Njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D rrezikohen më shumë që të preken nga kanceri i fshikëzës, sugjeron një studim i ri. Gjatë verës kjo vitaminë mund të merret shumë lehtë nga rrezet e diellit.

Ndërsa në dimër është shumë e vështirë të merren nivelet e duhura, duke qenë se nuk ka diell dhe shumë pak ushqime e përmbajnë atë, si peshku, mishi i kuq, e verdha e vezës etj.

Thuhet se gati 1 në 5 të rritur kanë mungesë të kësaj vitamine, ndërsa 3 në 5 kanë nivele të ulëta.

Hulumtuesit shkencorë britanikë analizuan 7 studime të mëparshme, të cilat janë përqendruar tek kanceri i fshikëzës dhe vitamina D.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine ishin lidhur me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes në pesë nga këto studime.

Gjatë studimit të tyre, ata vëzhguan edhe qelizat që rrethojnë organin, të njohura si qeliza epiteli kalimtare.

Ata panë se qelizat mund të aktivizonin dhe t’i përgjigjeshin vitaminës D, e cila më pas stimulonte sistemin imunitar.

Autorja kryesore e studimit, dr. Rosemary Bland, nga Universiteti Warwick, thotë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këtë lidhje.

“Kërkimet tona sugjerojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D në gjak mund të pengojnë qelizat brenda fshikëzës t’u kundërpërgjigjen qelizave jonormale” shton ajo.

Ekspertët rekomandojnë që të merrni 10 mg vitaminë D në ditë. Nënat që ushqejnë foshnjat me gji duhet të marrin suplemente të kësaj vitamine çdo ditë, po ashtu edhe fëmijët për të rritur imunitetin.

Para një muaji, shkencëtarët zbuluan se mungesa e vitaminës D çon në depresion dhe mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të dementias në moshë më të vjetër (lexo këtu).vitamina-d

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/