Author: thirrja@live.com

  • Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën

    Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën

    Një studim i ri thekson se kujdesi ndaj dhëmbëve të pastër forcon kujtesën dhe aktivizon qelizat e trurit. A thua cili është udhëzimi i Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i lidhur me këtë?
    Askush nuk ka paramenduar për ekzistimin e lidhjes ndërmjet aktivitetit të trurit dhe higjienës dentare. Prej gjërave të çuditshme që i ka vërejtur doktori amerikan Majkëll Rozin (në një lajm të publikuar në rrjetin CNN) është se mungesa e pastrimit të dhëmbëve ndikon në shëndetin mendor!

    Ky doktor shpjegon se bakteret cipë (pllaka) ndërmjet dhëmbëve mund të shkaktojnë reagim imun që pasqyrohet në arteriet e zemrës, me ç’rast parandalon arritjen e ushqimeve të domosdoshme për qelizat e trurit, që nënkupton se pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën dhe mbron trurin.

    Duke lexuar këtë lajm shkencor patjetër duhet të kujtojmë Sunetin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, lidhur me pastrimin e dhëmbëve dhe kujdesin ndaj misvakut , saqë ai ka thënë: “Po të mos kisha frikë se do ta rëndoja umetin tim, do ta kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu dhe Muslimi)
    Profeti e ka ndërlidhur pastrimin e dhëmbëve me çdo namaz që e fal besimtari në mënyrë që të jetë mendërisht aktiv.

    Shikoni në këtë udhëzim profetik të shkëlqyer: “Transmetohet nga Shurejh, i cili e ka pyetur Aishen: “Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur hynte në shtëpinë e tij? Ajo iu përgjigj: “Me misvak” (Shënon Muslimi).
    Por çfarë mund të thuhet për natën? A e harronte i Dërguari i mëshirës këtë zakon të mirë? Është transmetuar nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur zgjohej natën, e pastronte gojën me misvak. (Shënon Muslimi)
    Madje i Dërguari i Allahut, pastrimin e dhëmbëve e ka ndërlidhur edhe me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, që misvakun ta shndërrojmë në zakon dhe adhurim për të cilin do të shpërblehemi. Kësisoj, ai ka thënë: “Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun.” (Silsile es Sahihah lil Albani)

    Me këtë rast lexues të nderuar, patjetër duhet t’i parashtrojmë pyetjen çdokujt që tallet me këtë Profet të ndershëm, nëse mësimet e Profetit të mëshirës gjithnjë janë në pajtueshmëri të plotë me shkencën dhe faktet shkencore dhe urdhrat e tij gjithnjë sjellin mirësi dhe dobi për njerëzimin, atëherë përse refuzoni pasimin e profetit të mëshirës? Meditoni këtë sqarim hyjnor: “…dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” (A’raf 157-158)

    /xhamiambret/

  • Hadithi nr.21 “Vlera e ezanit dhe e rreshtit të parë (në namaz)”

    Hadithi nr.21 “Vlera e ezanit dhe e rreshtit të parë (në namaz)”

    Garimi në vepra të mira është prej shenjave të besimit,ata që garojne në mirësi e meritojnë që Allahu t’i ngritë,në hadithin në vijim udhëzon i dërguari popullin e vet për kah mirësia dhe vlerat.
    Trans.nga ebu Hurejra r.a.se i dërguari ka thënë:”nëse e dinë njerëzit vlerën e ezanit dhe të rradhës së parë(në xhami)pastaj nuk mund të dakordohet vetëmse më short do të kishin bë short,nëse e dinë vlerën e shkuarjes herët në xhami do të garoshin,nëse e dinë çfar vlere ka namazi i jacisë dhe i mëngjesit do të vishin zhagas”.
    Dobitë  e hadithit:

    1)feja islame ka nxitur për rreshtat e para në namaz,sepse ato që qëndrojnë në safet e para shkojnë herët në xhami,dhe se engjujt luten për imamin edhe për rreshtin e parë pas imamit, pastaj për ata që janë në anën e djathtë të rreshtit parë, pastaj për ata që janë në anën e majtë të rreshtit parë ,pastaj për rreshtin e dytë e kështu me rradhë.
    a)ka thënë i dërguari:”rreshtat më të mirë për burrat janë rreshtat e parë,rreshtat më të mira për gratë janë rreshtat e fundit”.trans.muslimi.
    b)gjithashtu ka thënë:”le të qëndrojë pas meje,të rriturit dhe të mençurit,pastaj tjerët pastaj tjerët”.trans.muslimi.
    c)drejtimi i rreshtave,mbushja e rreshtave dhe shpraztirave:ka thënë i derguari:”rregulloni rreshtat sepse rregullimi i rreshtave është prej plotësimit të namazit”.trans.buhariu dhe muslimi.Mënyra e rregullimit të rreshtave është:drejtimi në një vij i themrave,mbushja e shpraztirave dhe mos lënia shpraztira të vogla që të hyn djalli nëpër to.
    Pejgamberi ka qenë i kujdesshëm për rregullimin e rradheve ,ai thoshte:”drejtoni rradhët ofroheni sepse unë ju shiqoj pas shpine”.trans.buhariu dhe muslimi.
    d)plotësimi i rradhëve:kush sheh ndonjë shpraztirë përpara le ta plotëson duke ecur para edhe nëse është në namaz,ka thënë i dërguari:”kush e plotëson rradhën e ofron Allahu i lartësuar,kush e shkëput rradhën e shkëputë Allahu i lartësuar”.
    2)kujdesi i të parëve për adhurimin:trans.Seid ibn Mensur eshe Bejhekiu nga Abdullah ibn Shebreme r.a.se ka thënë:janë kacafitur njerëzit për ezan në luftën e kadisijes dhe pastaj janë gjyku tek Sead ibn ebi Vekasi dhe ai bëri short ndërmjet tyre.
    3)shkuarja herët në xhamij:thotë Allahu i lartësuar:”garuesit,garuesit janë ata të ofruarit..” garuesit janë ata që nxitojnë në adhurime sa më shumë sikur:namazi me xhematë,xhihadi etj.nuk ka dyshim se shkuarja herët në xhami është kujdes për adhurimin për këtë na ka nxitur i dërguari për shkak të mirësisë që ka.
    4)namazi i jacisë dhe mëngjesit me xhematë:këto dy namaze janë argumentet më të forta të sinqeritetit me Allahun,dhe janë dy namazet më të rënda për hipokritët dhe njerëzit e devijuar sepse ata flejnë në kohën e namazit të mëngjesit,a në kohën e jacisë janë në argëtim,dhe në këtë kohë si zakon nuk i shohin njerëzit,sepse ata në realitet dalin në xhami për syefaqësi dhe autoritet,dhe ka nxitur i dërguari për prezentim në këta dy namaze dhe ka thënë:kush e falë jacinë me grup(xhematë)ka shpërblimin sikur me u falë gjysën e natës,dhe kush e falë mëngjesin me grup sikur me u falë tërë natën”.trans.muslimi. Sa pershkrim i mirë i të dërguarit për ata që prezentojnë në këta dy namaze me grup(xhematë)dhe nëse është me hec zhagas duke u munduar ta merr shpërblimin e madh të Allahut.
    5)tregon hadithi për vlerën e madhe të thirrjes së ezanit.
    6)vlera e namazit në grup dhe e shkuarjes herët në xhami.
    7)nxitja për prezentimin në namazin e jacisë dhe të mëngjesit në xhami.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

     

  • Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë. (Mësoni se si t’i Përdorni në kombinim)

    Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë. (Mësoni se si t’i Përdorni në kombinim)

    Kombinimi i mjaltit dhe i mollëve bashkon dy faktorë të dobishëm – vlerat shëruese dhe ushqyese. Çdo terapeut ka njohuri për veprimin dhe efikasitetin e mjaltit në rastet e shumë sëmundjeve të zemrës, veshkave, stomakut dhe zorrëve, ndërsa mollët që nga kohët e lashta janë shumë të vlerësuara si mjet i shkëlqyeshëm shërues.

    Pasi që përmbajnë sasi të bollshme të materieve shëruese, mollët dhe mjalti kanë veprim pozitiv për gjumë dhe tretje të mirë, çka është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë. Kur i sëmuri refuzon çdo ushqim që i ofrohet, në shumë raste me shumë qejf do ta marrë kombinimin e mollëve dhe mjaltit. Kjo përzierje është eliksir i vërtetët i shëndetit dhe bombë energjetike, e cila është e dobishme për forcimin e organizmit të sëmurë dhe të lodhur. Ja disa receta të dobishme.

    Pije e ftohtë nga mjalti dhe molla

    Pastroni një mollë të madhe nga farat dhe preni imët. Shtoni lëng të freskët portokalli të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe gjatë ditës kohë pas kohe jepjani të sëmurit nga një lugë.

