Prej edukatës ndaj kur’anit është që myslimani të kudeset për pastërtinë e trupit të tij, rrobave të tij dhe vendit ku ulet. Ne e dimë se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka urryer përmendjen (dhikrin) e All-llahut duke qenë pa avdes, ndërsa kur’ani famëmadh është dhikri më i vlefshëm dhe më i madh.
Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të mos e prekë kur’anin dikush përveç se duke qenë i pastër (me avdes).”[1]
Edhepse ka prej dijetarëve që janë të mendimit se lejohet leximi i kur’anit dhe prekja e mus’hafit edhe pa avdes, por megjithatë më e mira është që të merret avdes para prekjes së mus’hafit. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
[1] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Kebir (12/313) si dhe në Mu’xhemus-Sagir (2/277). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7780) e ka klasifikuar si hadith sahih.
www.thirrjaislame.com