HADITHI nr.91 – nga Libri Rijadus Salihin

91. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dëshiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vije shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët ka qenë e tij.”  (Muttefekun alejhi)