Ju ka thënë doktori që keni kolesterol të lartë? Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndryshoni mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Dietat e sotme përmbajnë sasi të mëdha të karbohidrateve të rafinuara dhe yndyrave të ngopura, që çojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) në gjak dhe uljen e kolesterolit të mirë (HDL). Ky mosbalancim rrit rrezikun për goditje në tru ose atak në zemër.
Prandaj është shumë e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të bëni aktivitet fizik. Nëse po kërkoni për një kurë natyrale për uljen e kolesterolit në gjak, receta e mëposhtme mund t’ju vijë në ndihmë.
Përbërësit:
- 1 banane
- 1 portokall
- ½ lugë çaji pluhur kanellë
- ½ kupë qumësht soje
Përgatitja:
- I hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse.
- I shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
- E hidhni lëngun e përftuar në një gotë dhe është gati për t’u konsumuar.
- Pini një gotë me këtë lëng të shëndetshëm çdo mëngjes, me stomakun bosh, për të ulur nivelet e kolesterolit në organizëm.
Përfitimet shëndetësore
Banania përmban antioksidues, vitamina dhe kalium që ndihmojnë në detoksifikimin e rrugëve të gjakut. Kjo ndihmon në eliminimin e pllakës bakteriale që formohen në muret e arterieve.
Portokalli përmban vitaminë C, që ndihmon në uljen e kolesterolit të lartë në gjak. Duke e kombinuar edhe me banane, bëhet edhe më efikase.
Qumështi soja është e pasur me proteina dhe ka shumë pak përmbajtje të yndyrës krahasuar me qumështin e zakonshëm, kështu ushqen trupin pa shtuar kalori ekstra. Kanella përdoret për t’i dhënë shije.
Burimi: 1MHealthTips / http://shendeti.com.al/