Besimi se kur’ani është fjalë e All-llahut
Ne duhet të besojmë bindshëm se ky kur’an që e kemi para nesh është libri i All-llahut të Madhërishëm, të cilin e zbriti në zemrën e të dashurit tonë, Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. All-llahu i Madhërishëm thotë: “I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij.”[1]
Besimi në kur’anin është pjesë përbërëse e imanit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besim (iman) është të besosh në All-llahun, në melaiket e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në kader (caktim).”[2]
Më i madhi i atyre librave është kur’ani famëmadh, për mbrojtjen e të cilit përkujdeset vetë All-llahu i Madhërishëm, i Cili thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës
[1] Kaptina El-Bekare, ajeti 285.
[2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (55) dhe Muslimi (9) nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu dhe po ashtu nga Omer ibën Hattabi radijAll-llahu anhu.