84. Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë – kur del prej shtëpisë – Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë përveç në All-llahun – i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.” (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë hadithi hasen. Ebu Davudi i shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?”)