    Sallata nga molla me mjaltë

    Disa mollë më të mëdha i preni imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem. Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.

    Molla, mjalti dhe qulli i tërshërës

    Përzierja e mollëve të ziera, e qullit të tërshërës, mjaltit, vaniljes dhe një gotë jogurti. E gjitha përzihet derisa nuk të fitohet pamja e shllagut. Ky është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për lyerjen e bukës.

    Mjalti dhe uthulla e mollës

    Për shërimin e shumë sëmundjeve përdoren pijet nga mjalti dhe uthulla e mollës. Zakonisht përdoren: dy lugë uthull molle me dy lugë mjaltë dhe një gotë uji të vakët.

    Kjo pije forcon membranën e mukozës së fytit dhe zgavrën e hundës-gojës, ndihmon te tretja e vështirësuar, lehtëson shkëmbimin e materieve në organizmin e sëmurë dhe të lodhur, harmonizon qarkullimin, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe forcon organizmin.

    Te tretja e çrregulluar, pija pihet në mëngjes; tek pagjumësia pihet para gjumit; tek ngjirja e zërit kjo pije duhet të pihet, por edhe të shpërlahet fyti me të.

    Mjekët konsiderojnë që duke iu falënderuar kombinimit të uthullës së mollës dhe mjaltit në organizmin njerëzor rritet aftësia e gjakut për të bartur oksigjen në organet vitale.

    /shkupi24/

  • Hadithi nr.20 “Ezani”

    Hadithi nr.20 “Ezani”

    Muslimanët në Meke janë thirrur ndërmjet veti për namaz sepse i kanë pasur shtëpit afër dhe janë mbledhur në shtëpinë e Erkamit r.a.Kur u shpërngulen në Medine dhe hynë në islam shumica e banorëve të saj u bë vështir që të thirren për namaz përveç me ndonjë mjet të veçant dhe pejgamberi u takua me shokët e tij që të bisedojnë për mënyrën e thirrjes së njerëzve në namaz.Prej këtu ja filloi ezani.
    Trans.Abdullah ibn Omeri r.a.se ka thënë:muslimanët u tuboheshin dhe pritshin namazin derisa të hynte koha dhe nuk u thirrte për të,një ditë biseduan dhe tha njeri prej tyre ta bëjmë një kumbonë sikur e krishterëve,thanë disa të tjerë një bri sikur çifutët,tha Omeri r.a.pse nuk e bëjm që njëri nga ne të thërras për namaz,tha pejgamberi:”ngritu o Bilal dhe thirr për namaz”.
    Dobitë e hadithit:

    1)Namazi me xhematë:e obligoi Allahu i lartësuar pesë kohët e namazit në udhëtimin e të dërguarit me trupin dhe shpirtin e tij prej qabes deri në xhaminë aksa pastaj deri në qiell në natën e israsë dhe miraxhit.Ditën e nesërme e mësoi Xhibrili a.s. të dërguarin për kohët e namazeve.Tha Allahu:”me të vërtetë namazi për besimtarët është obligim i caktuar(në kohë)”.
    Ka nxitur i dërguari për namazin me xhemat(në grup)në shumë vende ku ka thënë:”kur njeriu falet në grup(me xhemat)i shtohet shperblimi më shumë se sa në shtëpinë e vet apo punën e vet njëzet e pesë her më shumë”trans buhariu dhe muslimi.Gjithashtu ka thënë:”kush shkon të falet me grup(xhemat)çdo hap që e bën i fshihet nga një e keqe dhe i shkruhet nga një shpërblim kur shkon dhe kur kthehet”.trans.imam Ahmedi dhe Taberaniu.Gjithashtu ka thënë:”a të ju tregoj se çka i fshin mëkatet dhe i ngrit shkallët(në xhenet)thanë:gjithsesi o i dërguar,tha:”marrja e abdestit kur është vështirë,shpeshtimi i shkuarjes në xhami,pritja e namazit deri në namazin tjetër,kjo është roja në rrug të Allahut,kjo është roja në rrug të Allahut, kjo është roja në rrug të Allahut”.trans.Muslimi.
    2)I dërguari i Allahut e urrejti i që të merr mjete të kopjuara apo të devijuara për thirrjen e njerëzve për namaz,për këtë arsye na e lejoi neve Allahu ezanin.Këtë thirrje madhështore që thërritet pesë herë në ditë anekënd botës duke thirrur për adhurimin që e meriton Allahu i vërtetë.Dhe dëshmia e vërtetë për pejgamberinë e Muhamedit dhe lajmerimi për islamin e vërtetë dhe thirrje për veprën më të mirë.E urrejti që ta merr jetën e dikuj tjetër shembull përveç besimtarëve.Tha i dërguari:”kush i përngjason një populli ai është sikur ata”.trans.Ahmedi.
    Duhet të dallohet besimtari me besimin e tij,adhurimin e tij,sjelljen ,moralin ,ndjenjat , veshjen e tij,pamjen e tij si dhe qëllimin e jetës së tij.
    3)Ezani:

