Author: thirrja@live.com
-
6 bimët jeshile që mund të na shpëtojnë jetën
Nëse ka një familje ushqimore e cila duhet konsumuar patjetër, ajo është familja e bimëve te gjelbra me gjethe.
Nëse ka një familje ushqimore e cila duhet konsumuar patjetër, ajo është familja e bimëve te gjelbra me gjethe. Ato përmbajnë vitamina (A, B, K), minerale ( kalcium, hekur, kalium, magnez), antioksidues dhe përbërës phytokimike.Ky është kokteji ideal për te detoksifikuar trupin dhe për te eliminuar te gjitha ato qe mund te dëmtojnë qelizat e shëndetshme.
Nga ana tjetër bimët jeshile me gjete sjellin nitrate natyrale te cilat ulin presionin e gjakut, përmirësojnë qarkullimin dhe i mundësojnë mashkullit performanca me te mira seksuale.
Ende nuk jeni bindur? Po sikur t’iu thoshim edhe se këto bime luftojnë Alzheimerin dhe depresionin? Nëse doni te humbni disa kilogramë ato do ju ndihmojnë mjaft. Ja disa nga bimët me te shëndetshme.
1. Gjethet e disa llojeve rrepash
Këto bime përmbajnë antioksidues jo shume te njohur si: acidi syringik dhe kaempferoli. Gjethet mund te konsumohen duke u mbushur me djathë deleje, fileto pule, domate apo gjithçka qe ju dëshironi.
2.
. Radhiqet
te pasura me nitrate, radhiqet përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Disa studime kane zbuluar se ato mund te parandalojnë ulcerën, sëmundjet e zemrës dhe kancerit. mund t;i konsumoni ne sallate.
3. Lakra e Kinës apo bok choy
Kjo bime përmban vitamine A e cila forcon imunitetin.
4. Lakra me kërcell
Kjo lloj lakre largon aciditetin ne stomak dhe ul sasinë e kolesterolit. Gatuajeni ne avull.
5. Lakra e rrudhosur
Ky është një ushqim mrekullibërës i cili lufton kancerin, mbron zemrën, ul glicerine, forcon kockat dhe parandalon sëmundjet e syrit. Lyejeni me vaj ulliri, përziejeni me qepe dhe me pas ziejeni me vere te bardhe.
6. Cresson-i
Nëse konsumoni një tas me këto lakra do merrni dozën e nevojshme ditore me vitamine K. Nëse konsumoni çdo dite përgjatë 2 muajve, do i forconi rruazat e bardha dhe do ulni me 10% rrezikun e kancerit. Mund ta përdorni neper sandwich-e, sallata apo supa.
/shkupi24/
-
Hadithi nr.18 “Nxitja për faljen e namazit të sabahut”
Ka nxitur i dërguari për faljen e namazit të sabahut në kohën e vet,dhe ka përgëzuar se kush e bën këtë do të shpëton nga zjarri,trans.Muslimi se i dërguari kë thënë:”nuk do të hyn në zjarr ai që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij”d.m.th.namazi i sabahut dhe i ikindisë.Në hadithin në vijim pejgamberi nxit në mënyrë më aktive dhe efektive.
Trans.Xherir ibn Abdullahu r.a.dhe tha:kemi qenë me pejgamberin një natë prej netëve dhe ai shiqoi kah hëna dhe tha:ju do ta shiqoni Zotin tuaj sikur e shihni këtë hënë pa u lënduar në pamjen e tij.nëse mundeni që mos të ju ikë namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij mos e leni atë.pastaj lexoi:”përmende Zotin tënd me falënderim para lindjes diellit dhe para perëndimit”(kuran)
Dobitë e hadithit:1)shiqimi i Allahut:besimtarët do ta shiqojnë Zotin në xhennet kjo është çështje e prerë.Këtë e argumenton kurani famëlartë ku thotë i lartësuari:”atë ditë ka fytyra të ndritshme që shiqojnë kah Zoti i tyre”el kijame 22,23.Gjithashtu edhe hadithet e të dërguarit e argumentojnë:është transmentuar kjo çështje nga më shumë se njëzet personave prej shokëve të pejgamberit prej tyre:ebu Bekri,Aliu,Muadhi,Abdullah ibn Mesudi,ebu Musa el Eshariu,Abdullah ibn Omeri etj.ka konsenzus të shokëve të pejgamberit për këtë çështje prandaj nuk ka as dyshim as hamendje dhe nuk është çështje e jona që të flasim shumë për mënyrën e shiqimit,sepse kjo çështjë është prej çështjeve të botës së ardhshme. Por prej çështjeve tona është që ta dijmë se shiqimi nuk është sikur shiqimi jonë njëri me tjetrin që mund me e ngërthy me shiqim sepse Allahu ka thënë për veten e Tij:”nuk është askush sikur Ai,Ai është ndëgjuesi,shiquesi”ajo që qëndron në këtë hadith është se përngjason shiqimi me shiqim e jo perngjasimi i atij që shiqohet.Ky shiqim është i veçantë për besimtarët dhe i ndaluar për jobesimtarët dhe dyftyrshat,ka thënë Allahu i lartësuar për këtë çështje:”jo,atë ditë ata do të jenë të penguar nga shiqimi i Zotit”sureja el Mutafifin 15.
