Transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të ujë dhe kujdesu për fqinjin.” (Transmeton Muslimi) Në një transmetim tjetër, po ashtu nga Ebu Dherri, thuhet: “Vërtet, miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur: “Kur të ziesh çorbë, shtoja pak ujin, e pastaj shiko familjet e fqinjëve dhe nda një pjesë prej saj.