Angazhimi me vepra të ahiretit

Ai që e angazhon veten me këtë dynja duke e lënë ahiretin, i humbë që të dyja, ndërsa ai që angazhohet me ahiretin duke e lënë dynjanë, do t’i fitojë që të dyja.

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kushdo që e ka për qëllim ahiretin, All-llahu do ta bëjë të pasur në zemër, do t’ia pakësojë problemet e kësaj bote dhe të mirat e kësaj bote do t’i vijnë edhe pse ai nuk i ka synuar. Ndërsa kushdo që e ka dert këtë botë, All-llahu do t’ia sjellë varfërinë para syve të tij, do t’ia përhapë problemet dhe nuk do t’i jepet asgjë tjetër prej dynjasë përpos asaj që All-llahu e ka shkruar për të.”[1]

Po ashtu ka thënë: “Kush i mbledhë brengat dhe i bën një brengë të vetme, e që është brenga e ditës së kiametit, All-llahu do t’ia largojë brengat e dynjasë. E kujt i shpërndahen brengat për çështjet e kësaj bote, All-llahu nuk e ka dert për të se në cilën luginë shkatërrohet.”[2]

 

[1] Sahih: Shënon Tirmidhiu (2465). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6510) e ka klasifikuar si hadith sahih.

[2] Hasen: Shënon Ibën Maxhe (257). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6189) e ka klasifikuar si hadith hasen.

 

www.thirrjaislame.com