Pejgamberi alejhi selam ua mësonte shokëve të tij rregullat e fesë, e posaçërisht rregullat e namazit, në mënyrën më të mirë nëpërmjet fjalëve dhe veprave. Hadithi në vijim qartëson se Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar pejgamberin alejhi selam që ta plotëson sexhden dhe njëkohësisht ky urdhër vlen për tërë umetin.
Transmeton Abdullah ibn Abbasi r.a .se i dërguari alejhi selam ka thënë: “Jam urdhëruar te bëj sexhde me shtatë gjymtyrë ; me ballë, dhe bëri me shenjë kah hunda, me duar, me gjunjët, me gishtat e këmbëve, dhe mos ti përvjelim rrobat e as të lidhim flokët”.
Dobitë e hadithit:
1) Forma e namazit- Xhibrili alejhi selam e ka mësuar pejgamberin alejhi selam për formën e namazit një ditë pas udhëtimit të madhë në Isra dhe Miraxh ,sikur që ia mësoi edhe fillimin dhe mbarimin e kohës së namazeve , dhe ia mësoi që sexhden ta bën me shtatë pjesë të trupit e ata janë :
- a) balli: pjesa më e ndershme e njeriut, vendosja e ballit në toke nëse bëhet për madhërimin e dikujt tjetër pos Allahut te Lartësuar është mohim i Allahut.
- b) duart: e jo bërrylat sepse vendosja e bërrylave në toke gjatë sexhdes është e urryer.
- c) gjunjët :nuk mundet me u kompletu sexhdeja pa i vendos gjunjët ne tokë.
- d) majet e këmbëve : m.th. majet e gishtave. Bërja e sexhdes në ketë formë është obligim (farz) në namaz sepse urdhri ne këtë hadith është i qartë.
e) vendosja e hundës dhe ballit në tokë është obligim (vaxhib) .Ka thënë Ebu Seid el Hudriu: na e fali namazin i dërguari alejhi selam dhe i pash shenjat e baltës në ballin dhe hundën e tij …”Transmeton Buhariu.
2) Prej etikes se namazit: Ka ndaluar i dërguari alejhi selam që të përvjelën rrobat kur bën sexhde ,ka disa kryelarte që i përvjelin ngase frikohen mos ju prishet pantallonave të tyre hekurosja. I dërguari i Allahut gjithashtu ka ndaluar që të mblidhen flokët për ata që i kanë flokët e gjata. Nëse kjo bëhet me qëllim që t’u përngjasohet jobesimtarëve, atëherë kjo është mëkat, mirëpo qëllimi është për disa që i lidhin flokët në namaz ose i shtinë nën kapelë, gjë që është e ndaluar, sepse nuk i lë flokët që të bëjnë sexhde dhe në të njëjtën kohë u ngjason hindusëve dhe disa priftërinjve të krishterë.
E pa Ebu Rafiu Hasanin birin e Aliut r.a. duke u falur dhe i kishte lidhur flokët bisht mbrapa shpine ia zgjidhi bishtin dhe i tha e kam dëgjuar te dërguarin alejhi selam duke thëne:” ky është dryni i i djallit apo vendi i uljes së djallit” Transmeton Ebu Davudi.
Dijetarët janë të pajtimit për ndalesën që të falet dikush me rroba të përvjela apo këmishë të përvjelur ,apo të futen flokët nën kapele ngase kjo vepër është e urryer (mekruh tenzih) mirëpo nuk është haram, e nëse falet në këtë forme gabon, mirëpo namazi i pranohet . Nëse i mbledh flokët gjate namazit i prishet namazi sepse ai ka lëvizur shumë në veprimin e një mekruh (e urryer apo papëlqyer).
3) Nuk është e pëlqyer që të vendoset pengesë për vënien e ballit ne toke përveç në rast urgjent siç është ftohti i madh, në këtë rast nuk është patjetër të shpalosen duart apo këmbët gjate sexhdes ,duhet te mbulohen gjunjët sepse janë pjese te turpshme(auret).
4) Modestia e të dërguarit alejhi selam .
5) Rëndësia e namazit dhe obligueshmëria e mësimit të dispozitave të saj për atë qe nuk i din.
6) Ndalimi nga përngjasimi me jobesimtaret qe te dallohet personaliteti islam.
Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com