SA I BUKUR QË ËSHTË MENDIMI I MIRË PËR ALLAHUN

– Një beduinit i thanë: Ti je i vdekur ?!

 

U përgjigj: E pastaj për ku ?!

 

Për tek Allahu – u përgjigjën.

 

Beduini tha: Nuk kemi gjetur ndonjëherë mirësi përveçse prej Allahut … vallë a t’i frikohemi takimit me Allahun !

 

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)

—————————————————————-

– U pyet njëri nga gjeneratat e para: A njeh dikë që lutjen e ka të pranuar tek Allahu?

 

Tha: Jo, mirëpo e njoh Atë që i pranon lutjet.

 

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)

—————————————————————-

– Njëri e pyeti Ibën Abasin, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i tha: Kush i llogarit njerëzit Ditën e Kiametit?

 

Allahu – u përgjigj.

 

Shpëtuam, pasha Zotin e Qabesë – tha njeriu me gjithë gëzim.

 

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)

—————————————————————-

– I erdhi momenti i vdekjes një të riut dhe nëna e tij filloi të qan, kurse djali i tha: Nëna ime, nëse llogaria ime është në duart e tua, çfarë ke për të vepruar?!

 

Do të mëshiroja – u përgjigj nëna.

 

Allahu është më i mëshirshëm me mua se sa që je ti nëna ime –  ia kthehu djali!

 

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)

—————————————————————-

– Allahu kur e përshkroi ditën e Ringjalljes tha: do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit” (TaHa: 108.), dhe nuk ka thënë “para të Gjithëfuqishmit” përskaj asaj se ajo ditë është vend ku shfaqet madhështia dhe fuqia … po tha: “para të Gjithëmëshirshmit”, pra do të vjen me mëshirë në një vend ku copëtohen zemrat nga frika e gjithë asaj që do ta shohin sytë atë ditë!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU