HADITHI nr.83 – nga Libri Rijadus Salihin

83. Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi s.a.v.s. kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrëshqas e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të tjerët.”

(Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë hadithi hasen sahih. Ndërsa ishte në shprehje të Ebu Davudit)