Nijeti i sinqertë në leximin e Kura’nit

Lexuesi i kur’anit duhet që me leximin e tij të synojë kënaqësinë e All-llahut, e jo famën, popullaritetin dhe përfitimin material.

All-llahu i Madhërishëm thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.”[1]

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk pranon prej veprave përveç asaj që bëhet me përkushtim dhe me të cilën synohet të arrihet kënaqësia e Tij.”[2]

Po ashtu ka thënë: Vërtet njeriu i parë që do të gjykohet në ditën e gjykimit është njeriu që ka marrë dituri, i ka mësuar të tjerët dhe ka lexuar kur’anin. Atij i kërkohet të paraqitet dhe pasi t’i përmendet dhuntia që i ishte dhënë dhe ai të njëjtën ta pranojë, i thuhet: Çfarë ke bërë me këtë? Ai thotë: Kam mësuar për vete, i kam mësuar të tjerët dhe e kam lexuar kur’anin për hirin Tënd. Atij i thuhet: Po gënjen! Ti ke mësuar që të të thonë dijetar dhe lexues i kur’anit dhe veç më të kanë thënë. Pastaj (All-llahu) urdhëron të tërhiqet zvarrë me fytyrë derisa të hidhet në zjarr.”[3]


[1] Kaptina El-Bejjineh, ajeti 5.

[2] Hasen: Shënojnë Nesaiu (3140) dhe Taberaniu (8/140). Ibën Haxher el-Askalani në Fet’hul-Bari (6/28) ka thënë: Senedi i këtij hadithi është hasen. Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tergibu vet-Terhib (1331) e ka klasifikuar si hadith hasen.

[3] Sahih: shënon Muslimi (1905).

www.thirrjaislame.com