mMyslimani duhet kujdesur që ta adaptojë nefsin në punë të larta… Pjegamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm i do punët e larta e të ndershme, ndërsa i urren punët e ulëta e të poshtra.”[1]
Po ashtu ka thënë: “All-llahu e do moralin e lartë, ndërsa e urren moralin e ulët.”[2]
Medito rreth këtij tregimi të shkëlqyer:
Rexha’ ibën Hajve, ministri i Omer ibën Abdul-Azizit, tregon dhe thotë: “Isha njëherë me Omer ibën Abdul-Azizin, në kohën kur ishte udhëheqës i Medinesë. Ai më dërgoi t’i blija një petk. Unë i bleva një petk për pesëqind dërhemë. Kur e pa atë, tha: Petk i mirë, por qenka i lirë!
E kur u bë kalif i myslimanëve, më dërgoi t’i blija një petk. Unë i bleva një petk që kushtonte pesë dërhemë. Kur e pa petkun, tha: Petk i mirë, por qenka shumë i shtrenjtë!
Rexhai thotë: Kur i dëgjova këto fjalë, fillova të qaj.
Omeri më tha: Përse po qan, o Rexha’?
I thashë: M’u kujtua petku yt i para disa viteve dhe fjalët që i the për të.
Atëherë Omeri ia zbuloi Rexha ibën Hajves sekretin e kësaj situate dhe i tha: Unë kam një nefs lakmitar! Çdo gjë që kam pasur, ai sa herë ka dëshiruar të kem diçka më tepër se ajo. Nefsi im lakmoi të martohem me të bijën e xhaxhait tim, Fatime bintu Abdul-Melik, dhe u martova me të. Nefsi im lakmoi për udhëheqësinë e Medinesë, dhe ja, edhe atë e fitova. Nefsi im dëshiroi të marr kalifatin, dhe ja, edhe kjo m’u realizua. Ndërsa tani, o Rexha’, nefsi im lakmon për xhennet, dhe unë shpresoj të jem prej banorëve të tij.”
[1] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Kebir (3/131). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1890) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[2] Sahih: shënon Hakimi në Mustedrek (1/1). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1889) e ka klasifikuar si hadith sahih.
www.thirrjaislame.com