67. Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t’ia falë.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)