Vlera e diturisë

Allahu I lartëmadhëruar thotë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”(sureja Zumer ajeti 9).

Poashtu thotë: “Allahu i lartëmadhëruar lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri”.(El Muxadele ajeti 11).

Dhe gjithashtu thotë: “Thuaj: “Zoti im, më shto diturin”.(Ta-ha ajeti 114).

Transmetohet nga Muaviu (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kujt i dëshiron Allahu I lartëmadhëruar mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriato-juridike)”.

Transmetohet nga Ebu Ed-Derda (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, Allahu I lartëmadhëruar do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet.  Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë.

Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është sikur që është vlera e hënës ndaj planetave të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve; pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhem, ata vërtet kanë lënë për trashëgimi dijen.

Prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe”.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut  ka thënë: “Kur vdes njeriu, sevapet i pushojnë ti arrijnë, pëveç në tri raste: sadakasë së përhershme, shkencës prej të cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të”.

Shpjegimi:

Dituria sheriatike ka pozitë të lartë në fe.

Allahu i lartëmadhëruar na nxiti në të dhe i vlerësoi dijetarët mbi të tjerët. Dhe kërkimin e diturisë e bëri prej mënyrave më të vlefshme për t’u afruar te Allahu i lartmadhëruar dhe e bëri prej shkaqeve më të mëdha për të hy në Xhennet, duke patur parasysh se dituria dhe mësimi bëjnë të mundshme njohjen e Allahut të lartëmadhëruar sa më mirë dhe njohjen e urdhërave dhe ndalesave të Tij, poashtu ndihmon në ngritjen dhe mëkëmbjen e fesë.

Prandaj dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, për arsye se pejgamberët ua lanë si trashëgimi njerëzve diturinë sheriatike, e kush merr prej kësaj diturie, ai është trashëguesi i tyre. Dhe kujt Allahu I  lartëmadhëruar  dëshiron mirë prej robërve, ia lehtëson mësimin e çështjeve fetare.

Dobitë:

1.Vlera e diturisë dhe dijetarëve, të cilët janë trashëgimtar te Pejgamberëve.

2.Të kuptuarit e fesë është argument se Allahu I lartmadhëruar ia dëshiron robit të mirën.

3.Vërtet kërkimi i diturisë është një prej shkaqeve për fitimin e Xhennetit.

4.Vërtet njëra prej trashëgimive më të mira që njeriu e len pas vete është dituria e dobishme, sepse shpërblimi i saj vazhdon edhe pas vdekjes së njeriut.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com