2)vlera e namazit të sabahut dhe të ikindisë:namazi i sabahut është namazi i parë kush e falë atë me xhematë ai e ka shperblimin sikur me u fal tërë natën,dhe ky namaz është që prezentojnë në të melaiket,ka thënë Allahu i lartësuar:”dhe kurani i mëngjesit me të vërtetë kurani(namazi)i mëngjesit është i dëshmuar”.
Koha e namazit të sabahut është koha e qetësis dhe qetësimit dhe disa njerëz flejnë në këtë kohë,ku e ka vërtetuar i dërguari në ezanin e tij që në të thuhet namazi është më i vlefshëm se gjumi.
Namazi i ikindisë është namazi i mesëm i ditës,na ka treguar Allahu i lartësuar për rëndësinë e tij ku ka thënë:”keni kujdes për namazet edhe për namazin e mesëm”.
Namazi i ikindisë është në kohën kur njerëzit punojnë apo koha e vizitave pejgamberi i ka dhënë vlerë faljes së tij sepse namazi është puna më e mirë që e bën njeriu i cili shpreson në takimin me Allahun dhe shpreson kënaqësinë e Tij.
3)kujdesi ndaj mirësive:ka nxitur i dërguari që të kërkojmë mirësi me fjalën e tij efektive ku tha:”nëse mundeni që mos të ju ikë namazi”.në këto fjalë ka aktivizim të vullnetit,dhe forcim i dëshirës,thotë Allahu:”edhe për këtë le të bëjne gara garusit”.
4)tregonë hadithi se mësuesi duhet të bjen shembuj për sqarimin dhe shtjellimin e disa çështjeve.
5)shiqimi i Allahut nga besimtarët në xhennet është një e vërtetë që nuk ka dyshim në të dhe është kënaqësi që i bën të harrojnë çdo kënaqesi tjetër.
6)namazi i sabahut dhe i ikindisë janë ata namaze që prezentojnë engjujt.
7)obligueshmëria e kujdesit ndaj frikërespektit ndaj Allahut dhe veprimi i obligimeve fetare,më shumë se sa diçka tjetër.
8)bazat e argumentimit janë kur’ani dhe sunneti.Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com
-
Hurma, multivitamina më e mirë në botë
Hurma është konsideruar si fryti më i mirë në botë për shëndetin e njeriut për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit.
Hurma shërben për një sërë sëmundjesh si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.
Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë. Sipas përbërjes së tyre, hurmat janë tableta të vërteta multivitaminash natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.
Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura, rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset.
Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme. -
7 ushqime që pastrojnë mushkëritë nga tymi i duhanit
Duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian.
Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt, sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %. Por, shqetësues mbetet rritja e numrit të të rinjve duhanpirës. Bazuar në të dhënat e studimeve të ISHP-së, me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 vjeçare dhe me ata të shkollave të mesme (viti i parë dhe i dytë), rezulton se rreth 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 % e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Sipas studimit të ISHP-së, mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre, mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Këshillat
Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.
Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:
1. Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.
2. Seleni
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, ve dhe drithëra.
3. Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.
4. Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit.
5. Portokajtë
Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive.
6. Hithi
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur, ndërsa po ashtu është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.
7. Çaji nga halat e pishës
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive. Mbani mend që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.
– Efektet shëndetësore të duhanpirjes ndër të rinjtë
-Ndër të rinjtë, pasojat shëndetësore afatshkurtra te duhanpirjes përfshijnë efekte respiratorë dhe jo respiratorë, dhënie pas nikotinës, si dhe rreziqe të lidhura me përdorimin e drogave të tjera. Pasojat shëndetësore afatgjata në duhanpirjen e të rinjve janë përforcuar nga fakti që shumica e të rinjve që pijnë duhan rregullisht vazhdojnë të pinë duhan gjatë moshës madhore.
-Pirësit e cigareve kanë një nivel të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive.
– Në të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak. Studimet kanë treguar që shenjat e hershme të këtyre sëmundjeve do të shfaqen në adoleshentët që pinjnë duhan.
-Pirja e duhanit dëmton përshtatjen fizike të tyre në periudhat së bashku të interpretimit dhe rezistencës, madje nder te rinjtë e trajnuar ne gara konkuruese. Në një mesatare, dikush që pi një pako, ose më shumë cigaresh çdo ditë jeton 7 vjet më pak se dikush nuk ka pirë kurrë duhan. Ritmi i qetësimit të zemrës e duhanpirësve të rinj të rritur janë dy, ose tre rrahje, për minutë më shpejt se joduhanpirësit.
