Atë që e braktis namazin, Allahu e ndëshkon me pesëmbëdhjetë ndëshkime, gjashtë nga to në dynja, dhe tri në prag të vdekjes, dhe tri në varr, dhe tri pasi të del nga varri!
– Gjashtë në dynja janë:
- Allahu e largon bereqetin nga jeta e tij.
- Allahu ia largon pamjen e njerëzve të mirë nga fytyra e tij.
- Veprat e tij nuk shpërblehen nga ana e Allahut.
- Nuk ia ngrit lutjen atij në qiell.
- E urrejnë krijesat në dynja.
- Nuk bën pjesë në lutjet e njerëzve të mirë.
– Tri në prag në vdekjes janë:
- Ai vdes i nënçmuar
- Vdes i uritur
3.Vdes i etur dhe edhe nëse të gjitha ujërat e deteve i pi nuk ia largojnë etjen atij.
– Tri që e godasin në varr:
- I ngushtohet varri.
- Allahu i ndez zjarr në varr.
- Allahu e ndëshkon në varr me forma të ndryshme.
– Tri në Ditën e Kiametit janë:
- Allahu e shikon me syrin e zemërimit.
- Allahu e llogarit ashpër.
- Allahu jep urdhër që ta dërgojnë në Xhehenem.
Për këtë arsye falu para se të vjen exheli dhe falu para se ta falin namazin ty!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU