HADITHI nr.382– nga Libri Rijadus Salihin

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “All-llahu i Madhëruar Ditën e Gjykimit do të thotë: “Ku janë ata që janë dashur në emër të Madhërisë Sime? Sot do t’i vendos nën hijen Time, në ditën ku nuk do të ketë hije (mbrojtje) tjetër përveç hijes Sime.” (Transmeton Muslimi)