-Duhanpirja në një moshe të herët shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi. Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pijnë duhan.
FAKTE TË RËNDËSISHME PËR DËMET E DUHANPIRJES
Përdorimi i duhanit është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik, që bota ka hasur ndonjëherë.
-Aktualisht në botë numërohen më shumë se 1 miliardë duhanpirës.
– Globalisht, përdorimi i produkteve të duhanit është duke u shtuar, megjithëse janë duke u ulur fitimet e mëdha të shteteve.
-Pothuajse gjysma e ajrit të frymëmarrjes nga fëmijët e botës është i ndotur nga tymi i duhanit.
– Epidemia është duke lëvizur në botën në zhvillim.
-Më shumë se 80% te duhanpirësve botërorë jetojnë në shtete me fitime të ulëta, ose të mesme.
-Përdorimi i duhanit vret 5.4 milionë njerëz në vit, mesatarisht një person çdo sekondë, dhe llogaritet që 1 në 10 të rritur të vdesë në botë. Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij.
– Duhani është një faktor rreziku për 6 nga 8 shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.
-100 milion vdekje janë shkaktuar nga duhani në shek. XX. Nëse tendenca aktuale vazhdon, do të rritet në 1 miliardë vdekje në shek. XXI.
-Vdekjet e lidhura me duhanin do të rriten më shumë se 8 milion në vite nga 2030 dhe 80 % e këtyre vdekjeve do të ndodhin në botën e zhvilluar.
– Duhani është përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh. Tymi i duhanit përmban 4.000 lloj kimikatesh të njohura si shkaktarë të sëmundjeve të zëmrës, të sëmundjeve respiratore dhe disa lloj tumoresh. Duhani në shtatzëni dëmton zhvillimin e fëmijës.
/shkupi24/
-
Disa këshilla për të fjetur më mirë
1. Evito ngjyrën e kaltër para gjumit
– Fikni Tv-në, kompjuterin dhe të gjitha elementet që shkaktojnë shqetësimin “blue”.
2. Evitoni kotjet pas dite
– Shpesh kur vijnë njerëzit pasdite nga puna, pushojnë duke bërë një gjumë të trazuar i cili shpesh është lodhës.3. Ndaleni alarmin
– Për aq kohë që keni vendosur të pushoni mos e prishni gjumin.4. Vendosni jastëk prapa shpine
– Kjo për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe sëmundjet reumatike.5. Shtrijeni kokën në jastëk
– Mos fleni duke parë parë TV apo në lap-top duke e shtrembëruar qafën.6. Mbani pastër çarçafët dhe jastëkët
–Në veçanti për ata që vuajnë nga alergjia e pluhurit.7. Alarmin rregullojeni edhe në fundjavë
– Shpesh njerëzit në fundjavë nuk punojnë dhe si pasojë flejnë shumë më shumë se sa që duhet, gjë e cila nuk është e shëndetshme.8. Mos pini kafe
– Para gjumit mos pini asnjëherë kafe se ajo e çrregullon gjumin dhe ju sjell pagjumësi.9. Ushtrimet dhe fitnesi
– Ushtrimet e ekuilibruara sjellin gjumë të rehatshëm.10. Hani darkë të lehtë
– Ngrënia natën diçka të lehtë e vendos në vijë “sistemin digjestiv” i cili ju sjell një gjumë të lehtë (as nuk mbetet i zbrazur e as nuk ngarkohet).11. Mos pini alkool
– Alkooli sjell dëme të rënda, e njëra nga ata është edhe insomnia – pagjumësinë kronike (kjo nga studimet e fundit përforcohet shumë)12. Evitoni lëngjet 1-2 orë para gjumit
– Pasi që shpesh shkaktojnë urinimin gjatë mbrëmjes dhe për njerëzit në moshë shkaktojnë inkontinencë urinare…13. Ndalni dritat e mëdha
– Drita e madhe është një armik i fjetjes së shëndoshë.14. Ndalni zërat
– Zërat pa dyshim janë armiku i gjumit, prandaj sigurohuni nga ata para se të flini.15. Mos pini duhan
– Duhani është pjesëmarës edhe në pagjumësinë – insomnia.16. Mos mbani kafshë në shtëpi
– Ato shpesh nuk kanë orar gjumi dhe ankesat e tyre shndërrohen në ankth për ju.17. Mundohuni të qetësoheni para gjumit
– Gjendja shpirtërore është ndikuese për një gjumë të rehatshëm.18. Evitoni qetësuesit dhe gjumësjellësit nga medikamentet
– Ata shkaktojnë varësi.19. Mos shkoni në shtrat pa i bërë lutjet para gjumit
– Ato janë mburojë dhe freski shpirti të pazëvendësueshme./shkupi24/