O i brengosur!

O i brengosur!

13510690_629907593834963_832361940_n

Dije se nuk je i vetëm në këtë sprovë, dhe se nuk ka shpëtuar nga brenga dhe mërzia askush, dhe nuk ka shpëtuar nga vështirësitë asnjë njeri.

Ji i bindur se dynjaja është vend i sprovave dhe vështirësive!

Kujtoi ata që kanë kaluar para teje në rrugëtimin e kësaj jete, dhe janë sprovuar me sprova edhe më të rënda se sprova jote. Atëherë do të qetësohesh nga sprova me të cilën je goditur dhe do të vazhdosh ta shijosh jetën sikur të tjerët!

O ti i pikëlluar!

Çfarëdo që të ka goditur, brengë, mërzi, vuajtje, sëmundje apo çfarëdo fatkeqësie që është, dije se  shpërblimin e ke te Allahu.

Dije se sprovat janë ata që hapin sytë dhe veshët, janë që ringjallin zemrat, frikësojnë shpirtin dhe shtojnë sevapet.

Lëri brengat me një anë, dhe dije se jeta është e shkurtër, për atë mos e shkurto atë edhe më tepër me të këqija!

Bëje brengën tënde një brengë të vetme, ashtu siç të ka udhëzuar dhe mësuar shëmbëlltyra jote Muhamedi, salallahu alejhi ue selem: “Kush brengën e tij e bënë një brengë, Allahu,subhanehu ue teala, do ta shpëtojë nga brenga e ahiretit, ndërsa kush brengën e tij e degëzon në drejtimin e dynjasë, Allahu, subhanehu ue teala, nuk brengoset në cilën anë të dynjasë ai vdes.”

Si pasojë e rezultatit të njësimit të brengës, të qetëson Allahu, dhe të bënë që të arrish lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Ashtu siç përshkruhet në hadithin të cilin e transmeton Enesi,Allahu qoftë i kënaqur,-me të ku thotë: Ka thënë i Dërguari,salallahu alejhi ue selem: ”Kush ka për brengë të tij ahiretin, Allahu ia bënë të pasur zemrën e tij, ia tubon degëzimet e tij, dhe ia nënshtron dynjanë. Ndërsa kush ka për brengë të tijdynjanë, Allahu ia futë varfërinë në zemrën e tij, dhe ia shpërndan brengat e tij, dhe nuk i vjen dynjaja pos aq sa punoi është caktuar atij!

 

O ti musliman:

Ti je ai i cili ngjyrosë jetën tënde me shikimin ndaj saj, jeta jote ndërtohet nga mendimet e tua, prandaj mos mbaj syza të zeza në sytë e tu, dhe vepro me porosinë e të dashurit tënd, salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: ”Shikoni ata që janë nën ju, dhe mos i shikoni ata që janë mbi ju (në çështjet e dynjasë), ngase kjo është më e mirë për mos t’i nënçmuar dhuntitë e Allahut ndaj jush.”

Le të jetë besimi yt në caktimet e Allahut për ty, i fuqishëm, ngase Ai, subhanehu ue teala, thotë: ”57:22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër – Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është lehtë.57:23.   Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse Allahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.”

Ndërsa Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem, thotë: ”Për t’u çuditur është çështja e besimtarit, e gjithë çështja e tij është e dobishme, dhe kjo nuk i takon askujt pos besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, falënderon Allahun, dhe kjo është e dobishme për të. Nëse e godet ndonjë e keqe, bën durim dhe kjo është e dobishme për të”

Shurejhi,Allahu e mëshiroftë,thotë: ”Me të vërtet,unë kur sprovohem me ndonjë sprovë e falënderoj Allahun për të katër herë!

E falënderoj se nuk ishte më e madhe se kjo.

E falënderoj se më ka furnizuar me durim ndaj saj.

E falënderoj që më ka bërë të themë ”Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun (Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi’)’ dhe të shpresojë shpërblimin prej Tij.

E falënderoj gjithashtu se nuk e ka bërë këtë sprovë në dinin tim.

 

Erdhi një njeri te Junus ibën Ubejdi,Allahu e mëshiroftë, dhe iu ankua për vështirësitë e gjendjes së tij, për varfërinë e jetës së tij dhe brengat e tij.

Atëherë ai i tha: A kishe për të pranuar të ndërrosh syrin tënd me 100 mijë?!

Ia ktheu: Jo!

I tha: Po veshët?!

Ia ktheu: Jo!

I tha: Po gjuhën tënde?!

Ia ktheu: Jo!

I tha: Po mendjen tënde?!

Ia ktheu: Jo!

Dhe vazhdoi t’ia përmend dhuntitë e Allahut që ia ka dhënë, dhe pastaj i tha Junusi: Po shoh tek ti qindra mijëra, ndërsa ti ankohesh për varfëri!

 

Njëri prej selefëve i tha Harun Rashidit: Sikur të kishte kapur një etje e madhe, dhe nuk të jepej uji pos me gjysmën e pasurisë që posedon në pronën tënde, a do ta kishe dhënë?!

Tha: Po!

Më pastaj e pyeti: Po sikur të ishte ndalur më pas ky ujë në barkun tënd dhe nuk do të kishe mundësi për ta nxjerr nga barku, pos me gjysmën e pasurisë tënde, a do ta kishe dhënë?!

Tha: Po!

I tha: Pra një pasuri e cila nuk vlen pos sa një gotë ujë, dhe një urinim, me të vërtet se nuk meriton që të mëkatohet Allahut për shkak të saj!

