Author: thirrja@live.com
-
Dispozitat e marrjes se fëmive në xhami
Pyetja:
Disa nga njerëzit që vijnë në xhami me fëmijë që nuk e kanë arritur moshën e dallimit dhe nuk mund të falen si duhet. Këta fëmijë i vendosin në rreshta me namazfalësit tjerë dhe gjatë namazit luajnë apo grinden me çka i shqetësojnë ata që janë afër tyre. Pra, cila është dispozita rreth kësaj, dhe nëse ka mundësi ndonjë këshillë për prindërit e fëmijëve të tillë?
Përgjigje:
Mendoj se sjellja e fëmijëve (në xhami) që pengojnë namazfalësit nuk është e lejuar, sepse kjo gjë pengon besimtarët në kryerjen e një obligimi prej obligimeve të All-llahut. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem i dëgjoi disa sahabë që faleshin duke recituar Kur’an me zë të lartë, dhe u tha:
“Ju nuk duhet t’i ngritni zërat mbi njëri tjetrin në recitim” (Ahmedi, 2: 36,37)
Në një hadith tjetër ai tha:
“Ju nuk duhet t’i pengoni njëri-tjetrit” (Ebu Davudi; 1332)
Kështu, çdo gjë që u pengon atyre që falen, ndalohet kryerja e saj. Andaj, këshilla ime për këta prindër është që të mos i sjellin këta fëmijë në xhami dhe të kërkojnë udhëzim në atë që urdhëroi i Dërguari i All-llahut:
“Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa rihni kur ti mbushin dhjetë” (Ebu Davudi nr.494, 495 dhe Ahmedi 2: 187)
Poashtu, i këshilloj njerëzit e xhamisë që t’I hapin zemrat e tyre për fëmijët, ardhja e të cilëve është e ligjëruar me sheriat. Ata nuk duhet t’i vështirësojnë gjërat mbi ta ose t’i largojnë ata nga vendi I tyre në saf nëse kanë ardhur para tyre. Sepse, me të vërtetë, kushdo që e arrinë i pari një gjë ai ka përparësi ndaj të tjerëve në atë gjë, pamarëparasysh nëse është i ri apo fëmijë. Andaj, largimi I fëmijëve prej safit nuk është i lejuar për disa shkaqe:
- Mospërfillje e të drejtës së tyre, sepse kushdo që vjen në dicka-në të cilën asnjë prej muslimanëve nuk e ka parakaluar- atëherë ai ka përparëi në të mbi të tjerët.
- Demotivim i tyre për të ardhur në xhami;
- Ekziston mundësia që fëmija ta urren atë që e largon nga vendi të cilin e ka arritur para të tjerëve.
- Kjo shpie në mbledhjen e fëmijëve në rreshtin e fundit ku do të lozin mes vete dhe do t’u shkaktojnë pengesa njerëzve në xhami, gjë që nuk do të ndodhte poqëse shpërndaheshin fëmijët nëpër rreshta.
Në lidhje me atë që disa nga dijetarët kanë përmendur lidhur me largimin e fëmijëve nga vendi i tyre, ashtuqë ata të vendosen në fund të rreshtit apo në rreshtin e fundit, duke marrë si argument fjalën e të Dërguarit të All-llahut:
“Le të më afrohen (në namaz) vetëm ata që kanë kuptim dhe inteligjentit”
Ky mendim nuk është i saktë sepse bie në kundërshtim me thënien Profetike:
“Kushdo që vie i pari në një gjë, në të cilën askush nuk e ka parakaluar, atëherë ai ka më shumë të drejtë në të.”
Gjithashtu, argumentimi i tyre me hadithin Profetik: “Le të më afrohen (në namaz) vetëm ata që kanë kuptim dhe inteligjentit”, nuk është i qëndrueshëm (në mënyrën si e përdorin ata), sepse kuptimi i këtij hadithi është inkurajimi i njerëzve me kuptim të fesë dhe inteligjentët të ecin përpara dhe të jenë sa më afër Profetit sepse kuptimi i tyre është më i thellë në lidhje me atë që e kanë parë apo dëgjuar nga ai. Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk tha:
“Mos të më afrohet askush pos inteligjentëve dhe atyre me kuptim.”
Nëse Profeti do e thoshte këtë fjali atëherë largimi i fëmijëve nga safi i parë do të ishte i lejuar. Megjithatë, formulimi i këtij hadithi aludon në urdhër mbi më të diturit ti afrohen Profetit salAllahu alejhi ue selem.
Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin
Fetava Islamije, (vol. 3; f.26-29
-
Efektet e Boronicës së Kuqe
Boronica e kuqe mund të jetë e mirë edhe për personat të cilët i kanë mbijetuar ndonjë goditje në tru.
Studimet amerikane të realizuara kohë më parë tregojnë se ekstrakti i kësaj frute mund të ulë dukshëm vdekjen e qelizave pas goditjes në tru.Vdekja e qelizave të trurit kur ato i janë ekspozuar ekstraktit të boronicës së kuqe ka qenë dyfish më e ulët krahasuar me qelizat e trurit të cilat nuk janë ekspozuar në këtë ekstrakt.
Rezultatet tregojnë se boronicat e kuqe mund të ndihmojnë në rikuperimin pas goditjes në tru, veçanërisht në fazat e hershme të saj, kur ndodhin më së shumti dëmtime.
Boronica e kuqe është e njohur për efektin e saj në trajtimin e problemeve të sistemit urinar, ndërsa disa studime thonë se ato mund të kenë rol edhe në ruajtjen e shëndetit kardio-vaskular. Kjo pasi mendohet se boronica e kuqe rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe nivelin e antioksiduesve në gjak.
/shkupi24/
-
Hadithi nr. 22 “Obligueshmëria e përcjelljes së imamit në namaz”
Një qortim dhe kërcënim të rëndë e lëshon ai i cili nuk flet nga hamendja s.a.w.s.deri tek ai i cili nuk e përcjell imamin në namaz,mirëpo e tejkalon atë në ruku dhe sexhde duke e anashkalu këtë gjë.
Trans.ebu Hurejra r.a.se i dërguari ka thënë:”a nuk frigohet dikush nga ju që kur ta ngren kokën e tij para kokës imamit që Allahu të ia shëndron atij fytyrën në fytyrë gomari apo pamjen e tij në pamje gomari”.
Dobitë e hadithit:1)pasimi i imamit:ka thënë i dërguari:”është bërë imami(në namaz)që të pasohet”padyshim që bukuria e namazit është kur imami të shkon përpara pastaj atë ta pasojnë falësit,kush e ndryshon këtë rregull ka gabuar dhe ka bërë mëkat dhe e meriton që të dënohet. Ka thënë ebu Seid el Hudriu r.a.është falur një njeri pas të dërguarit dhe ai shkonte në ruku dhe u ngrit prej rukus para të dërguarit,kur e kreu namazin i dërguari tha:”kush është ky që bën kështu”?tha unë o i dërguar i Allahut,tha:”keni kujdes tejkalimin në namaz kur të bën ruku imami ,bëni ruku, kur të ngritet, ngrituni”trans.Taberaniu në librin Mu’xhem el eusat.
E shiqoi një herë Abdullah ibn Mesudi njërin që e tejkalonte imamin e vet dhe i tha:as vet që je falë as që e ke përcjellë imamin tënd.
2)shëndrimi:Allahu i ka shëndruar një grup prej beni Israilëve në majmunë dhe derra kur e kanë kundërshtuar urdhërin e Allahut të lartësuar kur i urdhëroi që mos të zënë peshq ditën e shtunë e ata e thyen urdhërin dhe zunë peshq,dijetarët e tyre i këshilluan që mos të bëjnë një gjë të tillë mirëpo nuk morën mësim,dhe Allahu i bëri disa prej tyre majmunë dhe disa të tjerë derra dhe në këtë gjendje jetuan një kohe dhe pastaj vdiqën të gjithë dhe nuk u shumuan,tregimi i tyre është i regjistruar në kur’an në suren el e’raf ku thotë Allahu i lartësuar:”pyeti ti ata për atë fshatin që ishte në buzë deti…”.
Do të ketë shëndrim në fizionomi dhe në këtë umet(popull)do të shëndrohen disa njerëz që e kalojnë kohën duke pirë alkool dhe duke ndëgju muzik dhe nëpër ahengje të çoroditura,ka thënë i dërguari:”do te ketë në këtë popull:shafitje,shëndrim dhe gjuajtje(me gur)”.trans.Tirmidhiu.
Nuk është patjetër që çdoher kur të bën dikush ndonjë mëkat të i vjen dënimi menjëher.
Ka thënë shejh Tekijuddini:hadithi aludon në ndryshimin e pamjes së jashtme,por ka mundësi të kthehet dhe në aspekt kuptimor sepse gomari përshkruhet si budallë,tha:ky kuptim i përngjanë edhe atij injorantit që nuk i din obligimet e namazit as përcjelljen e imamit.
3)dispozita e tejkalimit:kush e tejkalon imamin me harresë në ndonjë vepër prej veprave të namazit p.sh.:bjen në ruku para tij,ai duhet të kthehet prap që ta bën rukunë pas imamit,nëse nuk mundet me u kthy nga harresa apo padituria derisa e zen imami në ruku,atëher nuk ka kurfarë mëkati,mirëpo nëse e din këtë çështje atëher konsiderohet se e ka kundërshtuar sunetin(traditën)në tejkalim,dhe ka bërë mëkat,mirëpo namazin e ka në rregull.
4)kujdesi i të dërguarit për popullin e tij.
5)tejkalimi i Imamit nga xhemati është kundërshtim i traditës së të falurit me xhematë.
6)ndonjëherë Allahu e përshpejtonë dënimin e mëkatit në këtë botë.
7)jehuditë janë të ashpër dhe të vrazhdë për këtë e kanë merituar hidhërimin e Allahut.
8)Allahu e ka nderuar njeriun prandaj mos ta nënçmon veten e tij me veprimin e mëkateve.
9)nuk ka mëkat në harrim dhe mosdije.Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com