- Disa njerëz i duam, mirëpo nuk ju afrohemi; ata në largësi janë më të dashur, ata në largësi janë më të mrekullueshëm dhe ata në largësi janë më të shtrenjtë!
- Jeta e disa njerëzve e tëra është udhëtim ndriçimi. I ndriçojnë ata që i kanë përreth, nganjëherë me ide, e nganjëherë me shprehje të bukur, e nganjëherë me libër, e nganjëherë me buzëqeshje!
3 Nuk krahasohet dashuria e njerëzve me takimet e tyre të shpeshta, ka njerëz që banojnë nëpër zemra edhe pse takimet me ta janë të rralla!
- Lumturinë që e fut në xhepat e të tjerëve, një ditë nga ditët, atëherë kur je i pikëlluar, do të kthehet që të fshehët në xhepat e tua!!
5 Miqësia nuk është ajo që miku yt të shoqëron për çdo ditë, po ai të jetë afër teje, atëherë kur nga ty largohen të gjithë!!
6 Të kërkuarit falje është parfum i bukur, i cili i shndërron shumicën e momenteve budallallëku, në dhuratë të bukur!
- Njeriu më i ëmbël është ai që kalon nëpër jetën tonë dhe pas tij len kujtime të bukura!!
- Nuk ka më mirë se të gjesh një zemër e cila të donë, pa mos kërkuar nga ti asgjë tjetër, përveçse të jesh mirë!!
- Lotët janë më të shtrenjta se sa buzëqeshja, ngase buzëqeshjen ke mundësi t’ia dhurosh kujt donë, kurse lotët, ato nuk rrjedhin vetëm se për njeriun më të shtrenjtë!!
- Shokët e vërtetë dallohen me tri cilësi: është rëndë t’i gjesh, dhe rëndë t’i lësh, dhe rëndë t’i harrosh!!
- Përkujdesja; nga dhuratat më të thjeshta dhe më të bukura!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU