ALLAHU XHENETIN NUK TA GARANTOI

Dije se Allahu furnizimin ta garantoi .. për këtë arsye mos u mërzit.

Allahu nuk ta garantoi Xhenetin .. për këtë arsye mos u dembelos, po puno.

Dije se të suksesshmit janë pakicë .. dhe se kënaqësia e dynjasë është kalimtare.

Dhe se çdo begati, jashtë Xhenetit, bëhet hi dhe zhduket.

Dije se çdo bela dhe sprovë, jashtë zjarrit të Xhehenemit, është shëndet.

Për këtë arsye ndale veten dhe llogarite para se të ecën treni, e të vjen dita kur ti do të llogaritësh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU