Ajo është në dobin tuaj

Në bregun e një deti të bukur, na ishin tre vëllezër që kishin një anije të vogël me të cilën bartnin udhëtarë.
Një ditë, derisa anija po qëndronte në breg dhe vëllezërit po prisnin të mbushet me udhëtarë, vërejtën një plak që po rrinte afër anijes dhe që në dorë mbante një torbë, por nuk po hipte në anije.
Njëri nga vëllezërit iu afrua plakut dhe e pyeti: Përse nuk po hip në anije? Anija vetëm sa nuk është nisur.
Nuk kam me vete para. Unë çdoherë kam udhëtuar ma babain tuaj, ndërsa paratë ia paguaja pasi kthehesha nga udhëtimi.
Njëri nga vëllezërit tha: Je i mirëseardhur, eja me neve dhe nuk kërkojmë pagesë fare.
Plaku u gëzua pa masë dhe hipi në anije. Pas një kohe, derisa po udhëtonin, plaku deshi të ndërtonte një arkë të vogël. Nga torba nxorri ca dërrasa dhe një çekiç. Derisa po punonte, çekiçi i ra nga dora dhe e shpoi anijen. Uji filloi të hyjë nga vrima, ndërsa plaku po përpiqej ta ndalonte hyrjen e ujit, por pa sukses.
Udhëtarët e anijes vërejtën se anija po mbushej me ujë dhe me zë të lartë bërtisnin: Ndihmë… Ndihmë…
Që të gjithë udhëtarët u përpoqën ta mbyllin vrimën por nuk ai dilnin dot, kështu që uji sa shkonte e shtohej.
Udhëtarët iu drejtuan plakut: Ti je fajtor për këtë. Që të gjithë do të mbytemi për shkak teje.
Për një moment udhëtarët panë ca anije të tjera që po afroheshin nga anija e tyre. Udhëtarët menjëherë filluan t’i ngritin duart e të kërkonin ndihmë.
Këto anije udhëhiqeshin nga një grup piratësh, të cilët i vidhnin anijet e mira. Kur u afruan te anija, vërejtën se ajo ishte e mbushur me ujë, dhe thanë: Kjo anije qenka e vjetër dhe do të fundoset, e ne nuk përfitojmë gjë prej saj. Pastaj u larguan, ndërsa udhëtarët e anijes u gëzuan shumë ngase shpëtuan nga sherri i piratëve të këqinj.
Plaku tha: Duhet ta nxjerrim ujin nga anija sa më shpejt.
Dhe derisa ata ishin të zënë me nxjerrjen e ujit, vërejtën një shpend të madh që fluturonte lart ndërsa në sqep mbante një copë të madhe pëlhure. Rreth tij kishte një numër të madh shpezësh të tjera që e sulmonin dhe mundoheshin t’ia rrëmbenin pëlhurën. Papritmas, pëlhura ra mbi anije, ndërsa njëri nga udhëtarët shpejt e kapi në dorë dhe tha: Kjo pëlhurë është mënyra më e mirë për ta mbyllur vrimën e anijes.
Dhe përnjëmend, vrima u mbyll dhe uji ndaloi së hyri në anije.
Plaku tha: All-llahu iu përgjigj lutjes sonë… Prandaj çdonjëri prej nesh që ka me vete para, duhet të japë diçka si falënderim ndaj All-llahut.
Udhëtarët mblodhën dhjetë dinarë dhe vendosën që këtë shumë t’ua shpërndajnë fukarenjve.
Kur arritën në bregun tjetër, udhëtarët zbarkuan nga anija. Aty vërejtën një grua që po qante me të madhe. Plaku e pyeti: Përse po qan?!
Ajo u përgjigj: Kisha një copë të madhe pëlhure, të cilën desha ta qep e më pas ta shes në treg. Por derisa po pija ujë nga ky pus, erdhi një shpend i madh, e grabiti pëlhurën dhe fluturoi larg…
Plaku e pyeti: Sa kushton ajo copë pëlhure?
Ajo tha: Një dinar, me të cilin do të kalonim tërë javën, unë bashkë me fëmijët e mi të vegjël.
Plaku u kthye tek udhëtarët dhe ia tregoi rastin e gruas.
Njëri prej tyre tha: Copën e pëlhurës All-llahu e bëri shkak për shpëtimin tonë nga mbytja.
Një udhëtar tjetër tha: Atëherë të hollat që i mblodhëm duhet t’ia japin kësaj gruaje.
Kështu, dhjetë dinarët e tubuar ia dhanë gruas, e cila u gëzua shumë dhe e falënderoi All-llahun e Madhërishëm.

Përshtati: thirrjaislame.com
Marur nga libri: “MORALI I PEJGAMBEIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem”
faqe: 59/60