Author: thirrja@live.com
-
Zbulohet ilaçi kundër lodhjes
Për të qenë më aktivë, mjafton të ulni dozat e kafeinës, të pini ujë mjaftueshëm, të mos mendoni për punën gjatë gjithë ditës, si dhe të konsumoni fruta dhe perime në masë.
Njerëzit janë gjithmonë e më shumë të lodhur, për shkak të dinamikës së ditëve me orare të tejzgjatura dhe me një stres të papërmbajtur. Por, tashmë është zbuluar ilaçi.
Për të qenë më aktivë, mjafton të ulni dozat e kafeinës, të pini ujë mjaftueshëm, të mos mendoni për punën gjatë gjithë ditës, si dhe të konsumoni fruta dhe perime në masë. Mund të konsumoni deri në dy apo tre filxhanë kafe në ditë, por jo më tepër.
Mjekët shpesh kanë paralajmëruar që kafja të eliminohet tërësisht gjashtë orë para gjumit. Një tjetër faktor i rëndësishëm që ju bën të ndiheni të të dobët dhe të acaruar, mbetet edhe mungesa e hekurit. Kjo shkakton edhe vështirësi në përqendrim.
Sapo të zgjoheni, keni nevojë për ushqime, të cilat t’iu japin energji. Ushqimet e paketuara shkaktojnë ndjesi dobësie. Po të zbatoni deri në detaj këto këshilla, ju nuk do të ndjeheni aspak të lodhur.
/shkupi24/
-
Hadithi nr.19 “Vlera e namzliut tek Allahu”
Besimtarët që falin namazin kanë pozitë dhe vlerë tek Allahu.Allahu ka nënshtruar engjuj që përkujdesen për besimtarët që mos i godasë ndonjë e keqe,ka thënë Allahu në kuran:”besimtari ka engjuj para tij dhe prapa tij që e mbrojnë nga çdo gjë”gjithashtu Allahu e ka bërë që adhurimi i disa engjujve të jetë lutja për besimtarët,ka thënë Allahu :”e falenderojnë Allahun me përmendjen e Tij dhe i besojnë Atij,dhe kërkojnë falje për besimtarët…”.në hadithin në vijim pejgamberi i cek disa mënyra tjera të vlerës së besimtarit tek Allahu:
Trans.nga ebu Hurejra r.a.se i dërguari ka thënë:”engjujt e natës dhe engjujt e ditës ndrojnë pozitat e tyre dhe takohen në namazin e sabahut dhe namazin e ikindisë,pastaj ngriten lart ata që kanë qenë tek ju dhe i pyet Allahu edhe pse Ai e din më mirë ,si i latë robërit e Mi,ata thonë:i lamë duke u falur dhe i gjetëm duke u falur”.
Dobitë e hadithit:1)ndrimi i engjëjve:vendbanimi i engjujve është qielli mirëpo ata zbresin në tokë me urdhërin e Allahut dhe me dëshirën e Tij,Allahu me urtësinë e Tij e ka bërë që engjujt të jenë dëshmitarët e Tij për veprat e besimtarëve,menyra e zbritjes së melekëve është:zbresin një grup melekësh në kohën e namazit të ikindisë dhe qëndrojnë në tokë,pastaj në kohën e namazit të sabahut zbritë edhe një grup tjetër dhe aty takohen,pastaj ngritet grupi që ka qëndruar gjatë natës dhe qëndrojnë grupi që ka zbritur në mëngjes deri në namazin e ikindisë,pastaj në ikindi zbritë një grup tjetër dhe takohen me ato të mëngjesit,në namazin e ikindisë pastaj ngriten ato që kanë zbritur në mëngjes dhe kështu vazhdon ndrimi i engjujve.
2)për vlerën dhe urtësinë e kujdesit ndaj namazit të sabahut dhe ikindisë u fol në hadithin e mëparshëm.
3)vlera e besimtarit tek Allahu i lartësuar:a)ju ka dhënë leje Allahu një grupi prej engjujve të luten për besimtarët ashtu siç kanë dëshirë ata,ka thënë i lartësuari:”ata të cilët e mbajnë Arshin(fronin e Allahut)dhe ata që janë rreth tyre e falenderojnë Allahun me përmendjen e Tij edhe i besojnë Atij,dhe kërkojnë falje për besimtarët dhe thojnë:Zoti ynë sikur që ke kapluar çdo send me mëshirën Tënde dhe diturinë Tënde fali ata që pendohen dhe e pasojnë rrugën Tënde dhe mbroj nga dënimi i Zjarrit”gjithashtu ka thënë:”dhe mbroj ata(besimtarët)nga të këqiat se kë e mbron Ti nga të këqiat me të vërtetë e ke mëshiruar,e ky është shpëtimi i qartë”.
b)Allahu e ka bërë një grup prej engjujve që ti mbrojnë besimtarët derisa tu vijë caktimi i Allahut,ka thënë Allahu:”besimtari ka engjuj para tij dhe prapa tij që e mbrojnë nga çdo gjë derisa të vjen caktimi i Allahut”.
c)Allahu e ka bërë një grup engjujsh që shëtisin nëpër tokë dhe i kërkojnë vendet ku mësohet dituria apo lexohet kurani dhe mësohet kurani.
d)gjithashtu e ka bërë një grup engjujsh që shëtisin nëpër tokë dhe ndëgjojnë se ku i dërgohet përshëndetje(salavat)pejgamberit që t’ia dërgojnë atij.
4)hadithi tregon që namazi është vepra më e madhe sepse për të i pyet Allahu engjujt.
5)aludimi në atë se namazi i sabahut dhe i ikindisë janë prej namazeve më të mëdha.
6)tregon hadithi për nderin e këtij populli(popullit të muhamedit)mbi popujt tjerë.Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com
-
Si ta ulim tensionin e gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është shqetësim për shumë njerëz. Por, ne ua propozojmë disa këshilla, të cilave duhet t’u përmbaheni, për ta pasur nën kontroll tensionin dhe ta përmirësoni stilin e jetës.
Për ta mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është mjaft e rëndësishme, për të mos rrezikuar sëmundje të ndryshme, si sulmi në zemër, funksionimi i dobët i veshkave, që janë ndër sëmundjet të cilat mund t’i vuani nga tensioni i lartë i gjakut.
Mjekët këshillojnë që ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të bëjnë kujdes me dieta, ta mbajnë nën kontroll peshën dhe mbi të gjitha ta reduktojnë konsumimin e kripës.
Ndonjëherë është e nevojshme të marrim medikamente, për ta ulur tensionin, por një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e kontrolluar, mund të japin rezultate të shkëlqyeshme në uljen e tensionit.
Në vazhdim do t’i shihni disa këshilla që ua preferojmë, për ta ‘mposhtur’ tensionin e gjakut:
– ta eliminojmë kripën dhe ta zëvendësojmë me erëza që e bëjnë ushqimin të shijshëm,
– t’i zëvendësojmë disa karbohidrate të rafinuara me ushqime të pasura me sojë,
– të konsumojmë çokollatë të zezë me përqindje të lartë të kakaos. Kjo ndihmon në uljen e tensionit,
– eliminoni ushqimet e konservuara dhe ato me vaj, të gjitha salsiçet dhe mishrat e konservuar,
– rriteni konsumimin e bananeve dhe perimeve të pasura me kalium si patatet shalqinjtë, portokajtë, spinaqin dhe bajamet,
– ndaloni rreptësisht konsumimin e alkoolit, djathit, ushqimeve të ngrira dhe atyre të gatshme,
– ecni çdo ditë së paku 30 minuta ose ndiqeni një aktivitet të moderuar fizik,
– merrni frymë thellë, për disa minuta në mëngjes dhe gjatë natës, duke e larguar stresin dhe tensionin,
– mos pini duhan, sepse konsumimi i tij i çrregullon arteriet, duke i penguar ato që të zgjerohen dhe kështu e lehtëson hipertensionin,
– flini mirë dhe gjatë, pasi që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, lehtësisht mund ta ketë tensionin lartë.
/shkupi24/
-
Ilaç për sy, i nxjerrë nga Kur’ani famëlartë
Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhoi një ilaç të quajtur “ilaç kur’anor” që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikim të dobët, pa ndërhyrje kirurgjike.
Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar, ky medikament, i cili u përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, kishte sukses në 99% të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi kur’anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.Burim i frymëzimit është Kur’ani përkatësisht kaptina Jusuf që gjendet në Kur’an. Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe tha: “Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë”.
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). “(Kur’an: Jusuf, 84.)
“Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin të pranishëm) thanë: “Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje”. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?” (Kur’an:Jusuf, 93-96.)Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij, Jusufin a.s., për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluar të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s., Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.
Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.
Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thashë në veten time: “Kjo është mrekulli e Kur’anit!”Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet “ilaç kur’anor”. Firma zvicerane pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.
Allahu i Madhëruar në Kur’anin fisnik thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Kur’an: El-Isra, 82)
/shkupi24/
-
Kujdes nga Qepa
Fakte interesante që nuk i dinit për vetitë e dobishme dhe të dëmshme të qepës!
Ne vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave ne mbare boten, nje doktor vizitonte cdo dite fshatrat dhe fermat ne perpjekje per te ndihmuar njerezit te luftonin semundjen. Shume fermere dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.
Nje dite doktori vizitoi nje familje dhe per cudine e tij, te gjithe familjaret ishin te shendetshem. Kur doktori pyeti se cfare bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vene nga nje gjysem qepe te qeruar ne pjate ne secilen dhome te shtepise (zakonisht dy dhoma ne ate kohe). Doktori mund ta besonte kete dhe i kerkoi gruas nese mund ta merrte njeren nga qepet per ta pare ne miktoskop. Ajo i dha njeren nga qepet dhe pas vezhgimeve ne mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit ne qepe. Tashme u be e qarte qe qepa i terhiqte bakteret, duke ruajtur ne kete menyre shendetin e familjes. Mizioner ju sjell edhe disa histori te tjera pë efektet e qepës.Se fundmi e degjova kete histori nga parukierja ime. Ajo tha qe disa vite me pare, shume nga punetoret e saj filluan te kene shqetesime nga gripi dhe po ashtu, edhe disa nga klientet. Vitin tjeter ajo vendosi disa vazo me qepe ne ambientet e punes. Per cudine e saj, asnje nga stafi i saj nuk u semur dhe nuk pati asnje sheqtesim ate vit. Shume persona neper bote kane reportuar te njejtin rezultat pozitiv pasi e kane provuar. Provoje dhe shikoje vete efektin. Une e provova vitin e kaluar dhe deri me tani kemi asnje lloj shqetesimi nga semundjet sezonale.
