Kjo bëhet duke e obliguar nefsin t’i pasojë selefët e mirë. Këtë mund ta mësojmë duke lexuar biografitë e tyre dhe duke i studiuar raportet e tyre me asketizmin, adhurimin, si dhe duke lexuar mbi moralin dhe sjelljet e tyre dhe të përpiqemi të veprojmë siç kanë vepruar ata.
Po ashtu duhet pastruar nefsin nga karakteri i keq dhe veset e këqija të cilat janë në kundërshtim me sheriatin e All-llahut dhe sunnetin e të dërguarit të All-llahut.
All-llahu i Madhërishëm thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.”[1]
[1] Kaptina Esh-Shems, ajetet 7-10.
www.thirrjaislame.com