Jeni në sezon provimesh? Këto janë pijet që ju ndihmojnë do t’ju ndihmojnë të merrni nota të mira
Pijet që ushqejnë trurin dhe rrisin përqendrimin
Lëngu i memories
- 1 mollë jeshile
- pak spinaq
- 1 degë rozmarine
- 1 lugë të vogël Matcha*
- 1 kastravec
- pak lëng limoni jeshil
*Matcha është caj jeshil pluhur. Ai shquhet për vetitë e fuqishme të përforcimit të përqendrimit dhe kthjellimit ndërkohë që rrit nivelin e energjisë. Mund ta gjeni tek dyqani Alegria. Një zgjedhje më ekonomike është çaji jeshil me të cilin mund ta zëvendësoni. Kulloni 1 lugë çaj jeshil në ½ kupë ujë të nxehtë dhe e bashkoni me lëngun e mësipërm.
Rozmarina është erzë e cila përmban vajra volatil që ndikojnë në qendrën e memories. Mjafton edhe të nuhasni këtë bimë dhe mund të merrni efektet e dobishme të saj.
Lëng energjizues
- 1 panxhar
- ½ kupë luleshtrydhe
- ½ banane
- 1 grusht rukola
- 1 lugë të vogël fara kerpi*
Përgatitja
- Shtrydhni rukolën dhe panxharin në një shtrydhëse
- E kaloni lëngun në blendër dhe bluani përbërësit e tjerë bashkë me lëngun e shtrydhur dhe pak ujë.
*Fara kerpi gjeni tek dyqani Alegria. Ato janë burimi bimor më i pasur i proteinave. Mund t’i zëvendësoni edhe me fara liri.
Lëng rigjenerues
- 1/3 gotë qumësht të freskët lope
- 1 shkop kanelle
- 1 lugë sheqer kaf nga kallam sheqeri
- 1 të verdhë veze
- Pak vanilje
Përgatitja
- Zieni qumështin me kanellën dhe vaniljen. Rrihni vezën me sheqerin. Hiqni qumështin nga zjarri dhe i shtoni ngadalë ngadalë vezën duke përzier. E lini në frigorifer dhe e konsumoni të nesërmen në mëngjes.
Vezët përmbajnë acidin lyror DHA, i cili luan rol kyç në rigjenerimin e neuroneve e vecanërisht në qendrën e memories.
Këshilla të tjera te rendesishme
- Flini gjumë mjaftueshëm
- Pini ujë të paktën 2 -2,5 litra në ditë
- Mos anashkaloni mëngjesin
- Evitoni konsumin e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave
- Mos rrini më shumë se 3 orë pa ngrënë
Burimi:Gazeta Shendeti