Disa jave me pare i tregova nje mikes sime histori dhe ajo u pergjigj me kete histori interesante per qepet:
Faleminderit qe ma kujtove. Nuk e dija per historine e fermerit, por di qe para ca kohesh u semura nga pneumonia dhe e tepert te te them qe isha shume e semure. Diku ne internet lexova nje artikull ku thuhej qe duhej te qeroja nje qepe, ta ndaja pergjysem, ta vendosja ne nje pjate dhe ta lija afer krevatit te pacientit gjate nates. Artikulli thoshte qe ne mengjes, qepa do te marre nje ngjyre te erret… ashtu ndodhi dhe une filova te ndihem me mire.
Dicka tjeter qe lexova nga artikulli ishte qe qepa dhe hudhra te vendosura ne dhome, shpetuan shume jete njerezish nga semundja e murtajes disa vite me pare. Ato kane veti te fuqishme kunder baktereve dhe infeksioneve.
Eshte edhe nje konstatim tjeter. Shpesh here kur kemi probleme me stomakun, nuk e dime se ku qendron problemi apo kujt t’ja veme fajin. Mbase qepet mund te jene nje nga shkaqet. Fakti qe qepet kane veti te terheqin bakteret dhe ne kete menyre te mbrojne shendetin tone, eshte arsyeja qe ne nuk duhet te konsumojme qepet qe kane qendruar me shume se nje dite qe nga koha kur jane prere apo qeruar.QEPET E MBETURA MUND TE JENE HELMUESE.
Disa kohe me pare kisha shansin te bashkebizedoja me perfaqesuesit e nje kompanie te prodhimit te majonezes. Nje nga bisedat ishte per ushqimet helmuese dhe efektin e tyre tek organizmi. Mesova disa fakte interesante nga njeri prej kimisteve.
Gjate bisedes, dikush pyeti nese duhet te shqetesohemi nga perberesit e majonezes. Njerezit shpesh shqetesohen nese majoneza eshte e demshme. Pergjigja e kimistit ishte cuditerisht e papritur. Sipas tij, majoneza qe blihet ne treg eshte krejtesisht e sigurt dhe e pa demshme.
Nuk ka nevoje as te mbahet ne frigorifer. Ska asnje efekt negativ nese e mbani, por nuk eshte e domosdoshme.Ai vazhdoi te shpjegonte qe pH (pehashi) i majonezes eshte vene i tille qe bakteret nuk mund te mbijetojne ne te. Per te nuk ishte ndonje cudi e madhe qe gjate veres, shpesh ne tavolinat e njerezve gjen qepe hudhra dhe sallate, dhe njerezit zakonisht fajesojne majonezen kur semuren.
Ai vazhdoi te shpjegonte qe ne rastet kur raportohen helmime nga ushqimi, nder elementet e pare qe mjeket kontrollojne tek viktima eshte QEPA dhe nga cili ushqim ka ardhur ajo (sallata?). Sipas tij nuk eshte majoneza (perderisa nuk eshte e prodhuar ne shtepi) shkaku i helmatisjes, por me shume mundesi ushqimet qe permbajne QEPA te lene disa dite e prere, HUDHRAT dhe ne disa raste edhe PATATET.>
Qepa ndotet mjaftueshem vetem duke e prere dhe lene te ekspozuar ne ambient per nje kohe te shkurter dhe mund te perbeje rrezik per persona te ndjeshem ( kjo ndodh zakonisht ne fast-food apo restorante ku sherbehen ushqime qe kane si perberes qepen!). Sipas kimistit nese e pritni qepen shume shpesh dhe imet, mund te jete OK, por nese thjesht e ndani ne pak pjese dhe e vini ne sanduic, mund ti hapni probleme vetes. Qepet dhe patatet e lageshta ne sallate patatesh i terheqin bakteret me shpejt se cdo lloj majoneze mund ti terhiqte.Gjithashtu qente nuk duhet te konsumojne qepe. Metabolizmi i tyre nuk e duron dot qepen.
Si perfundim ju lutem mbani mend qe nuk eshte e keshillueshme (dhe mbase e rrezikshme) nese perdorni ne ushqime qepe te prera para me shume se nje dite. Ajo behet helmuese edhe nese lihet nje nate te vetme dhe krijon baktere toksike qe mund te shkaktojne infeksione te ndryshme te stomakut.
Shperndajeni kete lajm tek te gjithe njerezit tuaj te aferm qe edhe ata te mesojne./shkupi24/