    a)Trans. nga njëri prej ensarëve se ka thënë:deshi i dërguari që ti mbledh njerëzit për namaz dhe i thanë që ngrite një flamur kur të afrohet namazi,e kur ta shofin njerëzit e thirrasin njëri tjetrin mirëpo nuk i pëlqej kjo,iu përmend edhe briri por nuk i pëlqeu tha është prej çifutëve,iu cek edhe kumbona tha jo ajo është prej krishterëve.Abdullah ibn Zejdi r.a.e pa në ëndër ezanin dhe shkoi te i dërguari i tregoi dhe i tha:tek sa isha duke fjetur më erdh një njeri dhe më tregoi ezanin,a Omeri r.a.e kish parë këtë ëndër më herët por e kish mbajtur fshehur,pastaj ia tregoi të dërguarit të Allahut e i tha:”pse nuk na ke treguar më herët”tha ma kaloi Abdulla ibn Zejdi e më erdh turp dhe tha i dërguari:”ngritu o Bilal shiko çka të urdhëron Abdullah ibn Zejdi ashtu bën”dhe e dha ezanin Bilali.trans.ebu Davudi.
    b)ezani është simbol i islamit dhe traditë e tij,ka nxitë i dërguari për ezan dhe ka thënë:”tre personave ju ofrohet parfumi-ditën e kijametit që i kanë lakmi krejt të parët dhe të mbramët:një rob që e plotëson obligimin ndaj Zotit të vet dhe ndaj pronarit të vet,një imam që i fal popullin dhe ata janë të kënaqur me atë dhe një njeri që e jep ezanin për namaz ditën dhe natën”trans.Tirmidhiu.
    c)Mënyra e ezanit është e njohur e ditur,fjalët e ezanit janë të transmetuara nga i dërguari i Allahut dhe duhet që patjetër të këndohet ezani.
    d)Preferohet që kush e ndëgjon ezanin të thotë sikur thotë thirrësi kur të kryhet të dërgon përshëndetje për të dërguarin dhe të bën lutje dhe të bën lutjen e ezanit dhe ta shqiptojë dëshminë(shehadetin)dhe të thotë jam i kënaqur me Allahun për Zot,me islamin për fe dhe me Muhamedin të dërguar.Ka thënë i dërguari:”kur ta ndëgjoni thirrësin(muezinin)thoni siç thotë pastaj më dërgoni mua përshëndetje(salavat)se kush më dërgon mua përshëndetje i dërgon atij Allahu dhjetë herë përshëndetje,kërkoni që të më jepet mua vesile(vend në xhenet)sepse ajo është vendi im në xhenet dhe aty nuk mund të hyn vetëmse një prej robërve të Allahut dhe shpresoj që të jem une ai dhe kush kërkon për mua të më jipet vesileja iu ka lejuar apo iu ka obliguar ndërmjetesimi im(ditën e kijametit)”.trans.buhariu dhe muslimi.
    Lutja e vesiles është kështu:o Zoti kësaj thirrje të plote,dhe Zot i namazit që për të thirret ezani,jepja Muhamedit vesilen(vend në xhenet) dhe meritat dhe ringjalle në vendin e lavdëruar,që ia ke premtuar”.trans.buhariu dhe muslimi.Gjithashtu ka thënë:”kush thotë kur ta ndëgjon ezanin dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe nuk i bëj ortakllëk Atij,dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij ,jam i knaqur me Allahun për Zot,dhe me islamin për fe dhe me Muhamedi për të dërguar,ia falë Allahu atij mëkatet”.trans.Muslimi.
    4)Hadithi tregonë që muslimani duhet të dallohet me personalitetin e tij fetarë islam sepse islami e kërkon një gjë të tillë dhe nxitë në të.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com