Author: thirrja@live.com

  • Frytet e Devotshmërisë – Dhulkarnejn Ramadani

    Frytet e Devotshmërisë – Dhulkarnejn Ramadani

    https://www.youtube.com/watch?v=mCRZp6zB5_4

  • Kur do ta pranojmë gabimin – Dhulkarnejn Ramadani

    Kur do ta pranojmë gabimin – Dhulkarnejn Ramadani

    https://www.youtube.com/watch?v=Z0sUD_OybvE

  • Hadithi nr. 4

    Hadithi nr. 4

    Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes’udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “Më ka treguar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet:

    ‘Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh), dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (rizkun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm. Pasha All-llahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri dhe do të hyjë në të. E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të zjarrit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut hapësirë, dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të punojë punë të njerëzve të xhennetit dhe do të hyjë në të’.”

    (Buhariu dhe Muslimi)

     

  • Hadithi nr. 3

    Hadithi nr. 3

    Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

    ‘Islami ngritet mbi pesë (shtylla): në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarit e Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit’.”

    (Buhariu dhe Muslimi)

     

  • Hadithi nr. 2

    Hadithi nr. 2

    Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:

    “Një ditë ishim duke ndejur te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ulë pranë të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:

    ‘O Muhammed, më trego ç’është Islami?’ I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Islami është të dëshmosh që nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’ben nëse ke mundësi ta bësh këtë!’ Ai tha: ‘Të vërtetën e the!’ Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: ‘Më trego, ç’është imani?’ (Pejgamberi) tha: ‘Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes.’ Tha: ‘Të vërtetën e the.’ Tha: ‘Më trego ç’është ihsani?’ (Pejgamberi) tha: ‘Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.’ Tha: ‘Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?’ (Pejgamberi) tha: ‘Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.”Më trego mbi shenjat e tij?’ Tha: ‘Kur robëresha t’i lind vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.’ Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur. Pastaj (i Dërguari) tha: ‘O Umer, a e njeh atë që më pyeti?’ Thashë: ‘All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e di.’ Tha: ‘Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj’.”

    (Muslimi)

     

  • Hadithi nr. 1

    Hadithi nr. 1

    Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

    “Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.”

    (Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy Sahihet e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve.)

     

  • Xhenxhefili – melmese dhe ilac

    Xhenxhefili – melmese dhe ilac

    Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Ndikimi çudibërës

    Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

    Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin, nxit djersitjen e madhe, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

    E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

    Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

    Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

    Mëlmesë aromatike

    Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare. Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë në veçanti vjen në shprehje gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

    Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella. Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin. Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B. Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.

    Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla. Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira. Në disa vende nga ai e përpunojnë pastën me xhenxhefil, e ashtuquajtur buka e xhenxhefilit, ndërsa anglezët e preferojnë pijen e xhenxhefilit, të ashtuquajturën ginger beer.

    Interesante është që gjatë kohës së ndalimit të alkoolit në SHBA janë pirë lloje të ndryshme të pijeve të xhenxhefilit siç janë Gingerale ose Gingerbeer të cilat nuk është dashur të përmbajnë më shumë se 0,5 për qind alkool. Pija e xhenxhefilit është joalkoolike, ndërsa përmban rrënjën e xhenxhefilit, limon, ujë, sheqer dhe limon të athët. Përdorimin më të gjerë e ka në bërjen e koktejeve. Dallohet ginge beer e cila mund të ketë shtesë të alkoolit, dhe gingerale që është më e ëmbël dhe ka shije më pak intensive të xhenxhefilit.