuk kryn punë ia vendon dorën para me butësi,ka prej dijetarëve që ka thënë me forcë.
3) pejgamberi a.s. thotë që të kemi kujdes nga kalimi para atij që falet që të largohet muslimani nga kjo vepër,dhe thotë transentuesi i hadithit nuk e dij a ka thënë katërdhjetë ditë apo muaj apo vite.Mëkatin e merrë ai i cili e din ndalesën dhe e bën atë sepse pejgamberi a.s. ka thënë:”nëse e din” dhe gjithashtu e ka kërcnuar atë i cili ulet apo shtrihet apo ndalet para atij që falet dhe ka për qëllim që ti pengon atij.
4) muslimani duhet të largohet nga ajo që Allahu e ka bë të ndaluar sa ka mundësi.
5)nuk ka të keqe nëse e zmadhon një gjë nëse e kërkon nevoja,kjo nuk llogaritet gënjeshtër.Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com
-
Ushqimi që forcon kujtesën dhe mposht stresin
Ndërsa stresi është përhapur gjerësisht në ditët e sotme, dhe kujtimet sa vijnë e fashiten, një zgjidhje e mirë mund të jetë qumështi.
Qumështi ka një sërë dobish pasi përmirsëon humoirin, largon stresin dhe forcon kujtesën. Është ky rezultati i një studimi gjerman i Universitetit të Trier, i cili ka analizuar ndikimin e elementëve që gjenden te qumështi, për tre javë bazuar në 46 persona.Rezultatet treguan një përmirësim të mirë të kujtesës dhe humorit, tek ata persona që pinin rregullisht qumësht. Gjithashtu edhe ata persona që nuk pinin qumësht por që u detyruan të pinë gjatë javëve të studimit, u shfaqën më të qetësuar dhe më pak të prekur nga stresi.
Lidhur me sklerozën Juliane Hellhammer, drejtuese e studimit sugjeron shtimin e konsumit të qumështit me kalimin e viteve. Kësisoj këshillohen të gjithë që minimalisht çdo ditë të konsumojnë së paku një gotë qumësht.
/shkupi24/
-
Efektet e Mrekullueshme të Shalqirit
Për shumicën e njerëzve, shalqiri është një freskim ideal veror. Hulumtimet e fundit tregojnë që ky frut i shijshëm gjithashtu mund të jetë mjet i rëndësishëm për uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët s pari do t’u këshillojnë të zvogëloni përdorimin e kripës.Sipas revistës amerikane Journal of Medical Association përdorimi i zvogëluar i kripës ka efekt kufizues në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe efekt minimal te personat me tension normal të gjakut.
Mirëpo, hulumtimet e fundit në SHBA zbuluan se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me përdorimin e më shumë të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, mineraleve që gjenden në fruta, perime dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë, shërben për uljen e tensionit të lartë të gjakut më tepër sesa vetëm kufizimi i përdorimit të natriumit. Këta katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut.
Shkencëtarët nga USDA, të universitetit në Nevada dhe Oklahoma, kanë bërë hulumtimin gjatë të cilit niveli i argininit në gjak është rritur për 22% pasi që pas tri javësh kanë pirë lëngun e shalqirit gjatë secilës shujtë.
Arginini është substance e nevojshme për prodhimin e monoksidit të azotit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimi të gjakut dhe mbron nga infarkti.
Hulumtimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët për çdo ditë kanë pirë 1560 gr. lëng të shalqirit.
Vetë titulli origjinal i këtij lëngu (watermelon) flet nga është i përbërë. Nga gjitha llojet e frutave, shalqiri ka sasinë më të madhe të përqindjes së ujit, 93% dhe vlerën e ulët energjetike, gjithsejtë vetëm 20 kalori për 100 gr.
Shalqiri është edhe diuretic i shkëlqyer, se ose stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen. Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e kuqe tërheqëse dhe është një prej antioksidansëve të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi/shkupi24/