 

O ti musliman!

Vallë njeh dikë të cilit i është dhënë dynjaja dhe e ka poseduar atë? Me të vërtet se janë të shumtë, mirëpo janë paktë ata që janë falënderues!

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kush gdhihet prej jush i siguruar në shtëpinë e tij, i shëndosh në trupin e tij, dhe posedon kafshatën e ditës së tij, është sikur t’i jepej dynjaja me çfarë posedon në të.”

Një njeri i thotë Abdullah ibën Amrit,Allahu qoftë i kënaqur me të : A nuk jemi prej muhaxhirëve të varfër?

I tha: A ke grua tek e cila shkon?

Tha: Po.

I tha: Ke vendbanim në të cilin banon?!

Tha: Po!

I tha: Po ti qenke prej të pasurve!

Tha: Kam edhe shërbëtor!

I tha: Pra, qenke prej mbretërve!

 

Ti je në dhunti, prandaj dija vlerën asaj!

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Dy dhunti janë të cilat njerëzit nuk ua dinë vlerën atyre: Shëndeti dhe koha e lirë”.

Pajtohu me Allahun, do të bëjë Allahu të pajtuar edhe ty!

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë: ”Kush pajtohet me Allahun si Zot të tij, me Islamin si fe, dhe me Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, si të Dërguar, është obligim për Allahun që ta bëjë të kënaqur me caktimin e Tij.”

 

 

O ti musliman!

Me të vërtet dynjaja është një xhenet në të cilin kush nuk hynë derisa është prezent, nuk do të hyjëas në xhenetin e Ahiretit, e ajo është: Përmendja e Allahut, respektimi i Tij, dashuria e Tij, dhe përmallimi për Të.

E ajo që më shtoi nderin dhe përmallimin

Derisa me fundin e këmbëve mendoja se po prek yjet

Përfshirja ime nën fjalën tënde: O robërit e mi..

Dhe që më dërgove Muhamedin si pejgamber timin

 

O ti i brengosur!

Vallë akomavazhdon të mos i buzëqeshësh dynjasë?

Medito fjalën e Allahut të Madhëruar: ”94:1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?”

Ia hapëm me besim, dhe e bëmë të lumtur me udhëzim ashtu siç tha Allahu i Lartësuar: ”6:125. Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell.”

Si ka mundësi të brengosesh kur Allahu të ka udhëzuar në Islam, pasi që kanë devijuar shumë prej njerëzve?!

E Ty,Zoti im, të takon lëvdata

Për Islamin dhe sunetin

Këta dy Pasha Allahun janë argumentet

Për të hyrë në xhennete

Si ka mundësi të brengosetai të cilit Allahu është i mjaftueshëm për të.

”8:64. O ti i Dërguar! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.

Si ka mundësi të frikësohet ai që Allahu është me të?  ”16:128. S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.”

 

O ti i varfër e i brengosur!

Bën durim të mirë, ngase ke shpëtuar nga pasojat e pasurisë,shërbimi i pronës e lodhjes së tubimit të saj, dhe vështirësisë së mbrojtjes së pasurisë, nga gjatësia e llogaritjes tek Allahu.

 

O ti i sëmurë e i brengosur!

Pastrim inshallah (nga mëkatet), me të vërtet je lehtësuar prej gabimeve dhe je pastruar nga mëkatet, ke zbardhur dhe ndriçuar zemrën tënde, dhe ka ikur vetëpëlqimi dhe mendjemadhësia jote!

 

O ti që të ka humbur shikimi dhe je brengosur!

Përgëzohu me xhennet si kompenzim i shikimit tënd, dhe dije se je zëvendësuar me dritë në zemrën tënde dhe ke shpëtuar nga shikimi i të këqijave dhe gjërave të kota.

O ti mëkatues i brengosur!

Medito në mëshirën e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit i cili ia fali gruas imoralevetëm pse ndihmoinjë qen dhe i dha ujë qenit.

Ia fali vrasësit të 100 njerëzve, dhe shtriu dorën për penduesit..

Babai ynë, Ademi, hëngri nga pema, dhe theu urdhërin e Zotit të Tij, dhe si pasojë e saj, Zoti e zbriti në tokë, mirëpo kur pranoi gabimin dhe deklaroi atë dhe kërkoi falje, ia fali Allahu atij,e udhëzoi dhe e bëri Pejgamber, dhe nga shpina e tij nxorri pejgamberë, evlija dhe u bë gjendja e tij e dytë (pas daljes nga xhnneti) edhe më e mirë dhe më e përsosur nga gjendja e tij e parë (kur ishte në xhennet).

Ja edhe Davudi, alejhi selam, kur bëri gabimin dhe u pendua, qau dhe ishte për të një dhunti prej dhuntive më të mira, ngase ai njohu Zotin e tij ashtu siç njeh një i nënshtruar i dëgjueshëm i thyer dhe i devotshëm, dhe kjo është shtylla e robërisë, ashtu siç e ka cekur Ibën Kajimi në Nunijen e tij.

E kur është pyetur Shejhul Islami Ibën Tejmija.Allahu e mëshiroftë,për fjalën e Pejgamberit, salallahu alejhu ue selem: ”Për t’u çuditur është çështja e besimtarit,nuk i cakton Allahu atij diçka, pos që të jetë e dobishme për të..” A e përfshin këtu edhe caktimin e mëkatit? Tha: Po. Me kusht që të pendohet, dhe të jetë i thyer pranë Allahut të Lartëmadhëruar.

 

Përktheu: Suat Fetahi