HADITHI nr.275 – nga Libri Rijadus Salihin

Nga Ebu Shurejh Huvejlid ibn Amr el-Huzaij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O All-llahu im, po e legalizoj (po e bëj të ligjshme) të drejtën e dy (kategorive) të dobëtve: të bonjakut dhe të femrës.” (Hadithi hasen, e transmeton Nesaiu)