Transmetohet, po ashtu nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame mos ta shqetësojë fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le ta nderojë mikun (musafirin) e vet dhe kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le të flasë mirë ose le të heshtë.” 104 (Muttefekun alejhi)