HADITHI nr.127 – nga Libri Rijadus Salihin

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Imani (besimi) është gjashtëdhjetë e disa a shtatëdhjetë e disa degë. Më e vlefshme është fjala: “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut), kurse më e ulëta është largimi nga rruga e asaj që i mundon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit.” (Muttefekun alejhi)