– Një femër hipi në taksi dhe u ul në ulësen anësore të shoferit, kurse ulëset mbas ishin të lira!!
(Ajo ishte gruaja e taksistit..)
– Një burrë me mjekër kalon pranë xhamisë, e njerëzit janë duke u falur, dhe ai kalon pa mos hyrë fare në xhami!
(Ai vetëm se është falur në xhami tjetër ku falet namazi menjëherë pas ezanit..)
– Një njeri u ul afër një tjetrit në tren, e i dha selam, mirëpo nuk ia kthehu selamin!
(Shumë thjesht, nuk e dëgjoi..)
– Shoku yt i shkollës refuzon të del me juve natën për të pirë kafe së bashku me ju!
(Ai nuk është koprrac, mirëpo e sheh prindin se si lodhet dhe mundohet për t’ia dërguar disa të holla për çdo muaj..)
Në shumicën e rasteve ti nuk sheh përveçse një pjesë të fotos, e pjesën tjetër paramendoje pozitivisht, me qëllim që mos t’i lëndosh njerëzit dhe mos t’ua marrish të drejtat! Ki mendim të mirë për të tjerët që të jesh i qetë dhe të tjerët të jenë të qetë nga ti!
Një nga të parët tanë fisnik tha: Nëse e sheh një nga vëllezërit e tu musliman se nga mjekra e tij pikon alkool, duhet të thuash ndoshta i është hedhur mbi mjekër alkool!
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Pasha Allahun, njeriu e ka vështirë që për vete të di nijetin e tij në veprën e tij, e si merr guximin që të flet për nijetet e të tjerëve!
Për këtë arsye, kërkoni arsyetime për vëllezërit e juaj dhe kini mendim të mirë për ta, dhe gjithmonë thoni, ndoshta ai ka ndonjë arsye po ne nuk e dimi!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU